VOSKOPOJA
Pikë turistike e rëndësishme dhe perlë e peisazhit shqiptar. Fshati i Voskopojes ndodhet 20 km larg Korçës, në lartësinë 1150m. mbi nivelin e detit. Ky fshat ka ekzistuar si qytet me vehte dhe është krijuar rreth viteve 1338. Kulmin e zhvillimit e arriti rreth vitit 1750 me një popullsi prej gati 20 mijë banorësh. Voskopoja kishte 24 kisha me afreske nga më të bukurat, nga të cilat sot kanë mbijetuar vetem 7 prej tyre. Voskopoja dikur kishte shkollë të mesme, akademi, bibliotekë, artizanat e tekstil, mjeshtra kovaçë, kallanjxhinj, gurëskalitës, punime guri dhe druri, qilima etj.
shqiperia-lindore_voskopoja

Përbën një qendër të rëndësishme përsa i takon qyteterimit dhe kulturës së tij. Për herë të parë ai përmendet në kronikat mesjetare të shek. XIV. Në atë kohë njihej me emrin Moschopolis. Pushtuesit osmane e shtinë në dorë në shek. XV dhe e zgjeruan si qendër tregtare. U arrit shpejt një lulëzim i jashtëzakonshëm pas zgjerimit të Venedikut në Ballkan, duke sherbyer si vend magazinash të ndërmjetme nga Venediku ne Stamboll.
Nga mesi i shekullit te XVIII mendohet të ketë patur afërsisht 50.000 banorë rreth e rrotull dhe 30.000 banorë vetëm qyteti. Në këtë periudhë ai ishte qyteti i dytë më i madh për nga rëndësia pas “Stambollit” në “Turqinë Europiane”. Kishat e para këtu u ndërtuan në shek. XVII. Njihet dhe përmendet sepse ne Voskopojë më 1720 u ngrit e para shtypshkronjë që ishte njëkohësisht edhe e para në Ballkan, ndërsa në vitin 1760 aty shtypeshin libra greqisht. Voskpoja është vendi ku kanë jetuar autorët Teodor KAVALIOTI dhe Teodor HAXHIFILIPI. Ne ate periudhe vetem qyteti i Voskpojes kishte rreth 22 kisha.
Sot nder me te ruajturat numerohen te jene 7 objekte fetare te tilla si: Manastiri i Shën Prodhonit disi i dëmtuar. Ne datën 24 Qershor, vizitore të shumtë nga Korça dhe qytete të tjera ndjekin shërbesën fetare në ditën e bekuar të festës të Shën Prodhonit. Përballë këtij manastiri duket pamja mahnitëse e majës së Lënies dhe Ostrovicës me një lartësi prej 2246 m.
Kisha e Shën Kollit, e ndërtuar në vitin 1721 mban afreske e piktura me vlerë ikonografike të Davit Selenicës, Kostandin Jeromonakut dhe Anastasit. Kjo kishë ruhet në gjëndje të mirë dhe vizitohet nga nje numer i madh turistësh. Kisha e Shën Mëhillit dhe Shën Thanasit ruajnë vlera të rëndësishme ikonografike të të njëjtëve autorë. Kisha e Shen Ilias gjithashtu te ofron nje pamje te mrekullueshme dhe perben nje objekt me vlera te jashtezakonshme.
Zhvillimi i Voskopojes se asaj kohe ngjalli lakminë dhe xhelozinë e bejlerëve turq dhe grekëve të cilët ndërmjet viteve 1769 dhe 1789 kryen sulme të ndryshme ushtarake kundër qytetit dhe shume banorë të krishterë u vranë ose u dëbuan nga qyteti, ndersa shtepitë u dogjën. Ende sot Voskopoja përben një nga deshmitë me të gjalla të qytetërimit te hershëm që kjo trevë ka patur. Kjo e konkretizuar në shumë objekte kulti, traditën e ndërtimit, rrugët me kalldrëme të cilat egzistojnë edhe sot dhe kanë një moshë mbi 400 vjeçare. Ne Voskpojë ka struktura akomoduese ku mund të pushohet duke kaluar këndshëm disa ditë çlodhëse.
DARDHA
Eshtë një pikë turistike e cila ofron vende të bukura të natyrës, hotele, restorante dhe gatime tradicionale. Ky fshat gjendet në një lartësi prej 1344 m mbi nivelin e detit dhe rreth 20 km larg qytetit të Korçës në pjesën juglindore të tij. Eshtë i vendosur në një gropë ndërmjet kodrave të Shën Pjetrit dhe Shkëmbit të Vjeshtës. Ky fshat është krijuar rreth viteve 1600 dhe e gjejmë të kompaktësuar në vitin 1768 kur u çel edhe shkolla e parë shqipe. Në dhjetevjeçarin e fundit të shekullit XIX filloi të funksiononte dhe shkolla e vajzave.
Kulmin e zhvillimit Dardha e mori në vitin 1913 ku në këtë fshat numëroheshin rreth 500 shtëpi. Në këtë fshat gjenden shkolla dhe kisha e Shën Gjergjit me ikonat e saj të famshme. Në këtë fshat ka dhe dy kisha si ajo e Shën Pjetrit dhe e Shën Thanasit, të cilat janë të vendosura në dy pika dominuese të Dardhës.
Ky fshat ka shumë burime, por ndërmjet tyre gjendet dhe një i quqjtur “Uji i Qelbur” që shërben si ujë kurativ për stomak dhe veshka.
Rreshjet e shumta të dëbores dhe pistat natyrore të skive, bejnë që vizitorë te shumte të ushtrojne sporte dimërore. Ky fshat ka qene destinacion turistik prej kohësh. Bukuria e ngjyrave te natyrës dhe shtëpitë karakteristike ndërtuar me gur, folklori, gatimet tradicionale, kostumet popullore tërheqin vizitore vendas dhe të huaj. Nuk mund të largohesh nga Dardha pa shijuar lakrorin e famshëm me dy petë të pjekur ne saç si dhe gatimet me kërminj (ligavec) dhe kërpudha.
VITHKUQI
Ky fshat ndodhet 25 km larg qytetit të Korçës. Pika me e lartë këtu është Rrungaja me lartësi 1750 m. Atraksioni natyror i këtij rajoni është uji i ftohtë i Bellovodës i pajisur me minerale që ndryshe quhet Uji i Bardhë.
Eshte një fshat malor po aq i vjetër sa dhe Voskopoja. Shquhet për vjetërsinë e kishave dhe manastireve. Përmendet manastiri i Shën Pjetrit me vlerë ikonografike ku bien në sy afresket e Zografit dhe Shpatarakut.
PARKU KOMBETAR “BREDHI I DRENOVES”Ndodhet 10 km larg qytetit te Korçës dhe shtrihet ne kurrizin e malit të Moravës. Parku ka nje sip prej 1380 ha, nga e cila 750 ha pyje, 240 ha kullota. Eshte mjaft i frekuentuar nga banoret e qytetit te Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve të cilat kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës. Parku Kombëtar i Drenovës është i njohur si Bredhi i Drenovës, pasi në të ndodhen me shumicë drurët e këtij lloji si dhe dhe drurët e ahut dhe pisha e zezë. Pjesa e poshtme e parkut është e mbuluar me dru lajthie. Fauna eshte shumë e pasur dhe përfshin të famshmin Ariun e Bozdovecit.
LIQENI I OHRIT
Eshtë një prej objekteve natyrore më të rëndësishme turistike. Ai gjendet në pjesën jug –lindore të Shqipërise në lartesinë 695 m. mbi nivelin e detit dhe me një sipërfaqe prej 358 km². 1/3 e siperfaqes së tij i përket Shqipërisë. E veçanta e tij është treguesi i thellësisë prej 289 metrash. Me këtë tregues ai përbën liqenin më të thellë të krejt gadishullit Ballkanik. Liqeni i Ohrit ka një moshe prej 4 milione vjetësh. Ujrat e liqenit shquhen për nje kaltersi te larte deri ne 22 m. thellesi. Ai ruan në ujrat e tij një faunë mjaft të vjetër dhe në këtë pikpamje përbën një liqen relikt. Ketu gjallon peshku Koran, një lloj trofte e cila gjendet vetem në këtë liqen në gjithë boten. Gatimi i tij e dallon këtë zonë.
Ne liqenin e Ohrit gjenden 17 lloje peshqish, rreth 30 lloje molusqesh si dhe sfungjeri i Ohrit , i cili gjendet vetëm këtu dhe në liqenin Bajkal. Shqipëria zotëron një vijë liqenore prej 30 km e cila ka disa zona të pershtatshme për turizmin si Lini, Pojska, Pogradeci, Tushemishti. Liqeni i Ohrit është i njohur si vend pushimesh që në lashtësi, e konkretisht prindërit e perandorit Justinian pushonin në gadishullin e Linit .
Aktivitetet që mund të zhvillohen në këtë liqen përfshijnë notin, varkat me motorra, zhytjet, skitë mbi ujë, si dhe peshkimin sportiv. Krahas hoteleve që popullojne vijën e liqenit dhe ku turistët, e vizitorët mund të akomodohen, këtu është i njohur tradicionalisht edhe turizmi familjar, sidomos në zonën e Tushemishtit.
PARKU KOMBETAR PRESPES
Parku Kombëtar ‘Prespa” ka një sipërfaqe prej 27.750 ha dhe ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë në pjesën lindore të vendit. Përbehet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe liqeni i Prespës së Vogël, si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë eshte mjaft e pasur me vlera kulturore dhe natyrore. Përmendim kishat eremite të Bizantit, Shpellën e Trenit, liqenin e Prespës se Vogël, kalanë e Trajanit, Kishën e Shën Mërise ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek XIV etj.
Liqeni i Prespës së Madhe dhe ai Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të vendeve kufitare.
LIQENET E PRESPES
Ndodhen në pjesën jug – lindore të Shqipërisë në një lartësi 850 m. mbi nivelin e detit. Ata janë liqenet më të lartë tektonik të gadishullit të Ballkanit. Prespa e Madhe ka një sipërfaqe prej 285 km² dhe përbën një pikë kontakti midis Shqipërise, Maqedonisë dhe Greqisë dhe Prespa e Vogël, që ndodhet midis Shqipersie dhe Greqisë ka një sipërfaqe prej 44 km². Shqipëria zoteron në total një siperfaqe prej 38,8 km² të këtyre liqeneve .
Ujrat e liqeneve shquhen për kaltërsi të lartë, deri në 20 metra thellësi . Karakteri i thyer i vijës liqenore iu jep atyre një pamje tërheqëse dhe rekreative. Gjatë stinës se verës si rezultat i temperaturave të moderuara është i mundshëm shfrytezimi i brigjeve për banja dielli dhe uji. Një tjeter potencial i rëndësishem turistik është edhe eko–turizmi. Në liqenet e Prespës gjenden 11 lloje peshqish.
Më të rëndësishmit janë krapi, ngjala, cironka. Fauna përfaqësohet nga pelikani rozë, shkaba, pelikani kaçurrel, lutra, ariu i murrmë etj. Në ketë zonë gjenden 12 lloje reptilësh dhe 56 lloje bimësh. Si rezultat i folezimit të shpendëve ekzistojne mundësite për observimin e shpendëve ujorë. Zona më e përshtatshme për këtë aktivitet është vendi i quajtur “Kodra e Belit”. Prespa përben Parkun Kombëtar më të madh të vendit. Këtu është i zhvilluar turizmi rural, ku turistët dhe vizitorët mund të akomodohen në shtëpite e fshatrave të zonës ( Gorice e Vogël, Gollomboc ) të cilat lëshohen me qera.
UJRAT TERMALE TE ELBASANIT
Këto ujra kanë temperatura mjaft të larta nga 52 – 58ºC. Ato përmbajnë 600-700 mg. lëndë minerale si dhe 400 mg gaz sulfuror me radioaktivitet të ngritur. Llixhat janë rreth 12 km larg qytetit të Elbasanit në komunën e Treganit. Pushtuesit italiane i zhvilluan këto llixha gjatë viteve 1930, për trajtimin e reumatizmës dhe sëmundjeve të lëkurës. Në këtë zonë janë edhe dy hotele që ofrojnë rreth 280 shtretër të cilët plotësojnë kushtet për akomodimin e klientëve qe vijnë në këto banja termale për kurim. Janë një vend ideal për turizëm kurativ.
SHPELLA E TRENIT
Në liqenin e Prespës së Vogël, në krahun perëndimor të saj afër fshatit me të njëjtin emër ndodhet një shpellë e madhe në shkëmb. Nga zbulimet arkeologjike në këtë shpellë janë zbuluar banime parahistorike të periudhës së Bronxhit të hershëm. Në majë të kësaj shpelle ndodhet një fortifikim me një lartësi prej 0,9 m dhe gjatësi 3.5 m, që ka qenë ndërtuar për të mbrojtur pjesën më të dobët të shpelles. Ndërtimi i këtij muri është bërë me gurë te ashpër, që datojnë me fillimin e epokës së hekurit.
GURI I CAPIT
Përbën një monument të rrallë të natyrës. Eshtë i vendosur në lartesinë 1573m në një shkëmb konglomerat, 30 – 50 m i lartë, në njeren anë thikë dhe i pjerrët. Ka një formë mjaft intersante dhe dëshmi e qartë e ndikimit të faktorëve natyrorë në formën aktuale interesante të tij.
GJINARI
Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash.
Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit të skive, eksursioneve etj.