Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Trashegimia Natyrore

| Bregdeti Jon, Shqipëri, Turizëm | 12 qershor 2011

PARKU KOMBETAR I LLOGARASE
Ndodhet 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës në kufirin midis Adriatikut dhe Jonit. Teksa ngjitesh lartësia rritet nga 470 metra në 2018 metra. Në afërsi të pikës së Qafë Llogarasë hasen drurë me forma kurorash mjaft interesantee të veçanta, ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim “Pishën Flamur” që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore.

Teksa qëndron në qafën e Llogarasë përpara syve të hapet nje pamje madhështore e bregut duke të lënë ndjesinë sikur e sodit nga avioni. Bukuritë e tokës dhe detit shpalosen mahnitëse sidomos në kohën e perëndimit të diellit, që duket sikur i përkëdhel me ngjyrën e purpurtë teksa largohet për ti lënë vëndin natës.

Nga Qafa e Llogarasë rreth 3 km vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të Maleve të Vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës Shqiptare. Parku përshkohet nga Rruga Nacionale Vlorë – Himarë – Sarandë. Në brendësi të këtij parku ka shumë shtigje për të apasionuarit pas eko – turizmit, të cilat bëjnë të mundur të vështrosh nga afër florën dhe faunën. Flora dhe fauna e Llogarasë është mjaft e pasur dhe përbëhet nga 105 lloje zogjsh dhe kafshë të tjera si: dhelpra, macja e egër, dreri etj. Ky Park ka vlera klimaterike dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar. Ai konsiderohet si një prej destinacioneve turistike më të rëndësishëm dhe ofron mundësi për ekoturizëm, sportet e ajrit, ekskursione, treking etj.

PLAZHI PALASES
Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të Çikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qëndër të tij gjendet një rrap shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjergulla e vazo me karafila. Pjesë e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vënd pritjeje për të apasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen nga Qafa e Llogarasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës. Ky plazh është një ndër më egzotikët e tërë Rivierës shqiptare dhe shquhet per qetesinë, ujrat shumë të thella, e të theksuar në ngjyrë blu. Bregu zallor ndriçon verbues në kontrast me blunë e thellë të detit Jon.

DHERMIU
Emri Dhërmi, e ka prejardhjen nga emërtimi i vjetër Drymades. Ky fshat është ndërtuar në shek XII-XIV mbi një sërë kodrash. Eshtë një fshat i madh dhe i bukur, me rreth 31 kisha të vjetra, i vendosur në shpat të malit në një terren të thyer. Ai përfaqëson një nga fshatrat më të vjetër dhe karakteristikë të Bregdetit Jonian.Dallohet për shtëpitë e vjetra me arkitekturë karakteristike.
Dhërmiu njihet për plazhet e tij të mrekullueshme.

Ujrat shumë të pastërta të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nënujore e bëjnë veçanërisht shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet e bregdetit të Dhërmiut janë, Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Plazhi i Gjipese ka nje formë mjaft të rrallë dhe të veçantë. Bregu i tij është i formuar nga një përrua dhe në të dy krahët e tij ngrihet nje kanion me mure shkëmbore deri ne 70 metra të larta. Në plazhin e Dhermiut ndodhet edhe shpella detare e Pirateve. Barkat ofrojnë dergimin e turistëve në shpellë.

Gjithashtu në këtë plazh ndodhen disa hotele, restorante dhe disko verore. Në gjithë këtë zonë duke përfshirë edhe fshatrat e tjera është i zhvilluar edhe “turizmi familjar” ku turistët mund të akomodohen në shtëpi me qera.

SHPELLA E PIRATEVE
Gjëndet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todhrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Kohë më parë pranë kësaj shpelle strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre dhe prej këtej ka marë emrin “Shpella e Piratëve”. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin.

PLAZHET NE QEPARO, BORSH, LUKOVE, KAKOME

Qeparo
Menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjeter e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë.Më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Me interes të vecantë paraqitet Qeparoi i vjeter i ndërtuar në kodër, i cili ofron gjithashtu akomodim në shtëpitë e banorëve, kryesisht për turizmin familjar. Në plazhin e Qeparoit së fundmi janë ngritur disa ndërtime të reja që ofrojnë dhoma komode për turistët, si edhe disa lokale të këndshme me gatime të ndryshme.
Plazhi i Skalomes, i veçante për rërën e holle dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Në gjirin e vogël gjëndet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qëndër të fshatit përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.

Borshi
Rreth 2 km lag fshatit Qeparo takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky përrua shpërthen nga shkëmbi në mes të fshatit. Mbi këtë fshat në majë të shkëmbit ngrihet Kalaja e Borshit, që i përket shekullit të IV të e.s. Duke udhëtuar midis gjelbërimit mbërrijmë në shkallën e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtëpi të shpërndara midis gjelbërimit dhe ujrave të bollshme. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit, i cili shquhet si më i gjati në tërë rivierën shqiptare, me rreth 6 km gjatësi. Bardhësia me zallishte e tërë kësaj gjatësie kontraston mrekullisht me blunë e thellë të detit. Në tërë gjatësinë e plazhit janë ndërtuar hotele që ofrojnë turizmin familjar dhe lokale, bare, disco, restorante të shumëllojshme. Plazhi i Borshit ka përqëndrimin më të madh të larmisë së shërbimeve dhe kryesisht restorantet e tij, të cilat afrojnë një shumëllojshmëri gatimesh që ndërthurin kuzhinën tradicionale me atë italiane. Në gatimin tradicional Borshi shquhet për pjekjen e mishit të qingjit dhe kecit në hell. Kjo për arsyen e thjeshtë se që nga thellësia e kohërave, përveçse një fshat bregdetar, është shquar edhe për blegtorinë.

Lukova
Nga Buneci përmes parajsës së taracave mbërrijmë në komunën e Lukovës. Banesat e kësaj komune lidhen me rrugë me plazhet e bukura dhe intime, si dhe shpellat. Rrugët karakteristike të çojnë në oborret plot pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qëndër të këtij fshati mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit. Emri Lukovë e ka prejardhjen nga fjala shqip luk.
Në drejtimin jugor të plazheve të Lukovës, drejt gjirit të Kakomesë shtrihen për kilometra të tëra pllakat karakteristike prej stralli të bardhë verbues. Në tërë gajtësinë e këtyre pllakave ndodhen disa shpella të vogla nënujore me një bukuri të rrallë. Deri në qytetin e Sarandës janë për tu përmendur edhe plazhet e Kakomesë dhe Krorëzit, që shpalosin një bukuri të rrallë dhe shquhen për ujrat mjaft të kthjellëta të detit. Plazhet e Lukovës dhe sidomos pjesa nga Buneci deri në Kakome është një mrekulli e pazbuluar e bregdetit shqiptar. Dora e njeriut akoma nuk ndjehet në këto plazhe, të cilat mund të cilësohen në kuptimin e plotë të virgjëra.

Kakome
Pranë rrugës kryesore në luginën e Krekëzës degëzohet rruga drejt Kakomesë, një gji mjaft piktoresk. Në të gjendet manastiri i përmendur i rrethuar me mure të lartë. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shënmërisë e ndërtuar mbi themelet e vjetra bizantine që ka formën e një kryqi.
Plazhi i Kakomesë me rërë e zhavor të hollë midis variacioneve të kaltërsisë dhe gjelbërimit është një parajsë e vërtetë. Nga Kakomeja nëpërmjet detit mbërin në 2 plazhet e Krorëzit, ku pamja arin bukurinë e ëndrrave. Rëra e pastër, brigjet shkëmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistët e ndryshëm.

Ksamili
Këta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri në 15 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek ky monument natyror meret rruga automobilistike Sarandë – Ksamil. Në këto ishuj shkohet me lundrim. Këta janë ishuj të vegjël shkëmbor të vendosur pranë njeri – tjetrit, e të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Fshati i Ksamilit përfaqëson një pikë të rëndësishme për turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbështetet pikerisht tek turizmi veror, kur gjatë stinës së verës me qindra familjarë marrin me qera apartamente për periudha një ose dy javore për të kaluar pushimet.

Burimi i Syrit të Kaltër
Në Burimin e Syrit të Kaltër shkohet pas një devijimi nga rruga nacionale Sarandë – Gjirokastër. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I , merret rruga majtas dhe pas rreth 2km shfaqet gjelbërimi në mes të së cilit ndodhet ky burim i mrekullueshëm. Ai është një burim karstik, rreth 18 km nga Saranda dhe përbën një nga bukuritë natyrore më tërheqëse të zonës për ujin e kristaltë, ngjyrën e veçantë që ia japin gurët nga thellësia e tij dhe freskinë e pyllit të lartë që e rrethon. Ai ka një prurje mesatare 6 m3 në sekondë. Burimi del në rrëzë të kodrave që të ngjisin në Qafë Muzinë.

341 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Himara

| Bregdeti Jon, Shqipëri, Turizëm | 12 qershor 2011

Krahina e Himarës me qendër qytetin e Himarës, fillon nga fshati Nivicë në jug dhe mbaron në qafën e Llogorasë në veri. Nga njera anë kaltërsia e detit me gjire dhe kepe të rrallë përnga bukuria dhe nga ana tjetër masivi malor me maja të larta, si ajo e Çikës, Vezes, Mesimerit, e bëjnë pamjen mjaft tërheqëse. Këtu shtrihet Himara e bukur dhe historike. Në lashtësi Himara ishte vendi i Kaoneve, fis i rëndësishëm i Epirit.

Qyteti i Himarës ndodhet në qendër të krahinës dhe përfshin Spillenë dhe lagjen Kala (Himara fshat).

Spilleja, qendra e qytetit të sotëm është ndërtuar mbi rrënojat e vjetra. Vendbanimi më i lashtë është shpella e Spilles, shekulli i IV e.s, dhe ndodhet buzë detit në skajin lindor të shëtitores së qytetit. Krahas kësaj shpelle u banua dhe fusha e Spillesë, dëshmi e të cilës janë disa kolona guri, një tempull antik, gure vari, si dhe fragmente enësh të përdorimit të përditshëm. Në perëndim te Spillesë ndodhen rrënojat e një banje romake, si dhe varre të periudhës romake. Përmbi shpellën e Spillesë në kodrën e Stefanelit ndodhen rrënojat e një vendbanimi të vitit 1431 me emrin Stefanetler, si fshat i Himarës.

Plazhi i Potamit ndodhet në një pozicion te mrekullushëm natyror, mes shkembinjve që zbresin pjerrtas mbi det , duke bërë kontrast me ujin e kthjellët të detit .

Lagjia Kala (fshati i Himarës ), është ndërtuar mbi kreshtën shkëmbore të Barbakasë dhe përbën vendbanimin më të lashtë me vazhdimësi 4000 vjeçare. Aktiviteti njerëzor në këtë kreshtë fillon që në periudhën prehistorike. Në qender të lagjes ndodhet kisha e vogël e Petro Kozmait, e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të vjetër, ku ndodhet një gur me mbishkrim që mban datën 10 Janar 1796.

Rruga tempull të çon në kishën e gjithë shenjtorëve e rindërtuar në 8 Gusht 1826. Kambanorja madhështore dhe zbukurimi i brendshëm i kishës; ikonostasi dhe tavani me gdhendje, si dhe pikturat murale, ia rrisin vlerat kësaj kishe. Në portën veriore është gdhendur “ Agioi Pandon-Himarro” dhe data e rindërtimit.

Muri i qytetit u ndërtua në fundin e shekullit V të e.s me blloqe gurësh të mëdhenj poligonal. Midis mureve me gjatësi 800metra në anën lindore dhe rrëpirës shkëmbore perëndimore, përfshihen banesa të ndërtuara në shkëmb. Qyteti komunikonte ndërmjet dy hyrjeve të vendosura në ekstremet e murit.
Në dalje të lagjes Kala një rrugë rreth 2 km e gjatë të çon në plazhin më të madh të qytetit, Livadhet. Bukuria e këtij plazhi, ujrat e kristaltë dhe rëra e pastër tërheq shumë pushues.

Plazhi i Potamit ndodhet ne nje vend te mrekullushem, mes shkembinjeve qe zbresin pjertas mbi det , ky plazh i bardh ben kontrast me ujin e kthjellet te detit .

Lagjia Kala (fshati i Himares ), eshte ndertuar mbi kreshten shkembore te Barbakase dhe perben vendbanimin me te lashte me vazhdimesi jete 4000 vjecare. Jeta ne kete kreshte fillon qe ne periud

Krahina e Himares me qender Qytetin e Himares, fillon nga fshati Nivice ne jug dhe mbaron ne qafen e Llogorase ne veri. Nga njera ane kaltersia e detit me gjire dhe kepe shume te bukur dhe nga ana tjeter masivi malor me majat e larta si ajo e Cikes ,Vezes,Mesimerit etj. e bejne pamjen mjaft terheqese. Ketu shtrihet Himara e bukur dhe historike .Ne lashtesi Himara ishte vendi i Kaoneve, fis i rendesishem i Epirit.

Emri Himare rrjedh nga greqishtja e vjeter himarros- perrua. Qyteti i Himares ndodhet ne qender te krahines dhe perfshin Spillene dhe lagjen Kala (Himara fshat).

Spilleja, qendra e qytetit te sotem eshte ndertuar mbi renojat e vjetra. Vendbanimi me i lashte eshte shpella e Spilles, shekulli i IV B.C., dhe ndodhet buze detit ne skajin lindor te shetitores te qytetit. Krahas kesaj shpelle, u banua dhe fusha e Spillese deshmi e te ciles jane, kolona guri, nje tempull antik, gure vari si dhe fragmente enesh. Ne perendim te Spillese ndodhen renojat e nje banje romake, si dhe vare te periudhes romake. Permbi shpellen e Spilles ne kodren e Stefanelit ndodhen renojat e nje vendbanimi te vitit 1431 me emrin Stefanetler, si fshat i Himares.

Plazhi i Potamit ndodhet ne nje vend te mrekullushem, mes shkembinjeve qe zbresin pjertas mbi det , ky plazh i bardh ben kontrast me ujin e kthjellet te detit .

Lagjia Kala (fshati i Himares ), eshte ndertuar mbi kreshten shkembore te Barbakase dhe perben vendbanimin me te lashte me vazhdimesi jete 4000 vjecare. Jeta ne kete kreshte fillon qe ne periudhen prehistorike. Ne qender te lagjes ndodhet kisha e vogel e Petro Kozmait e ndertuar mbi renojat e nje kishe te vjeter, ku ndodhet nje gur me mbishkrim qe mban daten 10 janar 1796.

Rruga tempull te con ne kishen e gjithe shenjtoreve e rindertuar ne 8 gusht 1826, kambanorja madheshtore dhe zbukurimi i brendshem i kishes, ikonostasi dhe tavani me gdhendje si dhe pikturat murale ia rrisin vlerat kesaj kishe. Ne porten veriore eshte gdhendur “ Agioi Pandon-Himarro” dhe data e rindertimit.

Muri i qytetit u ndertua ne fundin e shekullit te V B.C. me blloqe guresh te medhenj poligonal. Midis mureve me gjatesi 800m. ne anen lindore dhe rrepires shkembore perendimore, perfshihen banesa te ndertuara ne shkemb. Qyteti komunikonte ndermjet dy hyrjeve te vendosura ne ekstremet e murit.

Ne dalje te lagjes Kala nje rruge 2 km. e pa asfaltuar na con ne plazhin me te madh te qytetit, Livadh. Bukuria e ketij plazhi, ujrat e kristalte dhe rera e paster terheq shume pushues.

295 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Butrinti

| Bregdeti Jon, Shqipëri, Turizëm | 12 qershor 2011

I shpallur Park Arkeologjik Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.82, dt.02/03/2000.

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në bregdetin jugor të Shqipërisë, rreth 18km në jug të qytetit të sotëm të Sarandës dhe përballë ishullit Grek të Korfuzit. Me çfarë është zbuluar deri më sot, gjurmët e para të këtij qyteti me përmasa mitologjike datojnë në shek. VIII p.e.s, ndërsa mitet e lidhin origjinën e themelimit të tij me Trojanët.

Formën më të plotë si një qytet i rëndësishëm dhe i fortifikuar mirë, Butrinti e mori rreth shekullit të IV p.e.s, duke ju dedikuar e njëkohësisht sinjifikuar me kultin e perëndisë Asklep. Ndërsa më vonë, në periudhën romake perandori August themeloi një koloni në Butrint duke funksionuar deri në shekullin e VI e.s si një qytet – port i vogël.

Historia e mëpasme mesjetare e qytetit është e trazuar. Qyteti përfshihet fillimisht në luftërat midis perandorisë Bizantine dhe Normanëve, si dhe Anzhuinëve e Venecianëve, e më pas në konfliktet midis Republikës së Venedikut dhe perandorisë Otomane. Nga fillimi i shek.XIX qyteti përfundoi në një fshat të vogël peshkatarësh pranë një kulle mbrojtëse të ndërtuar nga Venecianët.

Gjatë gjithë periudhave shumëshekullore, kulturat dhe dominimet e ndryshme kanë lënë moumentet e tyre në Butrint. Ndër monumentet kryesore përfshihet teatri elegant i periudhës Greke të shek.IV p.e.s, me kavenë e tij të bukur dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempulli i Asklepit në perëndim të teatrit, grupi i shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit. Më tej ndodhen rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister i madh i periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI e.s, si dhe bazilika e ruajtur mirë e po këtij shekulli (e rikonstruktuar në mesjetë). Gjithashtu rrënojat e Nimfeut të shek.II, të vendosur pranë bazilikës dhe kilometra të tëra muresh antike mbrojtëse që datojnë në periudhat Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.

Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.
Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një bimësie sub-tropikale me dafina dhe pemë të larta që dominojnë zonën.

267 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Marketing





Marketing

Albanian.biz në Facebook