Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Bjeshkët e Sharrit

| Kosovë | 11 June 2011

Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të shijimit : Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.

Qendra skitare në Brezovicë, është qendra kryesore e shijimit në Kosovë dhe ka 9 shtigje skitare me 9 skilifte dhe teleferikë, me hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.

1,385 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Bjeshkët e Alpeve shqiptare (Bjeshkët e Nemura)

| Kosovë | 11 June 2011

Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim. Natën këtu u organizuan edhe garat e para të Kosovës që janë me rendësi të madhe për këtë sport.

Qendrat më të njohura të Alpeve Shqiptare janë : Bogët, Hajla, Rusolia, Shtedimi, Bjeshkët e Strellcit, Koprivniku, Bjeshkët e Lumbardhit, Rrasa e Zogut, Gjeravica, Maja e Rupes, Neqinati, etj., që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2656 metra.

Qendra Skitare në Bogë Këtu lindi skitaria e Kosovës, tani në këtë Qendër është i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.

1,287 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Brezovica

| Kosovë | 11 June 2011

Ski-Qendra “Brezovica” e cila gjendet në malet e Sharrit e që është 12 kilometra larg fshatit me po te njejtin emër në komunën e Shtërpcës, është edhe një ndër margaritarët e Kosovës për turizëm

Ski-Qendra “Brezovica” ka teritorin prej 2500 hektarë në lartësinë mbidetare prej 1718 – 2522 metra. Gjatësia e shtigjeve të regulluara për skijim në Brezovicë janë rreth 40 kilometra, kurse disa nga shtigjet janë të gjata 3,5-5,0 kilometra. Lakueshmëria mesatare e shtigjeve është rreth 38% dhe prej kësaj statistike shihet se qfarë margaritari të turizmit ka Kosova.

Stacioni i nisjes i teleferikut më të ri (numër 9) është në “Livadhin e Madh” në lartësi mbidetare prej 1718 metra. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në 2212 lartësi mbidetare. Dikun në rreth 1800 metra lartësi mbidetare gjindet edhe stacioni i mesëm i këtij teleferiku, i cili stacion është i domosdoshëm për kohën e prillit kur ka më pak borë dhe nuk mund të zhvillohet skijimi prej stacionit më të lartë të këtij telerefiku.

Hotelet në Brezovicë

NARCIS – Hotel i kategorisë së parë dhe gjendet në fshatin Brezovica në 900 metra lartësi mbidetare. është larg shtigjeve të skijimit 9 kilometra ose 20 minuta vozitje me ski-bus. Garderoba për ski është e siguruar në hotelin Molika. Telefoni i hotelit është: 0290-70-3333 ose 0290-70-913

MOLIKA – është hotel i kategorisë “B”. Gjindet pranë shtigjeve të skijimit, afër teleferikut të poshtëm në 1750 metra lartësi mbidetare. Në hotel janë edhe ski-serisi për riparimin e skijave dhe garderoba e skijave e poashtu edhe garderoba e skijave të mysafirëve nga hoteli NARCIS. Telefoni i këtij hoteli është: 0290-70-310 dhe 0290-70-452

Ja vizitorë të nderuar të Albanian.biz në fund të këtij prezentimi të Ski-Qendrës “Brezovica” po ua dhurojmë edhe një fotografi të maleve të Sharrit ku edhe gjindet “Brezovica” ky margaritar i turizmit të Kosovës.

2,915 shikime gjithsej, 5 shikime sot

Banja e Burimit

| Kosovë | 11 June 2011


BANJA E BURIMIT (Istogut)

Pozita, klima, lidhja e komunikacionit
Kjo banjë gjendet ne anën përëndimore të Dukagjinit e rethuar me lumenjtë “Drini i Bardhë” dhe lumin e Burimit (Istogut) në lartësinë mbidetare prej 535 metrash dhe renditet në vendet shëruese klimatike me një klimë të matur kontinentale. Dimri këtu është i shkurtër dhe i butë kurse vera është e gjatë, e nxehtë me një perqindje të vogël të të reshurave, fryen era veripërëndimore e cila tregohet si shumë freskuese dhe e bën këtë pjesë të Kosovës shumë të këndshme për pushim.

Faktorët bamirës natyral
Për shërueshmërinë e kësaj Banje e kan ditur edhe Ilirët për të cilët dihet se kanë qenë në këtë pjesë sepse shihen në gërmadhat qe i kanë bërë arkeologët kosovarë dhe kanë gjetur banjo të ndryshme të punuara nga Ilirët dhe gypa të ndryshëm për rjedhjen e ujit në banjot e Ilirve. Në burimin kryesor të Banjës mund të shihet edhe bazeni i gurit të cilin e kan përdorur Ilirët e vjetër. Uji termomineral është ne rend të ujrave hipertermale, tokë-alkale. Temperatura e ujit është 49 gradë kurse kapaciteti i burimit të ujit është 17.5 litra në sekondë, ose 1.5 milion litra në ditë.

Indikacionet mjkësore
Të gjitha sëmundjet reumatike. Sëmundjet neurologjike të paralizës. Sëmundjet traumatologjike. Sëmundjet kardiovaskulare. Sëmundjet e lëkurës. Sëmundjet gjinekologjike, etj.

Mënyra e mjekimit
Enti i këtushëm ofron kushtet optimale shërim dhe rehabilitim të sëmundjeve që i përmendem më lartë. Shërimet i udhëheqin ekipi i mjekëve të njohur në fushat e ndryshme të speciallistikës, dhe një numër i madh i personal të lartë dhe të mesëm mjeksorë (fizioterapetutë, terapeutët punues, motrave mjeksore, etj) Përveq kësaj në këtë kompleks të Banjës Së Burimit (Istogut) është edhe apararatura me moderne për diagnostikë funksionale (EKG, RTG, Laboratori për biokimi, analizë të gjakut dhe të urinës, EMG kabineti, ergonomia telemtria dhe reografija e kompjuterizuar)

Vendosja

Enti posedon me 660 shtretër, hotel i kategorisë “B” me 370 shtretër (me dhoma me një shtrat dhe me dy shtretër) dhe me nëntë apartamente. Të gjitha dhomat e kanë banjon mbrenda, ujin e ftoftë dhe të nxehtë, dhe nxemje qendrore. Poashtu stacionari “Onix” posedon me bazen gjysëm-olimpik, tush-masazhë, sallën për ping-pong, sallonin për bilardo, vendet për qëndrim të këndshëm, barin për apiritiv, sallonin për TV, sallonin për kshillime të ndryshme, sallonin për bankete, sallën e filmit, sallën për kongrese, terasën verore, etj. Hoteli ka dy sallone ondulimi FREE Shop dhe centralën telefonike.

Informatat
Enti për Rehabilitim të Specializuar, Burim (Istog):
Tel: 039-66-080
Tel: 039-66-085

2,548 shikime gjithsej, 5 shikime sot

Banja e Kllokotit

| Kosovë | 10 June 2011

Pozita, klima, lidhja e komunikacionit

Banja e Kllokotit gjendet në komunën e Vitisë, 15 kilometra në jugpërëndim të Gjilanit kurse 53 kilometra larg Prishtinës, në rrugën magjistrale Gjilan – Ferizaj. Banja e Kllokotit me Prishtinë dhe Gjilan është e lidhur me linja të rregullta me autobus.

Faktorët bamirës natyral
Banja ka disa burime të ujit termomineral të temperaturës prej 16 deri 32 gradë.

Indikacionet mjkësore
Sëmundjet reumatike, sëmundjet e sistemit nervor, sëmundjet e lëkurës dhe të zorrëve të barkut, sëmundjet kardiovaskulare,gjendjet postreumatike.

Mënyra e mjekimit
Uji mineral përdoret për pije dhe për larje në bazene dhe në kadat e Entit për mjekim dhe rehabilitim. Po i njejti ujë paketohet në shishe dhe plasohet edhe ne treg për shitje. Përveq hidroterapisë, në Ent aplikohen edhe disa teknika të ndryshme të terapive me të cilat kur aplikohen te pacientët këto barna natyrore arrijnë suksesin që të mjekojnë me sukses sëmundjet e ndryshme.

Vendosja
Vizitorëve janë në dispozicion:
- Enti për shërim dhe rehabilitim “Banja e Kllokot”, kategoria “B” me 250 shtretër
- Vendosje private

Informatat
- Enti për shërim dhe rehabilitim “Banja e Kllokotit” Tel/fax: 0280-85-355 dhe 85-021

3,055 shikime gjithsej, 4 shikime sot

Faqja 5 of 512345