Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Shkodra

| Shqipëri, Shqipëria Veripërëndimore, Turizëm | 12 June 2011

Eshtë qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut, me një traditë mjaft të pasur kulturore në të gjithë vendin. Ajo është një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë me një popullsi prej 110.mijë banorësh. Ky qytet gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike dhe mund të konsiderohet si “porta hyrëse” për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njëra anë dhe një pikë nga ku mund të udhëtosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik.

Shkodra është një prej qyteteve më të lashta të Shqipërisë. Ajo është themeluar si qytet në shek IV B.C., duke qenë qendra e fisit ilir të Labeatëve. Gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, ajo u shndërrua në kryeqendrën e shtetit ilir. Kësaj periudhe i përkasin edhe monedhat e para të qytetit. Në vitin 168 BC, ajo ra në sundimin romak, ndërsa në vitin 1040 në atë serb.

Me rënien e perandorisë serbe, Shkodra u bë një qendër e rëndësishme qytetare. Në shek XIV u kthye në qendrën e principatës feudale të Balshajve. Në vitin 1396 ra nën sundimin Venedikas dhe në 1479 në atë Osman. Pushtim i cili u shoqërua me rrënimin e qytetit. Pas një rimëkëmbje në shek. XVII, Shkodra u kthye në qendrën më të rëndësishme të Shqipërisë së veriut dhe një shekull më vonë u shndërrua në qendrën e Pashallëkut të Shkodrës (1757 – 1831). Në këtë kohë drejtuesit e tij, Bushatllinjtë, krijuan një bibliotekë mjaft të pasur.

Shkodra shquhet për tradita të hershme kulturore. Aty është shtypur libri i parë në Shqipëri në 1563 në shtypshkronjën e Shtjefën Shkodranit dhe K. Xanetit. Ajo është vendlindja e humanistëve shqiptarë Marin Barletit dhe Mario Biçikemit. Aty u botuan të parat gazeta dhe revista në Shqipëri dhe në vitin 1878 filloi veprimtarinë e para bandë muzikore e vendit. Po kështu, aty nisi prodhimi i fotove të para shqiptare nga Pietro Marubi.

Shkodra njihet si vendi i grevës së parë të punëtorëve në Shqipëri në vitin 1901 dhe kremtimi i parë i 1 Majit në 1905. Qyteti ka fillimet e sportit të futbollit me të parin Klub Futbolli të themeluar në vitin 1919. Shkodra ka gjithashtu një traditë të pasur muzikore, pikturë dhe letërsi, me një plejadë të tërë artistësh dhe shkrimtarësh.

2,401 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Trashegimia Natyrore

| Bregdeti Jon, Shqipëri, Turizëm | 12 June 2011

PARKU KOMBETAR I LLOGARASE
Ndodhet 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës në kufirin midis Adriatikut dhe Jonit. Teksa ngjitesh lartësia rritet nga 470 metra në 2018 metra. Në afërsi të pikës së Qafë Llogarasë hasen drurë me forma kurorash mjaft interesantee të veçanta, ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim “Pishën Flamur” që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore.

Teksa qëndron në qafën e Llogarasë përpara syve të hapet nje pamje madhështore e bregut duke të lënë ndjesinë sikur e sodit nga avioni. Bukuritë e tokës dhe detit shpalosen mahnitëse sidomos në kohën e perëndimit të diellit, që duket sikur i përkëdhel me ngjyrën e purpurtë teksa largohet për ti lënë vëndin natës.

Nga Qafa e Llogarasë rreth 3 km vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të Maleve të Vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës Shqiptare. Parku përshkohet nga Rruga Nacionale Vlorë – Himarë – Sarandë. Në brendësi të këtij parku ka shumë shtigje për të apasionuarit pas eko – turizmit, të cilat bëjnë të mundur të vështrosh nga afër florën dhe faunën. Flora dhe fauna e Llogarasë është mjaft e pasur dhe përbëhet nga 105 lloje zogjsh dhe kafshë të tjera si: dhelpra, macja e egër, dreri etj. Ky Park ka vlera klimaterike dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar. Ai konsiderohet si një prej destinacioneve turistike më të rëndësishëm dhe ofron mundësi për ekoturizëm, sportet e ajrit, ekskursione, treking etj.

PLAZHI PALASES
Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të Çikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qëndër të tij gjendet një rrap shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjergulla e vazo me karafila. Pjesë e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vënd pritjeje për të apasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen nga Qafa e Llogarasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës. Ky plazh është një ndër më egzotikët e tërë Rivierës shqiptare dhe shquhet per qetesinë, ujrat shumë të thella, e të theksuar në ngjyrë blu. Bregu zallor ndriçon verbues në kontrast me blunë e thellë të detit Jon.

DHERMIU
Emri Dhërmi, e ka prejardhjen nga emërtimi i vjetër Drymades. Ky fshat është ndërtuar në shek XII-XIV mbi një sërë kodrash. Eshtë një fshat i madh dhe i bukur, me rreth 31 kisha të vjetra, i vendosur në shpat të malit në një terren të thyer. Ai përfaqëson një nga fshatrat më të vjetër dhe karakteristikë të Bregdetit Jonian.Dallohet për shtëpitë e vjetra me arkitekturë karakteristike.
Dhërmiu njihet për plazhet e tij të mrekullueshme.

Ujrat shumë të pastërta të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjet nënujore e bëjnë veçanërisht shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet e bregdetit të Dhërmiut janë, Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Plazhi i Gjipese ka nje formë mjaft të rrallë dhe të veçantë. Bregu i tij është i formuar nga një përrua dhe në të dy krahët e tij ngrihet nje kanion me mure shkëmbore deri ne 70 metra të larta. Në plazhin e Dhermiut ndodhet edhe shpella detare e Pirateve. Barkat ofrojnë dergimin e turistëve në shpellë.

Gjithashtu në këtë plazh ndodhen disa hotele, restorante dhe disko verore. Në gjithë këtë zonë duke përfshirë edhe fshatrat e tjera është i zhvilluar edhe “turizmi familjar” ku turistët mund të akomodohen në shtëpi me qera.

SHPELLA E PIRATEVE
Gjëndet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todhrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Kohë më parë pranë kësaj shpelle strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre dhe prej këtej ka marë emrin “Shpella e Piratëve”. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin.

PLAZHET NE QEPARO, BORSH, LUKOVE, KAKOME

Qeparo
Menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjeter e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë.Më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Me interes të vecantë paraqitet Qeparoi i vjeter i ndërtuar në kodër, i cili ofron gjithashtu akomodim në shtëpitë e banorëve, kryesisht për turizmin familjar. Në plazhin e Qeparoit së fundmi janë ngritur disa ndërtime të reja që ofrojnë dhoma komode për turistët, si edhe disa lokale të këndshme me gatime të ndryshme.
Plazhi i Skalomes, i veçante për rërën e holle dhe detin e cekët të shfaqet përpara. Në gjirin e vogël gjëndet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frengut dhe Hunda e Madhe. Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qëndër të fshatit përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.

Borshi
Rreth 2 km lag fshatit Qeparo takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit (Buronja e Malit). Ky përrua shpërthen nga shkëmbi në mes të fshatit. Mbi këtë fshat në majë të shkëmbit ngrihet Kalaja e Borshit, që i përket shekullit të IV të e.s. Duke udhëtuar midis gjelbërimit mbërrijmë në shkallën e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtëpi të shpërndara midis gjelbërimit dhe ujrave të bollshme. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit, i cili shquhet si më i gjati në tërë rivierën shqiptare, me rreth 6 km gjatësi. Bardhësia me zallishte e tërë kësaj gjatësie kontraston mrekullisht me blunë e thellë të detit. Në tërë gjatësinë e plazhit janë ndërtuar hotele që ofrojnë turizmin familjar dhe lokale, bare, disco, restorante të shumëllojshme. Plazhi i Borshit ka përqëndrimin më të madh të larmisë së shërbimeve dhe kryesisht restorantet e tij, të cilat afrojnë një shumëllojshmëri gatimesh që ndërthurin kuzhinën tradicionale me atë italiane. Në gatimin tradicional Borshi shquhet për pjekjen e mishit të qingjit dhe kecit në hell. Kjo për arsyen e thjeshtë se që nga thellësia e kohërave, përveçse një fshat bregdetar, është shquar edhe për blegtorinë.

Lukova
Nga Buneci përmes parajsës së taracave mbërrijmë në komunën e Lukovës. Banesat e kësaj komune lidhen me rrugë me plazhet e bukura dhe intime, si dhe shpellat. Rrugët karakteristike të çojnë në oborret plot pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qëndër të këtij fshati mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit. Emri Lukovë e ka prejardhjen nga fjala shqip luk.
Në drejtimin jugor të plazheve të Lukovës, drejt gjirit të Kakomesë shtrihen për kilometra të tëra pllakat karakteristike prej stralli të bardhë verbues. Në tërë gajtësinë e këtyre pllakave ndodhen disa shpella të vogla nënujore me një bukuri të rrallë. Deri në qytetin e Sarandës janë për tu përmendur edhe plazhet e Kakomesë dhe Krorëzit, që shpalosin një bukuri të rrallë dhe shquhen për ujrat mjaft të kthjellëta të detit. Plazhet e Lukovës dhe sidomos pjesa nga Buneci deri në Kakome është një mrekulli e pazbuluar e bregdetit shqiptar. Dora e njeriut akoma nuk ndjehet në këto plazhe, të cilat mund të cilësohen në kuptimin e plotë të virgjëra.

Kakome
Pranë rrugës kryesore në luginën e Krekëzës degëzohet rruga drejt Kakomesë, një gji mjaft piktoresk. Në të gjendet manastiri i përmendur i rrethuar me mure të lartë. Në qendër të tij ndodhet Kisha e Shënmërisë e ndërtuar mbi themelet e vjetra bizantine që ka formën e një kryqi.
Plazhi i Kakomesë me rërë e zhavor të hollë midis variacioneve të kaltërsisë dhe gjelbërimit është një parajsë e vërtetë. Nga Kakomeja nëpërmjet detit mbërin në 2 plazhet e Krorëzit, ku pamja arin bukurinë e ëndrrave. Rëra e pastër, brigjet shkëmbore, si dhe burimet e ftohta joshin turistët e ndryshëm.

Ksamili
Këta ishuj ndodhen rreth 7.5 m deri në 15 m mbi nivelin e detit. Për të shkuar tek ky monument natyror meret rruga automobilistike Sarandë – Ksamil. Në këto ishuj shkohet me lundrim. Këta janë ishuj të vegjël shkëmbor të vendosur pranë njeri – tjetrit, e të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Fshati i Ksamilit përfaqëson një pikë të rëndësishme për turizmin familjar. Aktiviteti ekonomik i fshatit mbështetet pikerisht tek turizmi veror, kur gjatë stinës së verës me qindra familjarë marrin me qera apartamente për periudha një ose dy javore për të kaluar pushimet.

Burimi i Syrit të Kaltër
Në Burimin e Syrit të Kaltër shkohet pas një devijimi nga rruga nacionale Sarandë – Gjirokastër. Pasi kalohet hidrocentrali Bistrica I , merret rruga majtas dhe pas rreth 2km shfaqet gjelbërimi në mes të së cilit ndodhet ky burim i mrekullueshëm. Ai është një burim karstik, rreth 18 km nga Saranda dhe përbën një nga bukuritë natyrore më tërheqëse të zonës për ujin e kristaltë, ngjyrën e veçantë që ia japin gurët nga thellësia e tij dhe freskinë e pyllit të lartë që e rrethon. Ai ka një prurje mesatare 6 m3 në sekondë. Burimi del në rrëzë të kodrave që të ngjisin në Qafë Muzinë.

3,188 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Himara

| Bregdeti Jon, Shqipëri, Turizëm | 12 June 2011

Krahina e Himarës me qendër qytetin e Himarës, fillon nga fshati Nivicë në jug dhe mbaron në qafën e Llogorasë në veri. Nga njera anë kaltërsia e detit me gjire dhe kepe të rrallë përnga bukuria dhe nga ana tjetër masivi malor me maja të larta, si ajo e Çikës, Vezes, Mesimerit, e bëjnë pamjen mjaft tërheqëse. Këtu shtrihet Himara e bukur dhe historike. Në lashtësi Himara ishte vendi i Kaoneve, fis i rëndësishëm i Epirit.

Qyteti i Himarës ndodhet në qendër të krahinës dhe përfshin Spillenë dhe lagjen Kala (Himara fshat).

Spilleja, qendra e qytetit të sotëm është ndërtuar mbi rrënojat e vjetra. Vendbanimi më i lashtë është shpella e Spilles, shekulli i IV e.s, dhe ndodhet buzë detit në skajin lindor të shëtitores së qytetit. Krahas kësaj shpelle u banua dhe fusha e Spillesë, dëshmi e të cilës janë disa kolona guri, një tempull antik, gure vari, si dhe fragmente enësh të përdorimit të përditshëm. Në perëndim te Spillesë ndodhen rrënojat e një banje romake, si dhe varre të periudhës romake. Përmbi shpellën e Spillesë në kodrën e Stefanelit ndodhen rrënojat e një vendbanimi të vitit 1431 me emrin Stefanetler, si fshat i Himarës.

Plazhi i Potamit ndodhet në një pozicion te mrekullushëm natyror, mes shkembinjve që zbresin pjerrtas mbi det , duke bërë kontrast me ujin e kthjellët të detit .

Lagjia Kala (fshati i Himarës ), është ndërtuar mbi kreshtën shkëmbore të Barbakasë dhe përbën vendbanimin më të lashtë me vazhdimësi 4000 vjeçare. Aktiviteti njerëzor në këtë kreshtë fillon që në periudhën prehistorike. Në qender të lagjes ndodhet kisha e vogël e Petro Kozmait, e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe të vjetër, ku ndodhet një gur me mbishkrim që mban datën 10 Janar 1796.

Rruga tempull të çon në kishën e gjithë shenjtorëve e rindërtuar në 8 Gusht 1826. Kambanorja madhështore dhe zbukurimi i brendshëm i kishës; ikonostasi dhe tavani me gdhendje, si dhe pikturat murale, ia rrisin vlerat kësaj kishe. Në portën veriore është gdhendur “ Agioi Pandon-Himarro” dhe data e rindërtimit.

Muri i qytetit u ndërtua në fundin e shekullit V të e.s me blloqe gurësh të mëdhenj poligonal. Midis mureve me gjatësi 800metra në anën lindore dhe rrëpirës shkëmbore perëndimore, përfshihen banesa të ndërtuara në shkëmb. Qyteti komunikonte ndërmjet dy hyrjeve të vendosura në ekstremet e murit.
Në dalje të lagjes Kala një rrugë rreth 2 km e gjatë të çon në plazhin më të madh të qytetit, Livadhet. Bukuria e këtij plazhi, ujrat e kristaltë dhe rëra e pastër tërheq shumë pushues.

Plazhi i Potamit ndodhet ne nje vend te mrekullushem, mes shkembinjeve qe zbresin pjertas mbi det , ky plazh i bardh ben kontrast me ujin e kthjellet te detit .

Lagjia Kala (fshati i Himares ), eshte ndertuar mbi kreshten shkembore te Barbakase dhe perben vendbanimin me te lashte me vazhdimesi jete 4000 vjecare. Jeta ne kete kreshte fillon qe ne periud

Krahina e Himares me qender Qytetin e Himares, fillon nga fshati Nivice ne jug dhe mbaron ne qafen e Llogorase ne veri. Nga njera ane kaltersia e detit me gjire dhe kepe shume te bukur dhe nga ana tjeter masivi malor me majat e larta si ajo e Cikes ,Vezes,Mesimerit etj. e bejne pamjen mjaft terheqese. Ketu shtrihet Himara e bukur dhe historike .Ne lashtesi Himara ishte vendi i Kaoneve, fis i rendesishem i Epirit.

Emri Himare rrjedh nga greqishtja e vjeter himarros- perrua. Qyteti i Himares ndodhet ne qender te krahines dhe perfshin Spillene dhe lagjen Kala (Himara fshat).

Spilleja, qendra e qytetit te sotem eshte ndertuar mbi renojat e vjetra. Vendbanimi me i lashte eshte shpella e Spilles, shekulli i IV B.C., dhe ndodhet buze detit ne skajin lindor te shetitores te qytetit. Krahas kesaj shpelle, u banua dhe fusha e Spillese deshmi e te ciles jane, kolona guri, nje tempull antik, gure vari si dhe fragmente enesh. Ne perendim te Spillese ndodhen renojat e nje banje romake, si dhe vare te periudhes romake. Permbi shpellen e Spilles ne kodren e Stefanelit ndodhen renojat e nje vendbanimi te vitit 1431 me emrin Stefanetler, si fshat i Himares.

Plazhi i Potamit ndodhet ne nje vend te mrekullushem, mes shkembinjeve qe zbresin pjertas mbi det , ky plazh i bardh ben kontrast me ujin e kthjellet te detit .

Lagjia Kala (fshati i Himares ), eshte ndertuar mbi kreshten shkembore te Barbakase dhe perben vendbanimin me te lashte me vazhdimesi jete 4000 vjecare. Jeta ne kete kreshte fillon qe ne periudhen prehistorike. Ne qender te lagjes ndodhet kisha e vogel e Petro Kozmait e ndertuar mbi renojat e nje kishe te vjeter, ku ndodhet nje gur me mbishkrim qe mban daten 10 janar 1796.

Rruga tempull te con ne kishen e gjithe shenjtoreve e rindertuar ne 8 gusht 1826, kambanorja madheshtore dhe zbukurimi i brendshem i kishes, ikonostasi dhe tavani me gdhendje si dhe pikturat murale ia rrisin vlerat kesaj kishe. Ne porten veriore eshte gdhendur “ Agioi Pandon-Himarro” dhe data e rindertimit.

Muri i qytetit u ndertua ne fundin e shekullit te V B.C. me blloqe guresh te medhenj poligonal. Midis mureve me gjatesi 800m. ne anen lindore dhe rrepires shkembore perendimore, perfshihen banesa te ndertuara ne shkemb. Qyteti komunikonte ndermjet dy hyrjeve te vendosura ne ekstremet e murit.

Ne dalje te lagjes Kala nje rruge 2 km. e pa asfaltuar na con ne plazhin me te madh te qytetit, Livadh. Bukuria e ketij plazhi, ujrat e kristalte dhe rera e paster terheq shume pushues.

2,863 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Butrinti

| Bregdeti Jon, Shqipëri, Turizëm | 12 June 2011

I shpallur Park Arkeologjik Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.82, dt.02/03/2000.

Butrinti ndodhet në një kodër të ulët në bregdetin jugor të Shqipërisë, rreth 18km në jug të qytetit të sotëm të Sarandës dhe përballë ishullit Grek të Korfuzit. Me çfarë është zbuluar deri më sot, gjurmët e para të këtij qyteti me përmasa mitologjike datojnë në shek. VIII p.e.s, ndërsa mitet e lidhin origjinën e themelimit të tij me Trojanët.

Formën më të plotë si një qytet i rëndësishëm dhe i fortifikuar mirë, Butrinti e mori rreth shekullit të IV p.e.s, duke ju dedikuar e njëkohësisht sinjifikuar me kultin e perëndisë Asklep. Ndërsa më vonë, në periudhën romake perandori August themeloi një koloni në Butrint duke funksionuar deri në shekullin e VI e.s si një qytet – port i vogël.

Historia e mëpasme mesjetare e qytetit është e trazuar. Qyteti përfshihet fillimisht në luftërat midis perandorisë Bizantine dhe Normanëve, si dhe Anzhuinëve e Venecianëve, e më pas në konfliktet midis Republikës së Venedikut dhe perandorisë Otomane. Nga fillimi i shek.XIX qyteti përfundoi në një fshat të vogël peshkatarësh pranë një kulle mbrojtëse të ndërtuar nga Venecianët.

Gjatë gjithë periudhave shumëshekullore, kulturat dhe dominimet e ndryshme kanë lënë moumentet e tyre në Butrint. Ndër monumentet kryesore përfshihet teatri elegant i periudhës Greke të shek.IV p.e.s, me kavenë e tij të bukur dhe skenën Romake me kapacitet 1500 spektatorë, tempulli i Asklepit në perëndim të teatrit, grupi i shtëpive me oborr dhe termat e periudhës Romake në lindje të teatrit dhe rreth forumit. Më tej ndodhen rrënojat e Trikonkës pranë kanalit të Butrintit, një Baptister i madh i periudhës Bizantine me mozaikun e tij të paprekur që daton në fillimet e shek.VI e.s, si dhe bazilika e ruajtur mirë e po këtij shekulli (e rikonstruktuar në mesjetë). Gjithashtu rrënojat e Nimfeut të shek.II, të vendosur pranë bazilikës dhe kilometra të tëra muresh antike mbrojtëse që datojnë në periudhat Greke, Romake, Bizantine e mesjetare.

Një numër i madh objektesh të gjetura në Butrint mund të vizitohen në muzeun e ri të sapo restauruar të vendbanimit, ndërkohë që në Muzeun Historik Kombëtar ndodhet e ekspozuar koka e Apollonit, gjetur nga arkeologu Italian, Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij në vitet 1920-të.
Përveç vlerave historike, Butrinti ka dhe një ekosistem të mrekullueshëm. Qyteti antik është i vendosur në mes të një bimësie sub-tropikale me dafina dhe pemë të larta që dominojnë zonën.

3,104 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Trashegimia Natyrore

| Shqipëri, Shqipëria Lindore, Turizëm | 12 June 2011

VOSKOPOJA
Pikë turistike e rëndësishme dhe perlë e peisazhit shqiptar. Fshati i Voskopojes ndodhet 20 km larg Korçës, në lartësinë 1150m. mbi nivelin e detit. Ky fshat ka ekzistuar si qytet me vehte dhe është krijuar rreth viteve 1338. Kulmin e zhvillimit e arriti rreth vitit 1750 me një popullsi prej gati 20 mijë banorësh. Voskopoja kishte 24 kisha me afreske nga më të bukurat, nga të cilat sot kanë mbijetuar vetem 7 prej tyre. Voskopoja dikur kishte shkollë të mesme, akademi, bibliotekë, artizanat e tekstil, mjeshtra kovaçë, kallanjxhinj, gurëskalitës, punime guri dhe druri, qilima etj.
shqiperia-lindore_voskopoja

Përbën një qendër të rëndësishme përsa i takon qyteterimit dhe kulturës së tij. Për herë të parë ai përmendet në kronikat mesjetare të shek. XIV. Në atë kohë njihej me emrin Moschopolis. Pushtuesit osmane e shtinë në dorë në shek. XV dhe e zgjeruan si qendër tregtare. U arrit shpejt një lulëzim i jashtëzakonshëm pas zgjerimit të Venedikut në Ballkan, duke sherbyer si vend magazinash të ndërmjetme nga Venediku ne Stamboll.

Nga mesi i shekullit te XVIII mendohet të ketë patur afërsisht 50.000 banorë rreth e rrotull dhe 30.000 banorë vetëm qyteti. Në këtë periudhë ai ishte qyteti i dytë më i madh për nga rëndësia pas “Stambollit” në “Turqinë Europiane”. Kishat e para këtu u ndërtuan në shek. XVII. Njihet dhe përmendet sepse ne Voskopojë më 1720 u ngrit e para shtypshkronjë që ishte njëkohësisht edhe e para në Ballkan, ndërsa në vitin 1760 aty shtypeshin libra greqisht. Voskpoja është vendi ku kanë jetuar autorët Teodor KAVALIOTI dhe Teodor HAXHIFILIPI. Ne ate periudhe vetem qyteti i Voskpojes kishte rreth 22 kisha.
Sot nder me te ruajturat numerohen te jene 7 objekte fetare te tilla si: Manastiri i Shën Prodhonit disi i dëmtuar. Ne datën 24 Qershor, vizitore të shumtë nga Korça dhe qytete të tjera ndjekin shërbesën fetare në ditën e bekuar të festës të Shën Prodhonit. Përballë këtij manastiri duket pamja mahnitëse e majës së Lënies dhe Ostrovicës me një lartësi prej 2246 m.

Kisha e Shën Kollit, e ndërtuar në vitin 1721 mban afreske e piktura me vlerë ikonografike të Davit Selenicës, Kostandin Jeromonakut dhe Anastasit. Kjo kishë ruhet në gjëndje të mirë dhe vizitohet nga nje numer i madh turistësh. Kisha e Shën Mëhillit dhe Shën Thanasit ruajnë vlera të rëndësishme ikonografike të të njëjtëve autorë. Kisha e Shen Ilias gjithashtu te ofron nje pamje te mrekullueshme dhe perben nje objekt me vlera te jashtezakonshme.

Zhvillimi i Voskopojes se asaj kohe ngjalli lakminë dhe xhelozinë e bejlerëve turq dhe grekëve të cilët ndërmjet viteve 1769 dhe 1789 kryen sulme të ndryshme ushtarake kundër qytetit dhe shume banorë të krishterë u vranë ose u dëbuan nga qyteti, ndersa shtepitë u dogjën. Ende sot Voskopoja përben një nga deshmitë me të gjalla të qytetërimit te hershëm që kjo trevë ka patur. Kjo e konkretizuar në shumë objekte kulti, traditën e ndërtimit, rrugët me kalldrëme të cilat egzistojnë edhe sot dhe kanë një moshë mbi 400 vjeçare. Ne Voskpojë ka struktura akomoduese ku mund të pushohet duke kaluar këndshëm disa ditë çlodhëse.

DARDHA
Eshtë një pikë turistike e cila ofron vende të bukura të natyrës, hotele, restorante dhe gatime tradicionale. Ky fshat gjendet në një lartësi prej 1344 m mbi nivelin e detit dhe rreth 20 km larg qytetit të Korçës në pjesën juglindore të tij. Eshtë i vendosur në një gropë ndërmjet kodrave të Shën Pjetrit dhe Shkëmbit të Vjeshtës. Ky fshat është krijuar rreth viteve 1600 dhe e gjejmë të kompaktësuar në vitin 1768 kur u çel edhe shkolla e parë shqipe. Në dhjetevjeçarin e fundit të shekullit XIX filloi të funksiononte dhe shkolla e vajzave.

Kulmin e zhvillimit Dardha e mori në vitin 1913 ku në këtë fshat numëroheshin rreth 500 shtëpi. Në këtë fshat gjenden shkolla dhe kisha e Shën Gjergjit me ikonat e saj të famshme. Në këtë fshat ka dhe dy kisha si ajo e Shën Pjetrit dhe e Shën Thanasit, të cilat janë të vendosura në dy pika dominuese të Dardhës.

Ky fshat ka shumë burime, por ndërmjet tyre gjendet dhe një i quqjtur “Uji i Qelbur” që shërben si ujë kurativ për stomak dhe veshka.
Rreshjet e shumta të dëbores dhe pistat natyrore të skive, bejnë që vizitorë te shumte të ushtrojne sporte dimërore. Ky fshat ka qene destinacion turistik prej kohësh. Bukuria e ngjyrave te natyrës dhe shtëpitë karakteristike ndërtuar me gur, folklori, gatimet tradicionale, kostumet popullore tërheqin vizitore vendas dhe të huaj. Nuk mund të largohesh nga Dardha pa shijuar lakrorin e famshëm me dy petë të pjekur ne saç si dhe gatimet me kërminj (ligavec) dhe kërpudha.

VITHKUQI
Ky fshat ndodhet 25 km larg qytetit të Korçës. Pika me e lartë këtu është Rrungaja me lartësi 1750 m. Atraksioni natyror i këtij rajoni është uji i ftohtë i Bellovodës i pajisur me minerale që ndryshe quhet Uji i Bardhë.
Eshte një fshat malor po aq i vjetër sa dhe Voskopoja. Shquhet për vjetërsinë e kishave dhe manastireve. Përmendet manastiri i Shën Pjetrit me vlerë ikonografike ku bien në sy afresket e Zografit dhe Shpatarakut.

PARKU KOMBETAR “BREDHI I DRENOVES”Ndodhet 10 km larg qytetit te Korçës dhe shtrihet ne kurrizin e malit të Moravës. Parku ka nje sip prej 1380 ha, nga e cila 750 ha pyje, 240 ha kullota. Eshte mjaft i frekuentuar nga banoret e qytetit te Korçës dhe fshatrave përreth. Vlerat atraktive këtij parku ia shton edhe prezenca e shumë burimeve të cilat kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit si ai i Shën Gjergjit, Plakës, Pllicës. Parku Kombëtar i Drenovës është i njohur si Bredhi i Drenovës, pasi në të ndodhen me shumicë drurët e këtij lloji si dhe dhe drurët e ahut dhe pisha e zezë. Pjesa e poshtme e parkut është e mbuluar me dru lajthie. Fauna eshte shumë e pasur dhe përfshin të famshmin Ariun e Bozdovecit.

LIQENI I OHRIT
Eshtë një prej objekteve natyrore më të rëndësishme turistike. Ai gjendet në pjesën jug –lindore të Shqipërise në lartesinë 695 m. mbi nivelin e detit dhe me një sipërfaqe prej 358 km². 1/3 e siperfaqes së tij i përket Shqipërisë. E veçanta e tij është treguesi i thellësisë prej 289 metrash. Me këtë tregues ai përbën liqenin më të thellë të krejt gadishullit Ballkanik. Liqeni i Ohrit ka një moshe prej 4 milione vjetësh. Ujrat e liqenit shquhen për nje kaltersi te larte deri ne 22 m. thellesi. Ai ruan në ujrat e tij një faunë mjaft të vjetër dhe në këtë pikpamje përbën një liqen relikt. Ketu gjallon peshku Koran, një lloj trofte e cila gjendet vetem në këtë liqen në gjithë boten. Gatimi i tij e dallon këtë zonë.

Ne liqenin e Ohrit gjenden 17 lloje peshqish, rreth 30 lloje molusqesh si dhe sfungjeri i Ohrit , i cili gjendet vetëm këtu dhe në liqenin Bajkal. Shqipëria zotëron një vijë liqenore prej 30 km e cila ka disa zona të pershtatshme për turizmin si Lini, Pojska, Pogradeci, Tushemishti. Liqeni i Ohrit është i njohur si vend pushimesh që në lashtësi, e konkretisht prindërit e perandorit Justinian pushonin në gadishullin e Linit .

Aktivitetet që mund të zhvillohen në këtë liqen përfshijnë notin, varkat me motorra, zhytjet, skitë mbi ujë, si dhe peshkimin sportiv. Krahas hoteleve që popullojne vijën e liqenit dhe ku turistët, e vizitorët mund të akomodohen, këtu është i njohur tradicionalisht edhe turizmi familjar, sidomos në zonën e Tushemishtit.

PARKU KOMBETAR PRESPES
Parku Kombëtar ‘Prespa” ka një sipërfaqe prej 27.750 ha dhe ndodhet në kryqëzimin e kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë në pjesën lindore të vendit. Përbehet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe liqeni i Prespës së Vogël, si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Kjo zonë eshte mjaft e pasur me vlera kulturore dhe natyrore. Përmendim kishat eremite të Bizantit, Shpellën e Trenit, liqenin e Prespës se Vogël, kalanë e Trajanit, Kishën e Shën Mërise ndërtuar në ishullin e Maligradit në shek XIV etj.

Liqeni i Prespës së Madhe dhe ai Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të vendeve kufitare.

LIQENET E PRESPES
Ndodhen në pjesën jug – lindore të Shqipërisë në një lartësi 850 m. mbi nivelin e detit. Ata janë liqenet më të lartë tektonik të gadishullit të Ballkanit. Prespa e Madhe ka një sipërfaqe prej 285 km² dhe përbën një pikë kontakti midis Shqipërise, Maqedonisë dhe Greqisë dhe Prespa e Vogël, që ndodhet midis Shqipersie dhe Greqisë ka një sipërfaqe prej 44 km². Shqipëria zoteron në total një siperfaqe prej 38,8 km² të këtyre liqeneve .

Ujrat e liqeneve shquhen për kaltërsi të lartë, deri në 20 metra thellësi . Karakteri i thyer i vijës liqenore iu jep atyre një pamje tërheqëse dhe rekreative. Gjatë stinës se verës si rezultat i temperaturave të moderuara është i mundshëm shfrytezimi i brigjeve për banja dielli dhe uji. Një tjeter potencial i rëndësishem turistik është edhe eko–turizmi. Në liqenet e Prespës gjenden 11 lloje peshqish.

Më të rëndësishmit janë krapi, ngjala, cironka. Fauna përfaqësohet nga pelikani rozë, shkaba, pelikani kaçurrel, lutra, ariu i murrmë etj. Në ketë zonë gjenden 12 lloje reptilësh dhe 56 lloje bimësh. Si rezultat i folezimit të shpendëve ekzistojne mundësite për observimin e shpendëve ujorë. Zona më e përshtatshme për këtë aktivitet është vendi i quajtur “Kodra e Belit”. Prespa përben Parkun Kombëtar më të madh të vendit. Këtu është i zhvilluar turizmi rural, ku turistët dhe vizitorët mund të akomodohen në shtëpite e fshatrave të zonës ( Gorice e Vogël, Gollomboc ) të cilat lëshohen me qera.

UJRAT TERMALE TE ELBASANIT
Këto ujra kanë temperatura mjaft të larta nga 52 – 58ºC. Ato përmbajnë 600-700 mg. lëndë minerale si dhe 400 mg gaz sulfuror me radioaktivitet të ngritur. Llixhat janë rreth 12 km larg qytetit të Elbasanit në komunën e Treganit. Pushtuesit italiane i zhvilluan këto llixha gjatë viteve 1930, për trajtimin e reumatizmës dhe sëmundjeve të lëkurës. Në këtë zonë janë edhe dy hotele që ofrojnë rreth 280 shtretër të cilët plotësojnë kushtet për akomodimin e klientëve qe vijnë në këto banja termale për kurim. Janë një vend ideal për turizëm kurativ.

SHPELLA E TRENIT
Në liqenin e Prespës së Vogël, në krahun perëndimor të saj afër fshatit me të njëjtin emër ndodhet një shpellë e madhe në shkëmb. Nga zbulimet arkeologjike në këtë shpellë janë zbuluar banime parahistorike të periudhës së Bronxhit të hershëm. Në majë të kësaj shpelle ndodhet një fortifikim me një lartësi prej 0,9 m dhe gjatësi 3.5 m, që ka qenë ndërtuar për të mbrojtur pjesën më të dobët të shpelles. Ndërtimi i këtij muri është bërë me gurë te ashpër, që datojnë me fillimin e epokës së hekurit.

GURI I CAPIT
Përbën një monument të rrallë të natyrës. Eshtë i vendosur në lartesinë 1573m në një shkëmb konglomerat, 30 – 50 m i lartë, në njeren anë thikë dhe i pjerrët. Ka një formë mjaft intersante dhe dëshmi e qartë e ndikimit të faktorëve natyrorë në formën aktuale interesante të tij.

GJINARI
Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash.
Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit të skive, eksursioneve etj.

6,329 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Trashegimia Kulturore

| Shqipëri, Shqipëria Lindore, Turizëm | 12 June 2011

MUZEU I ARTIT MESJETAR KORCE
Ky muze eshte ndertuar ne vitin 1980 dhe eshte vendosur ne dy banesa karakteristike korcare te shpallura monumet kulture. Gjendet jo larg bulevardit dhe perben nje nga qendrat historike me shume vlera. Ky muze permban 7500 objekte artistike prej guri druri, leshi , argjendi dhe metale te tjera, kostume folklorike dhe objekte te tjera qe tregojne antikitetin, traditen dhe origjinalitetin e kultures qytetare. Rreth 1200 objekte shumica me perkatesi kohore nga epoka bronzit dhe epokes se hekurit, dhe rreth 6000 jane ikona qe datojne nga shekulli XIII-XIV deri ne ditet tona sic jane Shen Kolli, Shen Mehilli, Shen Thanasi.

MUZEU KOMBETAR I ARSIMIT KORCE
I krijuar ne 1968 eshte vendosur ne godinen, ku ne 7 mars 1887 u hap shkolla e pare shqipe ose “Mesonjetorja”. Ne stendat e muzeut ekzistojne fotokopja e “Abetares se Pare Shqipe”, e shkruar nga patrioti Naum Veqilharxhi, si dhe abetarja e dyte e patriotit Kostandin Kristoforidhi. Aty gjendet e ekspozuar edhe klasa e pare ku benin mesim vajzat dhe djemte pa dallim besimi fetar.

MUZEU PREHISTORIK KORCE
Eshte krijuar ne vitin 1985, duke marre forme te plote pas vitit 1990. Muzeu eshte vendosur ne nje ndertese karakteristike korcare, e cila eshte shpallur Monument Kulture per vete vlerat arkitektonike te saj. Tek ky muze gjenden objekte te pre

SHTEPIA MUZE E PIKTORIT VANGJUSH MIO
Kjo qender eshte krijuar me 1945 dhe rinovuar me 1995 dhe eshte pjese e rendesishme e qytetit te Korces, ku zhvillohen aktivitete te ndryshme kulturore artistike: si koncerte lirike, ekspozita pikture, fotografike etj.
MUZEU I ARTIT ORIENTAL BRATKO, KORCE

Ndertuar dhe dhuruar per qytetin e lindjes nga familja Dhimiter Borja, ne vitin 2003. Ky eshte nje muze oriental, kryesisht me vepra arti nga vendet ne te cilat ka qene vete dhuruesi.

VARRET E SELCES
Gjenden 40 km larg Pogradecit, ne zonen malore te Mokres, ne Selcen e Poshme. Selca u themelua ne shekullin e VI p.e.r, u fuqizua ne shekullin IV-III, kur u ndertuan muret, qe rrethonin nje siperfaqe prej tre hektaresh. Lulezimi i kesaj zone u rrit mjaft ndjeshem me ndertimin e rruges Egnatia. Selca ndodhet pergjate kesaj rruge, qe lidhte luginen e siperme te Devollit me vendbanimet e koloneve greke. Ne kete siperfaqe jane zbuluar 5 varre monumentale mbreselenese, qe i perkasin kesaj periudhe, te ndertuara nga fundi i shekullit IV B.C te cilat jane unikale ne Europe per nga aplikimi i tyre.

Kater nga keto varre jane gdhendur si tunele ne shkemb dhe njeri eshte i rrethuar me blloqe katerkendore guri. Brendesia e varreve perbehet prej nje paradhome dhe dhomes se varrimit, me nje shtrat prej guri per trupin dhe rafte per paisjen e varrimit. Mbi varret eshte nje shesh orkestre, per ceremonit e varrimit. Pergjithesisht ndertimi i vareve eshte nje ndertim me ndikim te forte Helenistik, duke perdorur harkun qe ndoshta eshte bere sipas monumenteve helenistike.

BAZELIKA KRISTIANE E LINIT
Bazelika kristiane ne fshatin Lin dhe mozaiku i ndodhur atje datojne ne shekullin e VI dhe VII te eres se re. Ato jane veper e kultures Bizantine. Ky mozaik ndodhet ne gadishullin e Linit 22 km. larg qytetit te Pogradecit dhe perben nje objekt te vizitueshem dhe mjaft interesant.

“VIA EGNATIA”
Ka qenë një nga rrugët më të rëndësishme të Perandorisë Romake, me dy degët që niseshin njëra nga Durresi dhe tjetra nga Apollonia, në bregdetin Adriatik përmes Shqipërisë në Liqenin e Ohrit dhe pastaj nga Maqedonia deri në Kostantinopol. Kjo rrugë e lashtë tregtare e ushtarake ndiqte luginën e lumit Shkumbin nëpër Shqipërinë Qëndrore. Në kohën e sotme kanë ngelur shumë pak pjesë të saj, herë pas here copa kalldrëmesh, të cilat tregojnë për mbetjet të kulturës romake e bizantine. Në pjesën jugperëndimore duken pjesë të ndikimit të kulturës së lashtë greke.

KALAJA ELBASANIT
Kjo kala së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindertimit nga Mehmeti i II, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e “Via Egnatia” që kalon përmes saj.

Hamami i Sinan Pashës qe ndodhet brenda mureve të kështjellës, ështe i ruajtur shumë mirë dhe është ndërtuar në fillim të shekullit XIX.

STATUJA E LUFTETARIT KOMBËTAR ( KORCË)
Nga viti 1906 – 1912 patriotët korcarë u organizuan dhe morën pjesë për clirimin e vendit nga pushtuesit osmanë. Skulptori i shquar shqiptar Odhise Paskali, e përjetësoi veprën e tyre me një monument kushtuar Luftëtarit Kombëtar që zbret nga mali ne vitin 1933. Monumenti ndodhet ne qender te qytetit dhe njihet si “Statuja e Luftetarit Kombetar”.

LËNDINA E LOTËVE (KORCË)
Gjendet ne qytetin e Korces, rrugës që të con për në Bilisht. Nga kjo lëndinë lotësh, njerëzit shikonin me hidhërim landonet apo karrocat, qiraxhinjtë me kafshët e tyre, karvanet e kurbetit, sic i quanin atëherë që rrëmbenin nga gjiri i vatrave të qytetit dhe fshatit qindra e mijëra të rinj, për t’i larguar nga familjet dhe vendi për të shitur forcën e krahut gjetke.

VARREZART E USHTARËVE FRANCEZË TË LUFTËS SË I BOTËRORE (KORCË)
Jane ne te dale te qytetit te Korces dhe ne kujtim te ushtareve franceze te rene ne Shqiperi gjate Luftes se Pare Boterore.

HAMAMI I SHEK XVI (ELBASAN)
Hamami i Pazarit, ndodhet ne Elbasan. Eshtë ndërtuar në shek XVI dhe është i ruajtur mire. Catinë e ka prej vargu kupolash të vogla konike të mbuluara me rrasa guri. Përtej portës prej druri është një strukturë e mëvonshme që u ndërtua mbi banjat ekzistuse, si një dhomë shtesë për veshje dhe për ndenje. Ndërtesa e vjetër ndodhet pak më tutje nga rruga. Është një strukturë katërkëndëshe që ka dhoma të nxehta dhe të ftohta. Ky hamam u rindërtua në vitin 1874, ka 8 dritare dhe një xhami mjaft të dëgjuar Osmane.

KISHAT E VALESHIT DHE SELCANIT
Ndodhen gjithshtu ne krahinen e Shpatit , perpara mberritjes ne Gjinar. Ketu ndodhen dy kasha mesjatere ku ruhen afreske te pikturuara nga ikonografi I shquar ishek XVIII Kostandin Shpataraku. Kjo krahine eshte gjithashtu edhe vendlindja e tij.

3,765 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Korca

| Shqipëri, Shqipëria Lindore, Turizëm | 12 June 2011

Përsa i përket tërësisë së gjithanshme të aspektit të zhvillimit, Korça është kryeqendra e Shqipërisë Juglindore, me histori, e traditë të pasur dhe me arsim e kulturë të zhvilluar. Si trevë, ky qytet është banuar qysh në kohët më të lashta dhe për më tepër ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për shtrirjen e kishës bizantine në Shqipëri.

Gjetjet e periudhës së neolitit dëshmojnë se vendi është vazhdimisht i banuar për rreth 6000 vjet me rradhë. Nga epoka në epokë ka patur kapërcime dhe përparime të ndjeshme kulturore. Territori ku ndodhet sot qyteti shtrihet mbi nje vendbanim Ilir, i cili mendohet të ketë lidhje me kulturen e Barçit (zonë pranë Korçës, ku janë gjetur tomba të periudhës Ilire).

Në historinë e erës së re, Korça përmendet për herë të parë në shekullin e XV, kur u themelua si qytet dhe u zhvillua më tej si qendër tregtare dhe artizanale. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX qyteti i Korçës u shëndrua në qendrën më të madhe ekonomike, tregtare, e kulturore të vendit, si një urë lidhëse ndërmjet kulturës lindore dhe asaj perëndimore dhe portit të Selanikut e atij të Durrësit.

Edhe në ditët e sotme Korça përfaqëson një prej qyteteve më të këndshme dhe me kulturë qytetare të Shqiperisë. Gjatë një vizite në këtë qytet mund të vizitoni Katedralen Orthodokse ( më e madhja në Shqipëri), lagjet e banuara midis bulevardeve “Shën Gjergj” dhe “Republika”, të cilat ruajnë brenda tyre rrugicat tipike të shtruara me kalldrëm, muzeun e artit mesjetar shqiptar, si dhe pazarin e vjetër të Korçës që ka qënë një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Ballkanit.

Gjithashtu Korça është veçanërisht e shquar për këngët e saj karakteristike, të njohura ndryshe, si “serenatat korçare”, të cilat shoqërohen me kitarë. Një ndër aktivitetet më të bukura të qytetit të Korçës janë edhe ditët e organizmit të karnavaleve. Organizimi i kësaj feste njihet si një ndër më tipiket e këtij lloji në vend dhe zakonisht festohet në prag të festës së Pashkëve Ortodokse

Zonat rreth qytetit ofrojne gjithashtu shume për vizitorin. Kështu pak kilometra larg qytetit gjenden pikat malore të Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit, Boboshticës, Parku Kombëtar i Bozdovecit etj

2,681 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Elbasan

| Shqipëri, Shqipëria Lindore, Turizëm | 12 June 2011

Ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë dhe përcaktohet si qyteti i tretë i vendit për nga madhësia. Ai gjendet në një distancë prej 54 km larg nga kryeqyteti dhe 82 km nga porti kryesor i Durrësit. Që nga thellësia e kohërave Elbasani ka qenë një vendbanim i lashtë i ndodhur në kryqëzimin e rrugëve perëndim –lindje dhe veri – jug. I njohur fillimisht me emrin “Skampa”, shek II i e.s, ka qenë stacioni i parë i rëndësishëm pas qytetit të Durrësit në rrugën e famshme romake “Via Egnatia”. Më vonë emërtimi ndryshoi në Hiskampis dhe në vitin 509 u shfaq si qendër peshkopate. Vendbanimi i vjetër u rrënua nga dyndjet e barbarëve dhe në shekullin e XV u rishfaq me emrin Valmi.

Në vitin 1466 Sulltan Mehmeti i II duke mos arritur të marë kalanë e Krujës në luftën me Skënderbeun, e vendosi ushtrinë e tij në fushën e Elbasanit dhe rindërtoi kalanë, si dhe muret e qytetit duke e quajtur atë “ ILBASAN” ( vend që sundon).

Elbasani i rindërtuar filloi të popullohej me shpejtësi dhe në shekullin e XVI u kthye në qendër sanxhaku, sipas ndarjes administrative të perandorisë Otomane. Përgjatë historisë së tij Elbasani luajti një rol të rëndësishëm në arsimimin e kombit shqiptar dhe në vitin 1909 u arrit krijimi i të parës shkollë të mesme shqiptare e emërtuar “ Normalja e Elbasanit” . Nga kjo krahinë janë ikonografët e famshëm shqiptar Onufri dhe Kostandin Shpataraku, si dhe linguisti mjaft i shquar i gjuhës shqipe në shekullin e XIX, Kostandin Kristoforidhi.

Objektet më të rëndësishme për tu vizituar në qytet janë kalaja (shih Kalate), xhamia e Nazireshës shek XVII ( është rast i rrallë mbasi është një xhami me emër gruaje), hamami i shekullit të XVI, kisha e Shën Mërisë në kala, muzeu Etnografik , kulla e sahatit etj.

Rreth 4 km larg nga qyteti i Elbasanit ndodhet manastiri i Shën Gjon Vladimirit, i ndërtuar në atë vend nga princi shqiptar Karl Topia, në vitin 1382. Në këtë manastir ndodhet edhe varri i princit Karl Topia. Prane qytetit ndodhen lixhat e famshme të njohura që prej periudhes romake, të cilat shquhen për vetitë kuruese të ujrave termale

3,262 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Ardenica

| Shqipëri, Shqipëria Qendrore, Turizëm | 12 June 2011

Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konaket që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri vajit, furra, stalla, etj. Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apollonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit Bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët.

Mjediset që përbëjnë këtë kishë janë: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatësh, ku në fund u bashkangjitet këmbanorja e lartë 24 m. Në anën jugore ndodhet portiku i hapur i ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosi përbëhehet nga tre pjesë, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anë të ikonostasit. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri, e cila përfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit. Në vitin 1743, me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese, përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë.

Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m. Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë muri gjysmërrethor, e cila e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me harkë guri, ndërsa pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.

1,678 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Trashegimia Natyrore e Shqipërisë

| Shqipëri, Shqipëria Qendrore, Turizëm | 11 June 2011

ZONA MALORE E POCEMIT( VJOSE-MALAKASTER)
Gjendet pranë lumit Vjosë me sipërfaqe 2.5 km2, e gjelbër dhe e pyllëzuar me drurë të mëdhenj, kryesisht rrepe, shelgje, ilqe, etj dhe me burime uji të pashtershëm në dimër dhe verë. Në këtë zonë janë ngritur dhe disa lokale karakteristike. Kjo zonë ndodhet 4-5 km larg rrugës nacionale Ballsh-Tepelenë në jug të qytetit të Ballshit.
Në këtë zonë gjendet një monument natyre “Rrapi i Vodicës” ( Komuna Kute). Eshtë një rrap madhështor, në hije të të cilit janë dy burime me ujë të ftohtë, ndodhet diku midis fshatit Symiz dhe Drizar. Përreth ka pyll me dafina e shumëllojshmëri drurësh të tjerë. Rruga që të çon në këtë mrekulli është e pa asfaltuar. Ndodhet 2-3 km larg rrugës nacionale Ballsh-Tepelenë.

Eshte një rrap madhështor, në hije të të cilit janë dy burime me ujë të ftohtë, ndodhet diku midis fshatit Symiz dhe Drizar. Përreth ka pyll me dafina e shumëllojshmëri drurësh të tjerë. Rruga që të çon në këtë mrekulli është e pa asfaltuar. Ndodhet 2-3 km larg rrugës nacionale Ballsh-Tepelenë.

Shpella e Lakuriqit
Eshtë një shpellë e pafundme, e cila nuk është eksploruar, është shumë e hershme, nuk frekuentohet. Ndodhet në fshatin Kremenar K.Fratar, 5-6 km larg qendrës së komunës (Dames) dhe rrugës nacionale Ballsh–Tepelenë. Ofron mjaft, sidomos për të apasionuarit pas speleologjisë me format e larmishme, si stalagtide, stalagmite, etj.

MALI I TOMORRIT
Mali i Tomorrit me një sipërfaqe prej 4.000 ha, është shpallur Park Kombëtar që prej vitit 1996. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë. Gropat, shpellat e kësaj faqe kanë legjendat e tyre. Në malin e Tomorrit ka shumë pyje dhe livadhe. Në lartësinë mbi 1000 m. takohen kryesisht pyjet e ahut, ndërsa mbi lartësine 1600 m kemi pyjet e rrobullit.
Në këtë zonë ka shumë bimësi barishtore në të cilat dallohet çaji i malit në pjesën jugore të parkut. Ne Malin e Tomorrit gjenden shume kafshe te egra si ariu i murme, ujku, dhelpra, macja e eger etj. Mali Tomorit, peisazhi i larmishem, bota e pasur bimore e shtazore përbëjnë një potencial për ushtrimin e disa lloj aktivitetesh në natyrë si dhe një ekosistem të pasur dhe me mjaft vlera shkencore.

KANIONI I OSUMIT
Fillojnë në Hambull dhe përfundojnë në qytetin e Çorovodës. Kanë një gjatësi prej 15 km dhe gjerësi në fundin e vet deri në tre metra. Përfaqësojnë një bukuri unikale, të cilat duke kaluar nëpër blloqe gëlqerore kanë krijuar lugina të tipit të kanioneve. Janë nga kanionet më të bukura dhe më interesantet në Shqipëri. Ato kanë një gjatësi prej 15 km dhe gjerësi në fundin e vet, deri në tre metra. Këto kanione janë ideale për ushtrimin e sportit të rafting.

KANIONI I GRADECIT
Kanioni i Gradecit është pranë Shpellës së Pirogoshit në luginën e lumit Osum. Ky është një kanion me një gjatësi prej 4 km, shpatet e tij thikë shkojnë deri në 40 m, kurse në fundin e shtratit të lumit ka një gjerësi deri në 1,5 m. Ky kanion përshtatshme për ushtrimin e sportit të kayakeve.

SHPELLA E PIROGOSHIT
Ajo është shpella më e lartë në Shqipëri. Eshtë vendosur 450 m. mbi nivelin e detit, 3 km në verilindje të Çorovodës, në faqen veriore të kanionit të Gradecit. Shpella e Pirogoshit ka një hyrje të gjerë 12 m dhe një lartësi 4-5 m. Gjatësia e eksploruar deri tani është 1853 m. Kjo shpellë ngjall interes për vizitorët, për shkak të dy koridoreve, ai me drejtim nga lindja me gjatësi 380 m, ndërsa tjetri vazhdon më tej. Shpella është lehtësisht e kalueshme dhe në brendësi të saj mund të gjesh stalaktide dhe stalagmite. Ka vende ku terreni është i mbuluar me mikro-organizma, të cilët të krijojnë idenë, se shpella është e mbuluar nga një “tapet” i ngurtë dhe i bardhë.

3,086 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Faqja 3 of 512345