Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Në Mal të Zi, 96.000 turistë

| Mali i Zi, Turizëm | 18 July 2011

Në Malin e Zi aktualisht po qëndrojnë 96 mijë turistë, që është 7 për qind më shumë se sa në periudhën e nyejt të vitit të kaluar.

Në strukturën e turistëve, dominojnë të huajt, që janë mbë 90 mijë, njoftohet nga Organizata nacionale e turizmit të këtij vendi.

Më së shumti turistë të huaj, ose mbi 65 mijë po qëndrojnë në kapacitetet hoteliere private, 24.700 janë vendosur nëpër hotele, ndërsa rreth 6 mijë turistë janë përqendruar nëpër pushimore dhe kampe turistike.

1,780 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Në Ulqin aktualisht mbi 100 mijë pushues

| Mali i Zi, Turizëm | 11 July 2011

Mbi bazat e të gjitha parametrave vlerësuese, Ulqini jeton me mbi 100 mijë pushues jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por ka edhe turistë gjermanë, çekë, polakë, etj.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, thotë se Ulqini vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por sivjet janë kthyer edhe turistët gjermanë, çekë, polakë, etj. Ai shton se sivjet është shtuar tej mase interesimi i mysafirëve nga Bosnja, bën të ditur KosovaLive.

“Them të drejtën, për një sezon të sukseshëm, siç po konkretizohet tashmë në Ulqin, në kohën e duhur janë angazhuar të gjithë institucionet që janë ngusht të lidhura me turizmin, si qeverisja vendore, policia, shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë, Ndërmarrja komunale publike, Shtëpia e Shëndetit dhe vetë qytetarët”, potencon Hajdinaga.

Në këtë kontekst, drejtori ekzekutiv i hotelit “Mediteran”, Selatin Gjeloshi, tregon se hotelet në Ulqin janë të pajisur me gjithë komfortin e nevojshëm për të kaluar pushime të paharruara: shërbimi i kulturuar, i alternuar me kuzhinën e pasur tradicionale dhe mesdhetare.

Turistët kanë në disponim hotelet luksoze, hotelet e vogla, apartamentet e kompletuara, dhomat e mobiluara në shtëpitë private, motelet për shijen dhe buxhetin e secilit turist.

Pika e përbashkët kufitare, Mal i Zi – Shqipëri, ajo në Sukubinë – Muriqan është gjallëruar tej mase. Gjatë 24 orëve shënohen deri në 12 mijë hyrje – dalje, ose deri në 5 mijë makina.

1,387 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Hotel Mediteran Resort ne Ulqin pritet me 5 yje

| Mali i Zi, Turizëm | 23 June 2011

Njëri ndër hotelet më të njohura në Ulqin Hoteli “Mediteran”, i cili gjendet pak metra lart plazhit Rana, këto ditë kishte një numër të mjaftueshëm të turistëve kryesisht të huaj.

Ne renovim te plote hoteli me lokalitet te mrekullueshem,Hotel Mediteran, hotel ky me comfort dhe i rehatshem,gjendet ne vend me diell dhe i qet.I rregulluar ne menyre elegante dhe luksoze .Hotel Mediterani ka te gjitha permbajtet-pikat e nevojshme per nje pushim te kendshem ne Ulqin. Pishina e çelur rin ne dispozicion tere kohen per musafiret e hotelit. Hoteli ofron ambjent te veçante, rehati, ngrohtesi, mikpritje, dhe atmosfere te kendeshme. Dhomat kane dush dhe WC,tarase, TV-kabel,hyrje ne internet pa pagese. Madhesia e dhomes eshte prej deri 30 m2. Gjendet 300 metra nga plazhi i vogel kurse nje hap me teper gjindesh ne plazhat e skalicave,plazhes Ibiza etj.

Permbajtja e hotelit: holle te medha me recepsion,restorant hoteli, restorant me tarrace,parking pa pagese, A-la.carte restorant.

Oferta te pasura te sporteve te dimrit apo te veres eshte e mbushur me ngjarje sportive dhe kulturore. Ne qender te ketij qyteti te qete dhe te heshtur gjenden shume restorante dhe bare,ku mundeni te argetoheni tere naten.

Hotel Mediterani vuri ne perdorim edhe sallen e konferencave,ku pranon nje numer te madhe te vizitoreve.

Menaxheri i Hotelit “Mediteran”, tha se gjatë këtij viti presim nje numër rekord të vizitorëve. “Sezona turistike 2011 për ne si hotel do jet nje svide duke shpresuar se vera 2011 të korrim suksese të reja. Hoteli jonë ofron kushte komode për turistët. Në pesë vilat e hotelit janë 100 dhoma ku mund të akomodohen rreth 300 turistë”, tha ai.

Klientët e këtij hoteli kanë shikim të thellë kah Deti Adriatik dhe pjesën më argëtuese të Ulqinit. Hoteli ka apartamente të bukura me të gjithë infrastrukturën përcjellëse që i duhet turistëve. “Gjatë vitit do të bëhen investime në përmirësimin e kushteve dhe futjen në funksion edhe një apartament tjetër dhe do të ketë riparime të mëdha”, tha Menaxheri i Hotel “Mediteranit” biznesmeni shqiptaro-amerikan Isa Beqoviq.

T’i informojmë qytetarët se ky hotel është privatizuar para disa viteve nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Isa Beqoviq i cili ka premtuar ne televizionin e Malit te Zi (RTCG) se do të ndërtoj hotele me pesë yje, por ka ngecje në dhënien e lejes ndërtimore nga ana e pushtetit.

Hotel Mediteran ndodhet ne zemer te Ulqinit i rrethuar me pisha, vetem disa minuta ecje kembe nga plazhi i vogel. Hoteli ofron mikpritjen tradicionale balkanase me atmosferen e tij te veçante.

Hotel Mediteran disponon 100 dhoma, nga keto dhoma ne sherbimin tuaj jane dhoma dopio standarde, dhoma dopio superiore, dhoma familjare per tre, kater apo me shume persona. Dhomat jane te paisura me: ajer te kondicionuar, frigo bar, televizor me satelit, banje me dusch dhe wc, balkone me pamje spkektakulare nga deti dhe nga qyteti i Ulqinit.

Restoranti i hotelit i renovuar para pak kohesh, ju ofron nje mjedis teper relaksues dhe elegant, me nje kuzhine te zgjedhur, ku gershetohen traditat nderkombetare. Restoranti ka nje kapacitet prej 300 vendesh me hapsire te nevojshme per tu ndiere sa me komod. Hoteli posedon edhe pishine, bar, parking, salle konferencash, … etj.

Hotel Mediteran Resort

Shërbimet

• Restorant
• Bar – Kafe
• Wine – Bar
• Pishine
• Recepsion 24 ore
• Salle konferencash
• Parking

Dhomat posedojne

• TV Satelitor
• Ajer i kondicionuar
• Ngrohje per dimer
• Minibar
• Banje me dush
• Balkone

Shkarko Çmimet
getPDF Hotel Mediteran Resort ne Ulqin pritet me 5 yje

hotel mediteran ulcinj reservations Hotel Mediteran Resort ne Ulqin pritet me 5 yje Hotel Mediteran Resort ne Ulqin pritet me 5 yje

Rezervimet Online për pushimet e ardhshme në Hôtel Mediteran Ulqin mund të bëhet përmes rezervimin online sistemin në Venere.com , ose shërbimet nepermes emailit të burosë për mysafir në sales@hotel-mediteran.com .

4,758 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Potencialet turistike të Anes se Malit

| Mali i Zi, Turizëm | 23 June 2011

Vlera turistike kanë pothuaj të gjitha trevat e Ulqinit në format dhe dimensionet, varësisht nga resurset dhe shkalla e zhvillimit.Fizionomia e elementeve tërheqës të Ulqinit udhëzon qartë në rajonet malore,drejtimet e transitit turistik sikurse pika kufitare Sukubin – Muriqan, qytetet e mëdha që rrethojnë këto vise të Ulqinit dhe Shkodrës, komplekset turistike dhe pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, lokalitetet e gjuetisë dhe fshatrat turistike.


Ne etapën e parë të zhvillimit të turizmit theksi do të vihet në koncentrimin e ofertës së vendosur mirë për pjesën kryesore të kërkesës turistike ,ashtu që pjesa më e madhe e kapaciteteve të gjenden shumë afër atyre që deshirojnë të gjenden në natyrë ,të zhvillojnë alpinizëm ,të merren me gjueti dhe peshkim ,të kënaqen me vlerat kulturore si në sezonin veror dhe ate dimëror.

Në këtë mënyrë një oferte e tillë mund të kënaq klientelën e shumëllojshme në kuadër të turizmit popullor dhe pas afirmimit, më vonë do të rritej aktiviteti në tregjet më ekskluzive dhe më të ndjeshme, por me një rrezik më të vogël në investime.

Oferta kulminante turistike e Anes së Malit që përfshinë rrethin më të gjerë të kërkesës lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare janë:

1.Peizazhet masive malore të Anës së Malit ,që kanë kapacitettë madh pranimi, natyra e ruajtur ,sidomos flora pyjore dhe fauna.

2. Lartësitë malore që arrijnë mbi 1000 m me kushte të përshtatshme klimatike për zhvillimin e turizmit veror.

3. Rrjeti i qyteteve dhe vendbanimeve me ofertën e organizuar të serviseve shërbyese që lidhen me korridoret kryesore të komunikacionit ,sikurse koridori kufitar Sukubin – Muriqan,e sidomos ai si sistem hapësinor i zhvillimit të qarkullimit dinamik me (qendrat kryesore,Ulqin, Tivar dhe Shkoder).

Sistemi i atraksioneve natyrore të Anës së Malit me bukuri të veçantë si,Shasi,pamja panoramike e plazhit të madhë të Ulqinit nga bjeshkët e Anës së Malit,pasuria, shumëllojshmëria etnike dhe kulturore por edhe tërësitë e ruajtura kulturore historike dhe monumentet e veçanta, midis të cilëve ka të tillë që janë atraksione unike për një klientelë të caktuar.
Ana e Malit duhet të jetë oferta turistike e ekskursioneve në bashkpunim me hotelet private të Ulqinit dhe sidomos në bashpunim të organizuar me Organizatën turistike të Ulqinit në bazë të elementeve ekzistuese natyrore që ka si qëllim rekreacionin dhe pushimin e vazhdueshëm të turistëve.

Ana e Malit duhet të jetë epiqendra e të gjitha ecurive turistike të Ulqinit,edhe pse turizmi këtu nuk paraqet ndonjë drejtim të theksuar të zhvillimit, llogaritet në ecurinë e rëndësishme të turizmit transit dhe afarist, në bazë të sistemit të qarkullimit, të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë historike.

Ana e Malit është rajoni potencialisht më i rëndësishëm turistik i Ulqinit. Hapësirat natyrore jashtëzakonisht cilësore ,mundësitë e mëdha të pranimit të vizitorëve dhe monumentet kulturore-turistike krijojnë mundësi të pakufizuara të zhvillimit turistik Ndër vlerat me të rëndësishme duhet të theksojmë vetë masivin malor,liqenin e Shasit,liqeni i Shkodres,lumi Buna etj.
Vet rajoni i Anës së Malit duhet të shfrytëzohet për organizimin e ofertës së tërësishme turistike me një afarizëm gjatë gjithë vitit (sidomos në sezonin e verës ). Veç zhvillimit të të gjitha llojeve të sporteve në lartësi mbi 1.000 m. ofrojnë mundësi ideale për turizmin veror malor (ecja, alpinizmi) si dhe zhvillimi i turizmit shëndetësor.

Ana e Malit mund të klasifikohen në rajonet natyrore potenciale malore turistike që ofrojnë mundësi për formimin e ofertave komplete turistike që mbështeten në potencialin e jashtëzakonshëm atraktiv të masivit malor dhe fushor.

Sipas specifikave dhe karakteristikave natyrore, sidomos sipas veçorive të relievit, të shumëllojshmërisë biogjeografike të resurseve jashtëzakonisht të pasura ujore, të pasurisë së peizazheve dhe të motiveve të mjedisit.
Këtu ekzistojnë kushte të përshtatshme jo vetëm klimatike, por edhe fizikogjeografike (komplekset e gjera të pyjeve dhe të livadheve, pasuria hidrografike, bukuritë natyrore etj.) ku mund të ndërtohen sanatoriume, qendra kurimi, rekreacioni dhe qendra për përgatitjen e sportistëve në lartësitë mbidetare.

Janë të rralla malet që kanë një pasuri aq të madhe me një faunë interesante.Kjo faunë (derri i egër,dhia e egër ,pulegra e madhe,dhelpra, etj.) që kanë vlerë të madhe për rajonë.

Vendet e gjuetisë në Anë të Malit janë mjaft atraktive, por duhet të rregullohen teknikisht dhe të mbrohen, në mënyrë që të përfshihen më me sukses në zhvillimin e turizmit të gjuetisë.

Rajoni i Shasit dhe i lumit Buna janë përplot me lloje të rëndësishme peshqish që krahas bukurisë së peizazhit, ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit të peshkimit.

Nga vlerat dhe atraksionet antropogjene turistike që përbëjnë njërin nga komponentët më atraktive të ofertës turistike të Anës së Malit mund të veçojmë:

Trashëgimia e pasur dhe e shumëllojshme e monumenteve (zbulimet parahistorike), kishat mesjetare, monumentet e arkitekturës islame (xhamitë, hamamet, urat dhe hanet),pasuria etnografike dhe folklorike ,(veshja e Anës së Malit,vallet dhe këngët folklorike, zakonet tradicionale etj.).

Nevoja e shpalljes sa më të shpejtë të Liqenit të Shasit dhe gjithashtu Kalas së Shasit si park historik dhe ekologjik, buron nga fakti se dekadave të fundit seriozisht janë rrezikuar dhe i janë nënshtruar shkatërrimit dhe degradimit e devastimit të pamëshirshëm.

Duke pasur parasysh strukturën e produkteve turistike dhe tendencat dhe kërkesat e turizmit, në Anë të Malit mund te zhvillohen degë të shumta dhe te shumëllojshme te turzmit, si : turizmi dimëroro-sportiv,shëndetësor rekreativ, shëndetësoro-kurues, ekskursionist rekreativ, gjuetie, peshkimi,fshatar, alpinist, spelleturizëm, etj. Në pajtim me kërkesat ekologjike, përparësi duhet t’i epet zhvillimit të degëve selektive të turizmit, si: turizmit ekolgjik, fshatar, gjuetisë dhe të peshkimit, turizmit shëndetësor, rekreativ,alpinizmit, etj.

Karakteristika kryesore e ofertës turistike të Anës së Malit përqëndrohet në turizmin transit dhe të motorizuar, dhe të turizmit stacionar (ferial), sidomos në sezonin e verës.

Me ndërtimin e rrjetit përkatës rrugor, rrjedhat kryesore turistike shkojnë nëpër unazën primare rrugore, Ulqin – Krythë – Sukubinë – Muriqan dhe që vazhdon drejt Tiranës ose Prishtinës.

Ky rrjet komunikacioni duhet të pajiset me të gjithë serviset e nevojshëm, (motele, stacione servisi e karburantesh që veç ekzistojn, parkingje, përmbajtje argëtuese, autokampe, rrugë deri te vlerat natyrore dhe historike, etj.)

Drejtimet transite turistike janë të veçanta, janë hapësira specifike të ofertës turistike përgjatë korridoreve të rëndësishme të rrugëve vendore dhe ndërkombëtare, si në kuadër të rajoneve turistike, gjithashtu edhe si ofertë e veçantë. Sipas rëndësisë radhitën në drejtime rrugore turistike të shkallës së I he të II-të për zhvillimin e qarkullimit të turizmit turistik, rëndësi të veçantë kanë këto rrugë:

– Kroaci – Tivar – Ulqin – Krythë – Sukubin – Muriqan
– Kroaci – Tivar – Krythë – Sukubin – Muriqan

Anës së Malit i mbetet për të krijuar sa më shpejt një rrjet me 4 Qendra Informacioni Turistiko territoriale në punktet kryesore të akseve rrugore si në:

Triangli Ulqin – Krythë,(mbarimi i magjistrales tek ndërmarrja e NKP “Ulqini”,
Triangli i Krythe
Trangli Katerkollë – Sukubin – Muriqan
Triangli Shas – Katërkollë

Si Ana Malit i përqëndrohet disave kërkesave turistike operative ajo do gjejë vedin në tregun botror të turizmit tranzitor.

Ana Malit me fshatrat e veta Amull ,Bojk ,Brajsh ,Katerkollë ,Kllezna e Nalt ,Kllezna e Posht ,Draginë ,Kaliman ,Kosiq ,Kravar,Krythë, Leskovc ,Lisna Borë , Megjureç , Millë, Sukubinë ,Fraskanjel ,Shas,Shtoder,Selitë ofrojnë mundësi pa fund për turizëm rural dhe malor që vetëm duke i prekur mund ti shijosh dhe përjetosh nga afër eksperienca të paharueshme.

Shpresoj se bashkarisht, do ja arijmë qellimeve,prandaj njëherit, dhe presim kontributin e juaj,që të na shkruani sugjerimet e juaja,të na dërgoni fotografi dhe video nga Ana Malit me karakter turistikë.

Gjithë anëtarëve të vjetër dhe të rinj u dëshiroj mirëseardhje të sërishme të sinqertë në Lajme nga Ulqini dhe kyçje të menjëherëshme të talentit të juve në lëmi që u ka dhuruar zoti i madhërishëm.Mos i leni sugjerimet e juaja në fiokë.Suksese pra dhe bujrum në Sofrën tonë të madhe shumë të adhuruar.

H.B
Lajme nga Ulqini

2,914 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Ulqinit i kthehet turizmi ndërkombëtar

| Mali i Zi, Turizëm | 23 June 2011

Qyteti i Ulqinit edhe sivjet është përgatitur për pritjen e turistëve. Udhëheqësit e këtij qyteti thonë se presin njërin nga sezonet më të suksesshme turistike gjatë viteve të fundit.

Pushuesit të cilët tani më kanë arritur në plazhet e këtij qyteti, shprehen përgjithsisht të kënaqur me pritjen dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

“Është hera e parë që vi dhe më ka lënë përshtypje shumë të mira dhe të jashtzakonshme, është vend turistik i mire, edhe mbrëmja rinore, kam qenë e kënaqur me të gjitha dhe besoj se do ta vizitoj edhe viteve të tjera”.

Kjo është Mimoza nga Gjilani e cila për herë të para ka ardhë në Ulqin për pushime. Ajo thotë se është mahnitur me bukurinë dhe mikëpritjen e ulqinakëve. Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, rrëfen se numri i turistëve gjatë qershorit është sinjal se sivjet do të jetë sezoni më i suksesshëm turistik, jo vetëm për Ulqinin, por në përgjithsi për Malin e Zi.

“Për fat të keq të të tjerëve që nuk i gëzohem, sepse atje ka probleme stabiliteti dhe sigurie dhe për fatin e mirë të Malit të Zi është shënuar rritje e numrit të turistëve”, thotë Hajdinaga.

Hajdinaga tregon me kënaqësi për bukurinë e plazheve të Ulqinit, për objektet hoteliere dhe të tjera qofshin në sektorin publik apo privat. Jeta e gjallë kulturore dhe e natës, aktivitete të shumta të organizuara për rininë dhe mikëpritja janë vetëm disa nga elementet e ofertës së Ulqinit për vizitorët. Dhe, ata kanë filluar të arrijnë në numër të madh. Janë nga vende nga më të ndryshmet. Përveç shqiptarëve, këto vite, Ulqini, ka tërhequr edhe turistë nga Gjermania, Çekia, Polonia, Hungaria dhe vendet tjera.

“Kemi arrit t’i kthejmë turistët nga Bosnja të cilët ka që 20 vjet nuk kanë qenë në Ulqin, kanë pasë një bllokadë të plotë. Pas kosovarëve, vjet numri më i madh i turistëve ka qenë nga Bosnja. Sivjet kemi arrit t’i kthejmë gjermanët, çekët ,rusët, polakët dhe hungarezët”, thotë Hajdinaga.

Sivjet kemi një ofertë më të mirë se në të kaluarën. Sivjet janë hapur katër hotele apo gjithsejt janë 23 hotele. Këto hotele janë me tre e katër yje. Sa i përket akomodimeve private punohet zellshëm në këtë drejtim dhe ato ngriten nga viti në vit”, theksoi Rexha.

Plazhet e Ulqinit plotësojnë standardet dhe cilësinë e kërkuar. Disa prej tyre mbajnë shtatë flamuj- dëshmi e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër edhe pronarët e hoteleve, restoranteve dhe objekteve individuale thonë se janë të përgatitur të presin turistët në mënyrë miradie. Pronari i plazhit Copakabana, Preng Shkreli, thotë se ai është përgatitur me të gjitha kapacitetet për të pritur turistë nga Kosova dhe viset tjera të rajonit, por edhe me çmimet më të favorshme.

“Absolutisht nuk kemi lëviz me çmime. Jemi marrë vesh edhe me plazhista të tjerë që t’i kemi çmimet e njëjta”, tha Shkreli.

Edhe klubi Safari ka bërë përgatitjet për të mirëpritur turistët. Pronari Zef Delici thotë se ai është përgatitur si kurrë me parë për të pritur pushues nga Kosova.

“Si kurrë jam përgatitur sivjet, presim mysafirët e Kosovës. I thërrasim se janë në shtëpi të vet”, thotë Delici.

Klima e favorshme, dhjetëra kilometra plazh me rërën shëruese të gërshetuara me mundësitë e shumta për argëtim, e bëjnë Ulqinin vend tërheqës, qoftë për dikënd si Mimoza, që ndodhet atje për herë të parë, e qoftë për secilin, që për vite të tëra shijon pushimet atje.

1,746 shikime gjithsej, 1 shikime sot