Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Rritet transiti i mallrave serbe përmes Maqedonisë

| Ekonomi, Kosovë, Maqedoni, Rajon | 7 August 2011

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonia kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë euro. Pas ndalesës së mallrave serbe nga Serbia në Kosovë për tre herë është rritur transiti i mallrave përmes Maqedonisë. Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se brenda një periudhe dhjetë ditore nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonia kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë euro., transmeton INA. Gjithashtu sipas kësaj drejtorie, është rritur edhe numri i kompanive të huaja që po hapin përfaqësitë e tyre në Maqedoni dhe se konfirmohet se shumica prej tyre janë kompani serbe. “Nuk po rritet vetëm numri i dërgesave, por po rritet edhe pesha e mallrave që po kalojnë transit përmes Maqedonisë. Përveç derivateve të naftës, gazit, autopjesëve, gjatë periudhës së fundit është rritur edhe transitimi i ushqimeve, prodhimeve bujqësore”, deklaroi drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov./ kosova sot

811 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Serbia e humb tregun e Kosovës

| Ekonomi, Kosovë, Rajon | 7 August 2011

Vetëm brenda një jave pas ndalimit të importit të mallrave nga Serbia, importuesit kosovarë kanë arritur të gjejnë rrugë të tjera të importi. Shumica e produkteve, të cilat deri para datës 25 korrik ishin importuar nga Serbia, kanë arritur të zëvendësohen kryesisht nga shtetet fqinje, si: Maqedonia, Shqipëria, pastaj Sllovenia, Kroacia, Turqia etj. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se rreth 40,404,871.55 kilogramë mallra me një bazë doganore prej 20,929,013.47 eurove. “Të gjithë këta janë artikuj, të cilët kanë dominuar në import gjatë 6-mujorit të parë 2011 nga Serbia, por tani artikujt e njëjtë të importuar nga vendet tjera” ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. Deri më tani Kosova më së shumti ka importuar drithëra nga shteti serb, mirëpo të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se ky mall tashmë ka filluar të importohet nga shteti fqinje, si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria etj./ kosova sot

1,039 shikime gjithsej, 1 shikime sot