
Kancelarja Angela Merkel është shprehur plot besim për një rritje të mëtejshme të ekonomisë në Gjermani pavarësisht ngadalësimit të vrullit të saj në tremujorin e dytë të këtij viti. Luhatjet e tremujorit nuk duhen mbivlerësuar, tha Merkel në Paris. Më parë Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden kishte bërë të ditur se produkti i brendshëm bruto midis prillit dhe qershorit ishte rritur në krahasim me tremujorin e parë vetëm me 0,1 përqind. Njëkohësisht, staticienët korrigjuan rezultatin për tremujorin e parë, nga 1,5% në 1,3%. Si shkaqe për rënien e dinamikës shihen kriza shtetërore e borxheve në eurozonë dhe koniuktura e dobët në SHBA. /bota sot








