Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Tokio, me kufizime të energjisë elektrike

| Botë, Ekonomi | 23 August 2011

Ekonomia japoneze u godit rëndë nga tërmeti i fuqishëm i muajit mars, i cili u pasua nga dy goditje të tjera shkatërrimtare, cunami dhe kriza në centralin bërthamor të Fukushimës. Kjo situatë pati ndikim të madh në ekonominë vendase. Drejtuesit e industrisë japoneze besojnë se përpjekjet për rindërtim do të nxisin kërkesën e tregut në muajt në vazhdim.

Vera është edhe më mbytëse këtë vit në Tokio. Mungesa e energjisë elektrike sjell mos vënien në punë të kondicionerëve. Ndërsa temperaturat shkojnë mbi 30 gradë celsius, drejtuesit kanë urdhër që punonjësit mos të veshin xhaketat dhe kollaret.

Kompanive dhe kryefamiljarëve u është kërkuara që të shkurtojnë konsumin e energjisë elektrike me 15%. Të dhënat e fundit tregojnë se japonezët po i përmbahen kësaj thirrjeje pasi kërkesa e deritanishme për energji është luhatur në 88 për qind të ofertës energjetike.

“Në kompaninë time, po përpiqen të shkurtojnë konsumin e energjisë 30% jo vetëm 15 %. Kondicionerët janë fikur, dritat shfrytëzohen pak, dhe madje edhe në kohën e pushimit të drekës ato nuk ndizen”.

“Ndikimi i tërmetit bëri që ekonomia japoneze të bjerë. Por Tohoku po e rimerr veten gradualisht dhe ekonomia e kaloi momentin më të keq. Ne kemi një moment të vështirë për shkak të vlerës së jenit, por mendoj se gjërat dalëngadalë do të rregullohen”.

Mbas ngjarjes në reaktorin e Fukushimës, 38 reaktorë të tjerë u hoqën nga puna, duke iu nënshtruar provave për aftësinë e tyre në lidhje me fatkeqësitë natyrore.

E gjithë kjo së bashku me dëmin që solli cunami, kanë goditur rëndë biznesin.

Prodhuesi gjigant i makinave Tojota, ka njoftuar se ka humbur 1.4 miliardë dollarë gjatë 3 mujorit pas tërmetit.

Gjithsesi zëdhënësi i kompanisë thotë se pamja e përgjithshme është pozitive.

“Në muajin mars ne nuk prodhuam asnjë makinë. Ndërsa tani jo vetëm që rikthyem pak a shumë në nivelin që gjendej përpara se të ndodhte tërmeti të gjithë kapacitetin e uzinës, por muajin që vjen ne do të shkojmë edhe më tej me objektivat tona”.

Tojota dhe kompani të tjera makinash mbyllen të enjten dhe të premten në vend të ditëve të fundjavës për të ndihmuar balancimin e kërkesës për energji.

Tojota ka njoftuar planet për hapjen e një uzine të re në Tohoku, rajoni i goditur nga cunami.

“Ky plan është shumë i madh kështu që ne do të ndërtojmë uzinën e plotë e cila do të prodhojë pjesët e këmbimit e deri tek makina komplet. Tohoku ka qenë shumë i mirë me ne për sa i përket etikës së punës dhe forcës punëtore, kemi njohur njerëz shumë punëtorë, me aftësi të larta dhe kjo është një nga arsyet që kemi arritur ta rimarrim veten”.

Ekonomia japoneze, e tkurrur prej 3.5 përqind gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka rihyrë në recesin.

Ka shpresa për rimëkëmbje bazuar tek kërkesa për rindërtime. Rrjetet furnizuese po riparohen. Porti i Sendait, i shkatërruar nga cunami, sërish mirëpret anije nga Paqësori.

Por disa analistë nuk besojnë në rimëkëmbje, duke nënvizuar qeverisjen e dobët dhe forcimin e monedhës jen si faktorë negativë.

Frika e rrezatimit nga rrjedhja radioaktive në Fukishima ka bërë që si qeveria e Japonisë dhe qeveri të tjera të huaja të ndalojnë shitjen e prodhimeve ushqimore nga ky rajon.

Ndërkaq Tokioja qyteti i së ardhmes siç quhet rëndom, është e detyruar që t’i mbijetojë kufizimeve elektrike – një situatë kjo e cila sipas drejtuesve të këtij sektori mund të vazhdojë deri vitin e ardhshëm./bota sot

742 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Bajden përpiqet të sigurojë udhëheqësit kinezë

| Botë, Ekonomi | 20 August 2011

Udhëheqësit kinezë shprehën besimin në ekonominë amerikane të rënduar nga borxhi, një çështje e rëndësishme kjo sepse Pekini është kreditori më i madh i huaj i Uashingtonit. Ata e bënë këtë vlerësim pozitiv sot, në ditën e dytë të bisedimeve me nënpresidentin amerikan Xho Bajden.

Nënpresidenti Bajden u përpoq të sigurojë udhëheqësit kinezë se borxhi prej 1,2 trilion dollarësh, që Thesari amerikan i ka Kinës, është i sigurt, ndërkohë që të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për rigjallërimin e rritjes ekonomike globale.

Vizita e Bajdenit është errësuar nga pasiguria ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe ankthi i Pekinit lidhur me sigurinë e aseteve kineze në Amerikë. Nënpresidenti amerikan u takua sot me Presidentin kinez Hu Jintao.

“Për të kaluar direkt në temë, Presidenti Obama më kërkoi të vija në Pekin e të takohem me ju për të riafirmuar angazhimin tonë absolut dhe të plotë për një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme pozitive me Kinën”, i tha Bajden presidentit kinez.

Biden u takua gjithashtu me Kryeministrin Wen Jiabao, i cili tha se Kina ka “besim të plotë”, se Shtetet e Bashkuara do ta rikthejnë ekonominë e tyre në rrugën e rritjes së shëndetshme”.

Udhëheqësit kinezë e kanë përsëritur këtë optimizëm gjatë gjithë vizitës së Bidenit, duke u përpjekur të qetësojnë tregjet globale.

Të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit amerikano-kinez për rigjallërimin e rritjes ekonomike botërore, duke theksuar lidhjet e shumta tregtare dhe të investimeve mes dy ekonomive më të mëdha të botës pavarësisht nga tensionet për të drejtat e njeriut, Tajvanin dhe çështje të tjera.

Pekini është kreditori më i madh i huaj i Uashingtonit dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve amerikanë të mos ndërmarrin hapa që mund të dëmtojnë vlerën e dollarit e bashkë me të edhe borxhin që Kina u ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës./bota sot

842 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Kina beson në ekonominë e Amerikës

| Botë, Ekonomi | 20 August 2011

Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping ka shprehu besimin e tij në ekonominë e Amerikës dhe ka deklaruar se të dy vendet nuk duhet t’i politizojnë çështjet tregtare.

Jimping i cili pritet të jetë president i ardhshëm i Kinës, këtë deklaratë e ka dhënë pas një takimi që ka pasur me homologun e tij amerikan Xho Bajden, i cili është duke realizuar një vizitë në Kinë me qëllim të forcimit të reputacionin të ekonomisë amerikane.

Ndërsa, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, i ka thënë homologut kinez në takim se “mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”./bota sot

1,030 shikime gjithsej, 3 shikime sot

SHBA-Kinë: Bashkëpunimi, kyç për ekonominë globale

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, i tha homologut kinez se “mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”.

Bajden i bëri këto komente në Pekin, ku ka diskutuar planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit – një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono.

Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, kërkoi angazhim më të madh për “bartjen e përgjegjësive të përbashkëta”.

“Ne duhet të mbajmë përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo është një dëshirë e përbashkët e popullit të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të donim të punojmë me ju për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona të mëdha”, tha Jinping./ bota sot

806 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Juani kinez shënon nivel rekord

| Botë, Ekonomi | 12 August 2011

Monedha e Kinës, Juani u rrit ndjeshëm sot, duke shënuar një nivel rekord, ndërsa banka qendrore e vendit po përpiqet të marrë masa kundër inflacionit.

Monedha kineze, Juani shitej sot në tregjet monetare me vlerën e më pak se 6,4 dollarëve për herë të parë që nga rivlerësimi i saj historik 17 vjet më parë. Kjo shënon një rritje prej 3 për qind që nga janari dhe rreth 7 për qind që kur qeveria filloi të lejojë rritjen graduale të Juanit në qershor të vitit 2010.

Gazeta e përditshme “Zheminzhibao”, organi i Partisë Komuniste të Kinës, shkruante sot në faqen e saj në internet se rritja e vlerës së Juanit pritet të ndodhë me shpejtësi, ndërsa qeveria kineze përpiqet të luftojë inflacionin dhe të shmangë vërshimin e dollarëve të investuar në Kinë.

Në Uashington, Rezerva Federale bëri të ditur të martën se do t’i mbajë interesat bankare shumë pranë zeros, gjë që e bën të lehtë për investitorët të marrin hua me interesa të ulëta për t’i investuar në vend të tjera, si në Kinë, ku përqindja është më e lartë./ bota sot

970 shikime gjithsej, 2 shikime sot