Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Gjermania miraton planin për forcimin e Eurozonës

| Botë, Ekonomi | 1 September 2011

Qeveria gjermane ka miratuar planin që parasheh forcimin e Fondit për Shpëtimin e Eurozonës, çfarë paraqet hapin e parë të fuqisë më të madhe në Evropë për rimëkëmbjen e euros.

Ministri i Financave, Volfgang Shojblle, tha se me këtë hap, “Qeveria ka treguar se është e vendosur për të siguruar stabilitetin e euros”.

Propozimi i miartuar sot parasheh që me fondet e kredisë të mundësohet blerja e bonove të shtetit dhe në këtë mënyrë të mundësohet kreditimi afatshkurtër për vendet në krizë.

Plani, për të cilin është rënë dakord më 21 korrik në Bruksel, parasheh që kufiri i kredisë të rritet në 440 miliardë euro nga 250 miliardë sa është aktualisht.

Kancelarja Angela Merkel tani duhet t’i bindë skeptikët e koalicionit të saj se “masa është e arsyeshme”./bota sot

848 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ekonomia gjermane pëson stanjacion në tremujorin e dytë

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Kancelarja Angela Merkel është shprehur plot besim për një rritje të mëtejshme të ekonomisë në Gjermani pavarësisht ngadalësimit të vrullit të saj në tremujorin e dytë të këtij viti. Luhatjet e tremujorit nuk duhen mbivlerësuar, tha Merkel në Paris. Më parë Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden kishte bërë të ditur se produkti i brendshëm bruto midis prillit dhe qershorit ishte rritur në krahasim me tremujorin e parë vetëm me 0,1 përqind. Njëkohësisht, staticienët korrigjuan rezultatin për tremujorin e parë, nga 1,5% në 1,3%. Si shkaqe për rënien e dinamikës shihen kriza shtetërore e borxheve në eurozonë dhe koniuktura e dobët në SHBA. /bota sot

988 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Gjermani: Rritja ekonomike prill – qershor vetëm 0.1%

| Botë, Ekonomi | 16 August 2011

Të dhënat e reja financiare tregojnë se rritja ekonomike e Gjermanisë gati se ishte ndalur në periudhën prill – qershor të këtij viti, duke i rritur shqetësimet e investitorëve se ekonomia globale është më e ngadalshme se sa pritej.

Rritja tremujore prej vetëm 0.1% për Gjermaninë, që është ekonomia më e madhe në Evropë, ishte nën pritjet e tregjeve për 0.5% rritje dhe erdhi pas të dhënave dëshpëruese për rritje ekonomike për Francën dhe Shtetet e Bashkuara.

Ngadalësimi i ekonomisë gjermane u shpall sot, disa orë para fillimit të takimit në Paris, ndërmjet presidentit Nikolas Sarkozi, dhe kancelares Angela Merkel./bota sot

1,144 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ministri gjerman i financave Schäuble nuk pranon bonot evropiane

| Botë, Ekonomi | 16 August 2011

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble ka folur kundër vazhdimit të ndihmave për vendet e euros të goditur nga kriza. Schäuble tha për revistën “Der Spiegel” se borxhet nuk mund të kthehen në borxhe të të gjithëve dhe se nuk mund të jepet mbështetje e pakufizuar. Në vend të tyre janë duke u zhvilluar mekanizma mbështetjeje nën kushte të rrepta. Ai përjashtoi mundësinë e futjes së bonove shtetërore evropiane, sa kohë që vendet e BE-së nuk kanë politikë të përbashkët financiare. Normat e ndryshme të interesit janë të nevojshme në mënyrë që të ekzistojë mundësia e stimulimeve dhe sanksioneve, për të nxitur soliditetin e politikës financiare. Schäuble foli i sigurt, se euro nuk do të dështojë si pasojë e krizës së borxheve./bota sot

843 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Spiegel: Qeveria gjermane kundër ndihmës për Italinë

| Botë, Ekonomi | 7 August 2011

Sipas informatave të “Spiegel Online” në qeverinë gjermane ka dyshime të konsiderueshme nëse Italia e zhytur thellë në borxhe mund të stabilizohet përmes paketës evropiane të shpëtimit. Ekspertët kanë paralajmëruar se vendet partnere nuk mund të japin garanti për borxhin e përgjithshëm italian prej më shumë se 1,8 bilionë euro. Ekonomia kombëtare italiane është e madhe për tu mbështetur prandaj ajo duhet të jetë në gjendje të ndihmojë vetveten. – Banka Qendrore Evropiane do të këshillohet këtë të dielë nëse ajo do të blejë bonot shtetërore italiane./ bota sot

799 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Merkel: Të zbatohen vendimet e samitit të fundit të Euros

| Botë, Ekonomi | 7 August 2011

Si reagim ndaj përkeqësimit të krizës së borxheve dhe turbulencave në tregjet financiare, kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi zbatimin e shpejtë të vendimeve të samitit evropian të 26 korrikut. Pas një serie bisedash telefonike të Merkelit me krerët e shteteve evropiane një zëdhënës në Berlin njoftoi, se për këtë Merkel kishte mbështetjen e të gjithë bashkëbiseduesve. Merkel, e cila aktualisht po kalon pushimet në Tirolin jugor ka telefonuar ndër të tjera me presidentin francez Nikolas Sarkozy dhe kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Po ashtu edhe presidenti amerikan Barack Obama, ishte partner i bisedimeve. / bota sot

948 shikime gjithsej, 1 shikime sot