Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Barroso pesimist për recesion në Bashkimin Evropian

| Botë, Ekonomi | 5 September 2011

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se nuk beson që euro-zona është duke shkuar drejt një rënieje të dyfishtë apo drejt recesionit, ndërsa shfaqi besimin që ekonomia e Bashkimit Evropian do të vazhdojë të shënojë rritje modeste.

Këto komente kreu i ekzekutivit evropian i bëri gjatë një vizite në kryeqytetin australian Kanbera.

Barroso tha se Bashkimi Evropian dhe euro-ja janë “të fuqishëm dhe në gjendje ta marrin vetën” dhe se parashikimet e fundit të Komisionit Evropian kanë treguar që do të ketë një rritje “modeste” ekonomike në BE.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur në BE ende vazhdon të ekzistojë shqetësimi për një recesion të mundshëm pas indikacioneve për një ngadalësim ekonomik në pjesën e dytë të këtij viti./bota sot

928 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Vazhdojnë të bien aksionet e tregjeve evropiane bien

| Botë, Ekonomi | 23 August 2011

Aksionet në tregjet evropiane kanë vazhduar të bien, duke iu afruar nivelit të vlerës më të ulët në dy vjetët e fundit.

Indeksi i aksioneve më të forta evropiane FTSEurofist ka rënë në mëngjes për 0.4 për qind, pasi të premten që shkoi ka humbur 1.7 për qind të vlerës.

I njëjti ka rënë pothuajse për 16 për qind që nga fillimi i muajit, çfarë është rënia më e madhe mujore që nga viti 1999, kur edhe është themeluar.

Aksionet e kompanive të automobilave janë në mesin e atyre atë që kanë shënuar humbjet më të mëdha.

Indeksi i përgjithshëm i prodhuesve evropianë të makinave, këtë mëngjes, ka humbur 1.4 për qind të vlerës, ndërsa prodhuesi i makinave luksoze “BMW” ka rënë me 3.1 për qind./bota sot

787 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Merkel kërkon një kontroll të rreptë buxhetor nga Brukseli

| Botë, Ekonomi | 20 August 2011

Duke patur parasysh krizën e borxheve në Evropë, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur për një politikë konsekuente kursimesh dhe për kontrollin efektiv të buxheteve kombëtare nga autoritetet e BE. Ne kemi nevojë për një ligj evropian që të detyrojë shtetet të respektojnë kriteret e stabilitetit, tha kancelarja në Hameln në kongresin e Unionit Kristian Demokrat të landit të Saksonisë së Poshtme.

I nevojshëm është angazhimi i parlamenteve kombëtare, me qëllim që ato të miratojnë buxhetet e tyre para miratimit në Bruksel. Nëse ato nuk plotësojnë kriteret e paktit të stabilitetit, duhet t’i përmirësojnë, tha Merkel.

Vendosjen e obligacioneve të përbashkëta evropiane, kryetarja e qeverisë gjermane e refuzoi përsëri kategorikisht. Ky do të ishte një “kolektivizim i borxheve”, që do të çonte në të tatëpjetë./bota sot

954 shikime gjithsej, 1 shikime sot

A do të ndikojnë mbi SHBA-të problemet evropiane të borxhit?

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Shifrat e reja tregojnë se rritja ekonomike në 17 vendet që përdorin euron u ngadalësua mjaft midis muajve prill dhe qershor. Ekonomistët thonë se rritja anemike në Evropë gjatë tremujorit të dytë po i rëndon problemet e saj të borxhit. Por ekspertët thonë gjithashtu se ngadalësimi në Evropë mund të ketë pasoja të rënda edhe për ekonominë amerikane.

Shqetësimet për ngadalësimin ekonomik në Evropë shkaktuan rënien e çmimeve të aksioneve në Uoll Strit pas rritjes që zgjati tri ditë. Ekonomia gjermane, e cila shihet si motori i eurozonës, u rrit vetëm 0.1 për qind në tremujorin e dytë.

Eksperti Xhefri Sika thotë se rritja e dobët në Gjermani i komplikon më tej problemet e borxhit evropian. “Pyetja është se, nëse ekonomia gjermane ndalet, meqenëse ajo është lojtari më i fortë, si do të reagojnë lojtarët më të dobët? Unë mendoj se problemet në sistemin bankar, në bankat evropiane, sidomos në Spanjë dhe Itali, do t’i gërryejë pak nga pak këto ekonomi.”

Thirrjet për unitet më të madh ekonomik dhe politik të martën nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy nuk i zbutën dot shqetësimet.

Analisti gjerman Robert HALVER thotë se investitorët duan të dinë se çfarë kanë në plan të bëjnë tani udhëheqësit. “Në vështrimin afatgjatë gjërat duken bukur por duhet t’i kushtojmë vëmendje zgjidhjes afat shkurtër.”

Fitimet e arritura nga korporatat në Shtetet e Bashkuara ndihmuan zbuteshin disa nga shqetësimet në Uoll Strit. Por, Sika thotë se amerikanët rrezikojnë veten kur i shohin me mospërfillje problemet e Evropës.

“Edhe pse disa e ndjejnë veten mirë nga kjo mospërfillje, sa më shumë të shohin ata ndërvarësinë e bankave evropiane me ato amerikane, aq më shumë të ngjarë ka që ata të fillojnë të shqetësohen.”

Analistët thonë se nëse kriza evropiane e borxhit përhapet përtej Greqisë dhe Portugalisë, atëherë vende të tjera si Italia dhe Spanja mund të kenë probleme për të marrë hua. Normat e larta të interesit mund t’i bëjnë ato të paafta të paguajnë këstin e borxhit dhe kjo mund të çojë në një krizë tjetër bankare, duke e zhytur ekonominë globale në një recesion të ri.

Sipas Sikas, nëse udhëheqësit e Evropës nuk zgjidhin krizën e borxhit, tregjet financiare ka të ngjarë të qëndrojë në minus për pjesën tjetër të vitit.

“Unë mendoj se Evropa do të bëhet përsëri problem dhe kjo do të komplikojë më tej ngadalësimin tonë ekonomik, duke e kthyer këtë në një vit të vështirë për investitorët.”

Një numër në rritje ekspertësh po kërkojnë një Eurobond të përbashkët për eurozonën për të parandaluar normat e larta të interesit që i bënë Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën të kërkonin shpëtim financiar. Disa thonë, gjithashtu, se kjo mund të rrisë koston e huamarrjes edhe për vendet e tjera të eurozonës./bota sot

995 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Deficit i lartë tregtar

| Ekonomi, Kosovë | 18 August 2011

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, ku thuhet se deficiti tregtar ka arritur vlerën prej 925.4 milionë euro, ka ngritur shqetësim tek ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Sipas tyre, ky deficit i lartë tregtar po ndikon negativisht në trendin e rritjes ekonomike të vendit

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë shkallë të deficitit tregtar, nuk mund të vazhdohet, por duhet urgjentisht të dizajnohen politika mbështeste që e favorizojnë eksportin, dhe në të njëjtën kohë ndikojnë në zhvillimin e sektorëve ku Kosova mund të zëvendësojë importin.

“Vendet e rajonit të gjithë kanë deficit tregtar, por në një shkallë shumë të vogël, 20 deri në 30 për qind, por në rastin e Kosovës është një dallim i madh në raport të mbulimit të eksportit me import, dhe kjo ka shkaktuar telashe të mëdha pasi që pjesa më e madhe e parave të gatshme nuk janë pjesë e tregut të Kosovës, por janë pjesë e vendeve tjera ku ne importojmë”, shprehet Rukiqi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjysmën e parë të këtij viti,

eksportet shënuan normë vjetore të rritjes prej 18.6 për qind, duke arritur vlerën prej 168.1 milionë euro, ndërsa importet shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind dhe arritën vlerën prej 1.09 miliardë euro.

Sipas raportit të BQK-së, efekti i rritjes së eksporteve vazhdon të eliminohet nga rritja e importeve për sa i përket ndikimit në vlerën e bilancit tregtar, duke pasur parasysh se importet janë rreth 6.5 herë më të larta sesa importet.

Lidhur më këto të dhëna, analisti i çështjeve ekonomike Fisnik Reçica, thotë se deficiti i lartë tregtar po rrezikon qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe ky deficit i lartë tregtar ndodh për shkak të nivelit të ultë të prodhimit vendor edhe nivelit të lartë të importit i cili po vazhdon.

“Edhe pse në periudhën e fundit, sipas raportit të BQK-së ka pasur një ngritje të raportit eksport – import, mirëpo ky raport është i vogël për shkak të rritjes së konsumit. Mendoj se stimulimi i prodhimeve vendore në radhë të parë, që besoj se duhet bërë tek procesimi i produkteve ushqimore të cilët pastaj do të stimulonin edhe prodhimet tjera vendore dhe lëndën e parë sidomos në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe hortikulturës, të cilat mandej do të ndikonin në zhvillimin e bizneseve vendore”, thekson Reçica.

Masat e reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë, sipas Fisnik Reçicës do të kenë ndikuar në uljen e deficitit tregtar, për arsye, siç thotë ai, është rritur prodhimi vendor, dhe ky prodhim do të balancon deficitin tregtar.

Por, Reçica thekson se deficiti tregtar aktual i cili është deri në 90 për qind është vështirë të ulet.

“Raporti, import me eksport do të ulet aq sa mundet të ulet, për shkak se kapacitetet e prodhimeve në Kosovë janë të kufizuara. Fillimisht duhet të shkohet me zëvendësim të importit. Ky zëvendësim i importit do ta ulë nivelin e deficitit mandej gjitha ato mjete që hyjnë nga jashtë si dërgesat nga bashkatdhetarët apo mjete tjera që vinë nga jashtë, do të mbeteshin brenda , për shkak se deri më tani ashtu si hynë brenda dalin jashtë përmes mallrave të importit”, thekson Reçica.

Ekspertët e ekonomisë thonë se instrumente që janë përdorur në 10 vjetët e fundit të pas luftës për stimulimin e bizneseve vendore është i vogël.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se autoritetet kosovare duhet të mendojnë forma tjera pro-aktive në përkrahjen e bizneseve.

Duhet gjetur politika në nxitjen e eksportit, në nxitjen e prodhimit Tani është një moment i ri në Kosovë, sidomos pas ri-dizajnimit të raporteve tregtare me vendet e rajonit duke pasur parasysh reciprocitetin që po zbatohet me Serbinë dhe Bosnjën. Serbia ka qenë një ekspertues i madh në Kosovë dhje kjo ka krijuar një zbrazëtirë të madhe, dhe kjo zbrazëtirë duhet të plotësohet me produktet vendit”, shprehet Rukiqi.

Struktura e eksporteve të Kosovës vazhdon të dominohet nga metalet bazë, të cilat përbëjnë 63.6 për qind të gjithsej eksporteve të Kosovës.

Deri në fund të qershorit 2011, eksporti i metaleve bazë shënoi rritje vjetore prej 16.9 për qind. Një kategori tjetër me pjesëmarrje më të theksuar në gjithsej eksportet janë edhe produktet minerale, të cilat përbëjnë 11.7 për qind të gjithsej eksporteve.

Deri në qershor 2011, Kosova importoi mallra në vlerë prej 1.09 miliardë euro krahasuar me 938.8 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak./nota sot

1,157 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Dy miliardë franga për ekonominë zvicerane

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Këshilli Federal zviceran ka prezantuar të mërkurën një plan veprimi për të dobësuar valutën shtetërore.

Me këtë veprim shteti ka paraparë të investojë 2 miliardë franga, masa këto të marra për një afatshkurtër dhe afatmesëm për të mirën e eksportit dhe turizmit. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann.

„Këshilli Federal ka marrë një hap të guximshëm“, tha ministri i ekonomisë Ammann. Detaje tjera nuk janë dhënë për këto masa të veprimit të qeverisë zvicerane. Ai ka thënë se Zvicra është në një situatë specifike ekonomike.”Ne ndihemi se me të vërtet nuk jemi në krizë. Por industria e eksportit është kërcënuar. Ne bëjmë një politikë që ky vend ti ruaj vendet e punës”, ka deklaruar Ammann.

Paketa e detajuar për të stabilizuar ekonominë zvicerane është duke u përgatitur nga një grup ekspertëve, i udhëhequr nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Paketa në fjalë do të paraqitet në Parlament gjatë sesionit të vjeshtës.

Schneider-Ammann gjithashtu ka pohuar se Këshilli Federal ka mirëpritur masat e fundit të marra nga Banka Kombëtare e Zvicrës./bota sot

962 shikime gjithsej, 1 shikime sot

BE lëvdon menaxhimin gjermano-francez të krizës

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Komisioni i BE-së ka përshëndetur konceptin gjermano-francez për stabilizimin e Eurozonës. Propozimet e paraqitura nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nicolas Sarkozy ditën e martë në Paris për një menaxhim më të mirë krizës janë një hap para dhe një kontribut politik i rëndësishëm i të dyja vendeve më të mëdha të Eurozonës, deklaruan Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso dhe Komisioneri për Fianancat Olli Rehn. Të martën kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi një takim në Paris me presidentin Nicolas Sarkozy lidhur me krizën e krijuar në Eurozonë. Të dyja vendet propozuan të ngrenë një qeveri ekonomike për Eurozonën. President i saj u propozua të bëhet për dy vjet e gjysmë presidenti i radhës i BE-së, Herman van Rompuy, bëri të ditur Sarkozi në një konferencë për shtyp së bashku me Merkelin. Të dyja vendet synojnë gjithashtu arritjen edhe të një takse për transaksionet financiare. Merkeli nga ana e saj plotësoi se kabinetet qeveritare gjermane dhe franceze në të ardhmen do të mblidhen bashkë kur të hartojnë buxhetet. “Euro-ja është e ardhmja jonë”, tha Merkeli. Për herë të parë ajo foli për një “Fond Monetar Evropian, ndërsa i refuzoi përsëri eurobondet. /bota sot

884 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ekonomia gjermane pëson stanjacion në tremujorin e dytë

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Kancelarja Angela Merkel është shprehur plot besim për një rritje të mëtejshme të ekonomisë në Gjermani pavarësisht ngadalësimit të vrullit të saj në tremujorin e dytë të këtij viti. Luhatjet e tremujorit nuk duhen mbivlerësuar, tha Merkel në Paris. Më parë Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden kishte bërë të ditur se produkti i brendshëm bruto midis prillit dhe qershorit ishte rritur në krahasim me tremujorin e parë vetëm me 0,1 përqind. Njëkohësisht, staticienët korrigjuan rezultatin për tremujorin e parë, nga 1,5% në 1,3%. Si shkaqe për rënien e dinamikës shihen kriza shtetërore e borxheve në eurozonë dhe koniuktura e dobët në SHBA. /bota sot

956 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Për shtetet e BE-së me deficite kërkohet të bllokohen paratë

| Botë, Ekonomi | 18 August 2011

Vendet deficitare midis vendeve të euros nuk do të marrin më në të ardhmen mjete strukturore nga fondet e Bashkimit Evropian. Këtë e kërkojnë presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy dhe kancelarja Angela Merkel në një letër të publikuar tani, drejtuar presidentit të radhës të BE, Herman van Rompuy. Në letër ata përmendin hollësitë e propozimit të tyre për një qeveri ekonomike për Eurozonën. Sipas letrës, do të bllokohen paratë për ato vende të euros, të cilat nuk u përmbahen rekomandimeve të BE për uljen e deficiteve. – Sarkozia dhe Merkeli u takuan dje në Paris, ku propozuan një integrim të gjerë të politikës financiare me atë ekonomike për bashkësinë monetare të Euros./bota sot

1,035 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ide të reja për shpëtim

| Botë, Ekonomi | 17 August 2011

Trysnia për t’u marrë me krizën në rritje buxhetore në eurozonë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikolla Sarkozi, kanë propozuar krijimin e një sistemi të ri të qeverisjes ekonomike në bllokun evropian. Të dy liderët gjithashtu kanë thënë se të gjitha vendet që shfrytëzojnë euron duhet të kenë buxhete të balansuara.

Presidenti francez, Nikolla Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë propozuar krijimin e një mekanizmi për të qeverisur politikat ekonomike të eurozonës.

Lideri francez ka bërë të ditur më konkretisht se për çfarë propozimesh bëhet fjalë.

“Propozimi i parë ka të bëjë me themelimin e një qeverisjeje të vërtetë ekonomike për eurozonën. Kjo qeverisje ekonomike do të përbëhet nga një këshill i udhëheqësve të shteteve dhe qeverive të euorozonës, do të mblidhet dy herë në vit dhe nëse është e domosdoshme, do të ketë edhe president me mandat prej dy vite e gjysmë”, ka thënë zoti Sarkozi.

Sipas tij, ky mekanizëm do të takohet më shpesh në kohët e krizave financiare dhe fillimisht do të kryesohet nga presidenti aktual i Bashkimit Evropian, Herman Von Rompuj.

Propozimi do t’i prezantohet zyrtarisht gjithë eurozonës në shtator dhe vjen në kohën kur analistët tërheqin vërejtjen se për mbijetesën e euros, është i domosdoshëm një integrim afat-gjatë ekonomik.

Përballë krizave financiare në Greqi dhe shqetësimeve në rritje për shëndetin ekonomik të Spanjës dhe Italisë, të dy liderët kanë propozuar gjithashtu që të gjitha vendet që përdorin valutën e përbashkët monetare të kenë buxhete detyrimisht të balancuara.

“Gjithashtu propozojmë që 17 vendet anëtare të eurozonës të adoptojnë një rregull të artë para ose gjatë verës së vitit 2012, nëpërmjet të të cilit do të përshkruhej në kushtetutat e të 17 vendeve anëtare se ligjet e tyre financiare duhet të jenë në një vijë me buxhetet e balancuara”, ka shpjeguar presidenti francez.

Propozimet e përbashkëta franko-gjermane kanë për synim t’ua dëshmojnë investitorëve dhe publikut dyshues evropian se dy vendet më të mëdha të zonës evropiane janë vënë në mbrojtje të euros.

Këtë synim e ka bërë të qartë edhe kancelarja gjermane.

“Gjermania dhe Franca ndihen absolutisht të detyruara të forcojnë euron si valutën tonë të përbashkët dhe ta zhvillojnë edhe më tej. Është tërësisht e qartë se për të ndodhur një gjë e këtillë, na duhet një marrëdhënie më e fuqishme e politikave financiare dhe ekonomike në eurozonë”, ka thënë zonja Merkel.

Disa ekonomistë megjithatë shpejtuan të shprehin dyshimet e tyre mbi zbatueshmërinë e këtyre propozimeve, duke vënë në pah se qeveritë e vendeve anëtare të BE-së mund të mos kenë vullnet për të dorëzuar të drejtën që kanë mbi politikat buxhetore të vendeve të tyre.

Merkel dhe Sarkozi janë gjetur nën trysninë e publikut për të dalë me ide të reja në rivendosjen e besimit në tregun financiar, që prej fillimit të trazirave në këtë treg, para një viti e gjysmë.

Të dhënat nga Bashkimi Evropian flasin se në tre muajt e fundit, rritja ekonomike në eurozonën 17 anëtarëshe kishte zmbrapsje në 0.2 për qind, nga 0.8 për qind sa ishte shënuar në çerekun e parë të këtij viti./bota sot

937 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Faqja 1 of 212