Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Bien tregjet e aksioneve në Azi

| Botë, Ekonomi | 20 August 2011

Tregjet e aksioneve në Azi kanë rënë sot. Ekziston frika se tregjet ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë mund të rrëshqasin në një recesion të ri.

Indeksi japonez Nikkei ka rënë më shumë se dy për qind pas hapjes, ndërsa tregjet në Korenë e Jugut dhe Australi po ashtu kanë rënë.

Kurse, treguesit në Londër, Paris dhe Frankfurt po ashtu flasin për humbje të konsiderueshme.

Duke reflektuar shqetësime rreth një ngadalësimi ekonomik, çmimi i naftës ka rënë ndërsa, çmimi i arit është rritur./bota sot

1,079 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Katër vende të BE-së vendosën masa ndalimi në tregun e aksioneve

| Botë, Ekonomi | 12 August 2011

Franca, Italia, Spanja dhe Belgjika vendosën masa kufizuese për një kategori të caktuar transaksionesh ne bursë. Njoftimin e bëri të enjten agjencia që mbikëqyr tregjet e aksioneve të Bashkimit Evropian (BE) pas dy ditë luhatjesh të mëdha të bursave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu shkëmbyesit e aksioneve në bursë që të mos përhapin njoftime spekulative me synim për të fituar nga shitblerjet e aksioneve.

Kufizimet kanë të bëjnë me bastet që vënë shkëmbyesit në bursë mbi ngritjen apo uljen e vlerës së aksioneve të një firme të caktuar. Kritikët thonë se kjo kategori transaksionesh është një nga arsyet e luhatjeve të mëdha që kanë përfshirë tregjet.

Të martën e ardhshme presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen në Paris për të diskutuar mbi disa propozime për forcimin e strukturave financiare në 17 vendet e eurozonës.

Dy udhëheqësit synojnë të dalin me një propozim për të stabilizuar tregjet financiare të Evropës./ bota sot

1,016 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Frangu zviceran i afrohet euros

| Botë, Ekonomi | 11 August 2011

Me gjithë masat e Qeverisë dhe të Bankës Kombëtare në Bernë, frangu zviceran ka vazhduar të shënojë rritje, krahasuar me euron dhe dollarin. Të mërkurën, një euro ka pasur vlerën 1,04 frang, ndërsa një dollar ka pasur vlerën 0,73 frang. Rritja e frangut ka ardhur si rezultat i blerjes së frangut nga investitorët pas rënies së aksioneve në bursat botërore dhe nga frika e krizës së re financiare në disa shtete të Evropës, raportojnë mediet botërore. Ekspertët thonë se janë shtuar gjasat që valuta zvicerane të arrijë euron që është ulje rekorde ndaj valutës së Zvicrës.

Tregjet e aksioneve në mbarë botën ishin të shqetësuara nga humbjet e mëdha në tregjet evropiane pas kërcënimeve nga një recesion i madh në Shtetet e Bashkuara dhe

”paaftësinë politikëbërësve” për të frenuar përhapjen e krizës së borxheve në eurozonë.

“Ne jemi në një krizë financiare të madhe globale. Është kohë shumë e rrezikshme”, ka thënë Derek Halpenny, kreu i hulumtimit të monedhës globale në Bankën e

Tokios “Mitsubishi UFJ”. Zyrtarët zviceranë kanë paralajmëruar ndërhyrje për të ndalur forcimin e shpejtë të frangut. / koha

1,042 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Vlera e aksioneve rritet, shqetësimet për banka mbeten

| Botë, Ekonomi | 11 August 2011

Bursat në Evropë janë hapur sot me rritje, pasi dje pësuan humbje të mëdha, për shkak të krizës së borxheve të eurozonës.

Aksionet në bankat franceze pësuan më së tepërmi, meqë investitorët ishin të brengosur se bankat ballafaqoheshin me probleme për shkak të zbulimit se janë të ekpozuara në borxhet greke.

Aksionet në bankën e dytë më të madhe në Francë, Societe Generale, pas rënies së shpejtë prej 20% të mërkurën, më vonë e kanë ripërtërirë një nivel të humbjeve.

Bankat franceze dhe kompanitë e sigurimeve janë pajtuar për ristrukturimin e 15 miliardë dollarësh të vlerës së borxhit grek, si pjesë e një pakete të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, qeveria e Francës i ka hedhur poshtë spekulimet se pas Shteteve të Bashkuara, edhe Francës do t’i zvogëlohet rejtingu kreditor më i larti AAA, për shkak të problemeve të bankave franceze.

Por, më vonë agjencitë e rejtingut kanë thënë se Franca e mbanë vlerësimin më të lartë të rejtingut kreditor. / koha

928 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Përmirësohet situata në bursat botërore

| Ekonomi, Kosovë | 11 August 2011

Vlera e aksioneve në bursën e New Yorkut është rritur dukshëm, ndërsa ngritja më e madhe u shënua pasi që udhëheqësia e Rezervës Federale njoftoi se në 2 vjetet e ardhshëm do të mbajë shkallë të ulët të kamatës. Indekset më të rëndësishme edhe gjatë ditës së djeshme u rritën shumë ngadalë, por kursi ndryshoi në orët e fundit, kur ato u rritën dukshëm. Dow Jones Industrials para mbylljes së bursës u ngrit për 430 poenë, respektivisht 4% që është rritja më e lartë brenda ditës që nga marsi i 2009-s. Ndërsa indeksi Standard and Poors 500 u ngrit për 53 poenë, apo 4,7%, përderisa Nasdaq u ngrit për 125 poenë apo 5,3%./ koha

999 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ari me çmim gjithnjë në rritje

| Botë, Ekonomi | 7 August 2011

Ka vite që çmimi i arit mban vetëm një drejtim: lart. Fillimisht ishin investuesit privatë dhe institucionet që grumbullonin metalin e krizës. Tani janë gjithnjë e më shumë banka që duan të sigurojnë euron dhe dollarin. “Vrapojmë pas arit, nga ari varet gjithçka. Ah ne të mjerët”, shkruan Johann Wolfgang von Goethe në veprën e tij “Fausti” dhe kjo thënie ende vlen, raporton Shqip. Një ons ari nuk duket aspak interesant dhe me peshën prej 31 gramësh është i rëndë sa dy copëza të një çokollate, por prapëseprapë i kërkuar si asnjëherë më parë. “Ari është gjithnjë atraktiv në kohë krizash, kur njerëzit dalin nga një krizë. Dhe koha është tani, po të shohim gjendjen financiare të shumë vendeve”. Këtë e di mirë Friedrich von Metzler, pronar i bankës private Metzler në Frankfurt mbi Majn. Nga frika prej valës së borxheve në Europë dhe pasigurisë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë investitorë kërkojnë strehë më të sigurta: më shumë se 1600 dollarë duhet të paguajnë për një ons të metalit të çmuar, dy herë më shumë se dy vjet më parë. “Ari paraqitet për momentin si një shkëmb i vërtetë i pamposhtur. Unë besoj se për aq kohë sa nuk do të jetë zgjidhur problemi i borxheve si në Europë ashtu dhe në SHBA, tendenca e arit do të jetë në rritje”, thotë Eugen Weinberg, ekspert pranë Commerzbank. Kjo dikur ishte ndryshe. Në fund të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, çmimi i një onsi prej ari të pastër ishte rreth 300 dollarë, me të cilat mezi mbulohej kostoja e prodhimit. Në atë kohë dukej sikur fantazma e inflacionit ishte zhdukur në mbarë botën dhe bankat qendrore nuk shihnin më arsye që paratë e depozituara t’i zëvendësonin me ar. Australia, për shembull, vetëm gjatë vitit 1997 brenda gjysmë viti ka shitur dy të tretat e rezervave të saj të arit, duke bërë që në botë të bjerë sërish çmimi i metalit të çmuar. Niveli i prodhimit ra në mbarë botën, shumë miniera u mbyllën, vetëm në Afrikën e Jugut vendin e tyre të punës e humbën mbi 200 mijë njerëz. Në vitin 2000 çmimi mesatar për një ons ar kushtonte në Amerikë 272 dollarë, d.m.th. 20 dollarë më pak se sa është kostoja e nxjerrjes së tij. Megjithatë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, filloj të fryjë një erë e re. Për të parandaluar një recesion të mundshëm tregjet u mbushën plot para, fantazma e inflacionit u rishfaq sërish, çmimet e lëndës së parë dhe mallrave ushqimore u ngritën sërish, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u formua një flluskë e pasurive të paluajtshme. Që atëherë, ngritja e çmimit të arit nuk njeh të ndalur. Ari është shumë më tepër se një lëndë e parë, shkruajnë analistët e Commerzbank. Tendenca aktuale tregon se “ari shërben jo vetëm si mbrojtje nga inflacioni”, por edhe si monedhë e cila përfiton nga dobësia e dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit. Por ka të tillë që paralajmërojnë për kujdes. Për Susanne Steinmann-in nga Banka Quirin, shumë më e arsyeshme do të ishte që “pasuria të shpërndahet në disa vende. Këtë e vërejmë edhe tek ari. Si kursimtarë privatë do të duhej që një sasi e caktuar të mbahet. Por të thuhet se unë do të përcaktohem tani vetëm për arin, këtë e konsideroj si një rrezik, i cili fatkeqësisht sot nënvlerësohet nga shumë njerëz”./ koha

1,286 shikime gjithsej, 1 shikime sot

G20: Këshillime për turbulencat e fundit në bursën botërore

| Botë, Ekonomi | 7 August 2011

Për shkak të turbulencave të fundit në kursin e bursës ndërkombëtare kombet ekonomike drejtuese të botës po përpiqen për qetësimin e tregjeve financiare. Zëvendësministrat e Financave të grupit të 20 vendeve më të industrializuara dhe në ekspansion kanë zhvilluar një konferencë telefonike për tu këshilluar për krizëne borxheve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi qeveria koreane. Presidenti francez Nikoas Sarkozy, aktualisht kryetar i G7-ës dhe G20-ës është këshilluar më parë për krizën e borxheve me kryeministrin britanik David Cameron. – Për herë të parë në historinë e SHBA-së një agjenci vlerësimi kredish ka ulur gradën e besueshmërisë për kredimarrje të ekonomisë më të madhe në botë. Eksperti amerikan i Financave Allan Chertoff sqaron vlerësimin e agjencisë: “Ajo çfarë thotë Standard & Poor është se kompromisi i arritur më fillim të javës për të parandaluar falimentimin, nuk ishte aq efektiv sa duhet. Masat e ndërmarra nuk janë të mjaftueshme për të stabilizuar gjendjen e borxheve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”/ bota sot

777 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Dow Jones u ngrit 61 pikë të premten

| Botë, Ekonomi | 7 August 2011

Indeksi Dow Jones i bursës së Nju Jorkut u ngrit dje pasdite, pasi ra të enjten 513 pikë, për shkak të frikës se ekonomia globale mund të bjerë përsëri.

Dow Jones u ngrit 61 pikë në një ditë luhatjesh të shumta të çmimit të aksioneve. Indekset e tjera, NASDAQ dhe S&P 500, u mbyllën më postë nga një ditë më parë.

Tregjet aziatike ranë ndjeshëm dje, por edhe tregjet evropiane shënuan humbje.

Tregjet amerikane u luhatën në teritore pozitive dhe negative dje, por u ngritën si rezultat i lajmeve se Italia do të përshpejtojë zbatimin e një pakete masash shtrënguese ekonomike për të balancuar buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar më parë.

Ndërkohë, po dje një raport i ri i qeverisë amerikane tregon një përmirësim të vogël në shkallën e papunësisë për muajin korrik, duke arritur shifrën 9.1 për qind. Megjithatë, ekonomia amerikane, më e madhja në botë shtoi vetëm 117.000 vende të reja pune muajin e kaluar, një shifër shumë më e ulët se sa numri i nevojshëm për një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Ekonomia amerikane thuajse ka qëndruar në vend këtë vit, duke e shtuar frikën e investitorëve, tashmë thellësisht të shqetësuar rreth përhapjes së problemit të borxhit në qeveritë evropiane./ bota sot

954 shikime gjithsej, 1 shikime sot