Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Beqaj takoi ekspertë të Bankës Botërore

| Ekonomi, Kosovë | 26 August 2011

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj sot ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe panelit të ekspertëve të pavarur të caktuar nga Banka Botërore për të shqyrtuar projektin “Kosova e Re” nga pikëpamja e Kornizës Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike.

Gjatë takimit janë shqyrtuar temat që kanë të bëjnë me burimet e ripërtërishme, efiçiencën e energjisë, dhe bashkëpunimit më të madh rajonal në shkëmbimin e energjisë me qëllim të optimizmit të sistemeve elektro-energjetike. Roli i Panelit të Ekspertëve i përbërë nga tre ekspertë eminent ndërkombëtarë, është të shqyrtoj projektin krahas gjashtë kritereve të përcaktuara në Kornizën Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike. Këto kritere përfshijnë ndikimin e demonstruar të projektit në zhvillim siç është përmirësimi në përgjithësi i sigurisë së furnizimit me energji, reduktimi i mungesës së energjisë dhe qasja në energji nga të varfrit.

Kriteret tjera janë edhe ofrimi i asistencës për identifikimin dhe përgatitjen e projekteve me emetim të ulët të karbonit, optimizimi i burimeve energjetike duke shqyrtuar mundësinë për të kënaqur nevojat e vendit për energji elektrike përmes efiçiencës (në furnizim dhe anën e kërkesës) dhe ruajtje.

Konsideratë mbi alternativat e arsyeshme me kosto më të ulët (përfshirë ndikimet mjedisore) dhe shtjerja e mundësive për financim nga donatorët, dizajni i projekteve të bazuara në djegie të linjiti bazuar në teknologjinë më të përshtatshme në dispozicion duke mundësuar për efiçiencë të lartë, dhe për këtë, intensitetin më të ulët të emetimeve të gazrave të efektit serë dhe përfshirjen e ndikimeve të jashtme mjedisore në analizën e projektit.

Paneli i ekspertëve do të qëndroj edhe disa ditë në Prishtinë ku do të takohet edhe me institucionet tjera që bashkëveprojnë në sektorin e energjisë. Me rekomandimet e panelit do të informohet Grupi i Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të energjisë në Kosovë./bota sot

959 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Banka Botërore 4.5 milionë euro për Kosovën

| Ekonomi, Kosovë | 7 August 2011

ekonomi93

Banka Botërore ka ndarë 4.5 milion euro kredi për Kosovën, në kuadër të projektit të fuqizimit të sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut financiar.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Ranji Nayak.

Kryeministri tha se ky projekt mbështetë strategjinë e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të tregut të kapitalit dhe forcimin e stabilitetit të gjithëmbarshëm të sektorit financiar.

Ndërkohë, Nayak tha se objektivat e projektit janë ngritja e stabilitetit dhe zhvillimi i sektorit financiar si dhe fuqizimi i infrastrukturës themelore të tregut të sektorit financiar.

Ky projekt financohet nga IDA Credit me një periudhë 20 vjeçare dhe ‘grejs’ periudhë prej 10 vjetësh. /Telegrafi/

918 shikime gjithsej, 1 shikime sot