Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Nënshkruhet kontrata për shitjen e “Llamkosit”

| Ekonomi, Kosovë | 27 August 2011

Pas shumë problemesh e dështimesh, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka nënshkruar marrëveshjen e shitblerjes me blerësin e ndërmarrjes ‘Llamkos” në Vushtrri, kompaninë angleze CORESTEEL. AKP-ja ka bërë të ditur se marrëveshja e shitblerjes është 6,5 milionë euro, u nënshkrua pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, si dhe pas kryerjes së pagesës nga ana e blerësit në shumën 900 mijë euro për shlyerje të borxhit për hipotekë dhe peng ndaj “Raiffeisen Bank” në emër të ndërmarrjes “Llamkos”, gjë e cila ka qenë një ndër kushtet e vendosura në tender. “Me marrëveshjen e nënshkruar në mes të AKP-së dhe blerësit, ky i fundit është zotuar se brenda një periudhe 6 mujore të punësojë në ndërmarrje 437 punëtorët ekzistues sipas biznes planit të ofruar. Njëkohësish, blerësi është zotuar se do të vazhdojë aktivitetin e njëjtë biznesor për një periudhë së paku 5-vjeçare, si dhe është zotuar që të mos zhvendosë makineritë nga hapësirat e ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e AKP-së. Kurse sa i përket investimeve, blerësi, përmes kontratës së nënshkruar, ka marrë obligime të investojë në ndërmarrje një shumë të konsiderueshme të kapitalit punues dhe investues./kosovasot

1,253 shikime gjithsej, 1 shikime sot

AKP-ja inkason mbi 9 milionë euro në valën e 51-të

| Ekonomi, Kosovë | 20 August 2011

Agjencia Kosovare e Privatizimit të mërkurën, në ceremoninë e hapjes së ofertave të valës së 51-të të privatizimit, shpalli fituesit e përkohshëm për ndërmarrjet e reja të tenderuara përmes metodës së spinof-it të rregullt. Gjithsej 42 ndërmarrje të reja ishin në dispozicion për shitje, të krijuara nga 30 ndërmarrje shoqërore. Gjithsej janë pranuar 82 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 9.204, 871 euro. Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, Mrika Tahiri, tha se vala e 51-të e privatizimit ka një rëndësi të veçantë për AKP-në, pasi që paraqet valën me më së shumti ndërmarrje të ofruara për shitje.

“Deri më tani janë privatizuar 295 ndërmarrje shoqërore dhe janë krijuar 650 ndërmarrje të reja, ndërkaq janë grumbulluar në fondet në mirëbesim 578 milionë euro. Nga ky fond, 20% i shpërndarë për punëtorët deri me sot arrin vlerën prej 43.5 milionë euro”, tha Mrika Tahiri, zëvendësdrejtoreshë e AKP-së. Tahiri ka njoftuar se AKP-ja ka filluar edhe me shpërndarjet e para të fondeve për kreditorët e ndërmarrjeve në likuidim dhe ky proces pritet të përshpejtohet me hyrjen në fuqi të pakos së ligjeve të reja që ndërlidhen me punën e Agjencisë./kosova sot

1,043 shikime gjithsej, 1 shikime sot

AKP-ja shpërndan mbi 1,5 milion euro

| Ekonomi, Kosovë | 13 August 2011

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpërndau shumën prej 1,525,651 euro për 1752 punëtorë të 10 ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara më parë. Në vazhdën e përshpejtimit të shpërndarjes së 2o përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të enjten është finalizuar dokumentacioni i nevojshëm për shpërndarjen e pjesshme të fondeve të 20 përqindëshit edhe për këto 10 ndërmarrje shoqërore: “Pashtriku” në Prishtinë; Kooperativa Bujqësore në Talinovc – Ferizaj; “Tregtia” në Ferizaj; “Morava e Epërme” në Viti – Gjilan; “Fabrika e vajit” në Ferizaj; “Elan” në Vushtrri; “Magjistrala” në Prishtinë; “Fabrika për prodhimin e kërpudhave dhe kompostit” në Klinë; “Komuna” në Prizren dhe “Klina” në Klinë. Shuma e fondeve që do të shpërndahet për këto 10 ndërmarrje shoqërore është 1,525,651 euro, nga e cila shpërndarje do të përfitojnë edhe 1752 punëtorë të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, të cilat në këtë fazë i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për të marrë një pjesë të 20 përqindëshit, kurse në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës për këto ndërmarrje shoqërore janë edhe 159 ankesa të pashqyrtuara. Pjesën e mbetur të 20 përqindëshit punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore të lartpërmendura do ta marrin pasi që Oda e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës merr vendimin përfundimtar lidhur me këto ankesa. Shuma e përgjithshme e 20 përqindëshit të shpërndarë deri më tani ka arritur shifrën prej 43.265.902 euro, nga të cilat 15.657.120 euro gjatë kohës së AKM-së, ndërsa 27.608.782 gjatë kohës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit./ kosova sot

1,261 shikime gjithsej, 1 shikime sot