Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

AKB tremb Serbinë

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Foto: Ridvan Slivova

Petrit Sherifi – Pjesëmarrja e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në konferencën ndërkombëtare për ndërmarrjet publike me temën “Shteti si pronar – politika e pronësisë, ekzekutimi i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat”, në Lubjanë të Sllovenisë, ka shtyrë që shteti serb të refuzojë pjesëmarrjen në këtë takim.

“Prania e delegacionit nga Kosova, që ishim ne AKB-ja kishte hidhëruar Predrag Filipovin, ambasadorin e Serbisë në Slloveni. Dhe me të kuptuar se AKB-ja do të jetë në këtë takim, ata kishin refuzuar të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë ndërkombëtare”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Këto komente i bëri i pari i AKB-së gjatë një konference të mbajtur me gazetarë gjatë ditës së premte. Po ashtu ky delegacion i AKB-së është takuar edhe me mbi 15 delegacione nga shtete të ndryshme gjatë këtij takimi që është mbajtur më 5 dhe 6 shtator.

Ai ka shtuar se ka pasur takime edhe me delegatë të shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shahini tha se zyrtarët e AKB-së kanë kërkuar që të kenë bashkëpunim ekonomik, politik dhe bilateral ato shtete me institucionet e Kosovës.

“Në Lubjanë ishin përfaqësuesit e mbi 40 vendeve të botës, ku u mblodhën për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe gjithashtu për të vendosur se si të punojnë së bashku në të ardhmen”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se aty janë zhvilluar takime të ndryshme jo vetëm me kontinente, por edhe me kulturë, gjuhë, racë dhe histori, por sipas tij, me një qëllim që mund të ndajnë së bashku diçka me një vlerë shumë të madhe si përvojë dhe sfida.

“Menaxhimi i keq i kompanive të sektorit publik nuk e dëmton vetëm qeverinë, e cila keqmenaxhon me to, por ai keqmenaxhim është faktor edhe i raporteve dhe marrëdhënieve sociale, që ndikojnë në rritjen e nivelit të varfërisë”, ka thënë ai.

Sipas Shahinit, ajo që është vendimtare janë objektivat e qarta dhe vizionet racionale të ndërmarrjeve publike të themeluara nga institucionet politike si parlamenti dhe qeveria, ku interesat private e politike nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesat kombëtare.

“Zhvillimi ekonomik i vendit dhe stabilitetin financiar janë disa sfida të përbashkëta që janë sot në sipërfaqe të disa vendeve më të zhvilluara të botës. Botën sot e zhvillojnë NVM-të, ku stabiliteti i korporatave të mëdha është me e vogël në krahasim me disa vitet me hershme”, tha Agim Shahini.

Shahini ka thënë se kompanitë më të fuqishme në botë sot janë me shumë aksionarë dheato nuk do të thotë se duhen të jenë me doemos private apo publike, që sipas tij, si shembull u mor modaliteti i Sllovenisë në EU, por edhe i Kinës, ku këtu ende ruhen aksionet e shumta publike, por edhe private, por zhvillimi i tyre është i hovshëm.

Ai shtoi se shteti duhet të jetë në funksion të qytetarit të vet dhe si i tillë nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta për qytetarin./zeri

1,148 shikime gjithsej, 2 shikime sot

AKB-ja merr pjesë në konferencën e Sllovenisë

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare “Shteti si pronar – Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko-privat” në Slloveni, ku ka pasur takime me delegacione nga 15 shtete të botës, ndërkohë që për shkak të pranisë së Kosovës, konferencën e bojkotoi Serbia. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar se pjesëmarrja e AKB-së në këtë konferencë ndërkombëtare ka qenë një rast i mirë për shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e statutit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. “Qëllimi i kësaj konference, në të cilën kanë marrë pjesë 40 shtete, ishte diskutimi i përparësive të organizimit të pronësisë shtetërore dhe shkëmbimi i praktikave ndërmjet shteteve të ndryshme”, ka thënë Shahini. Konferenca ndërkombëtare “Shteti si pronar -Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat” është mbajtur nën përkujdesjen e Ministrisë së Financave të Sllovenisë në kryeqytetin Lubjanë, më 5 dhe 6 shtator./kosova sot

980 shikime gjithsej, 2 shikime sot

AKB-ja akuzon KEK-un për dëmtim të bizneseve

| Ekonomi, Kosovë | 29 August 2011

Në kohën kur pas vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, bizneset vendore kanë filluar të kenë më shumë punë që në këtë rast do të ndikojë në rritjen e punësimit dhe mbushjes së buxhetit të shtetit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë një vendim me të cilin bizneseve u vendosen ngarkesa të papërballueshme financiare dhe i çon në humbje.

Në letrën që KEK-u e ka quajtur njoftuese, por që në fakt është vendim e që hyn në fuqi pas 30 ditësh nga data e dërgimit tek biznesi, thuhet se secili konsumator i kësaj kategorie duhet të sigurojë garancinë pagesës para te gatshme prej 25 për qind të shumës së vlerësuar vjetore të faturimit të energjisë elektrike.

KEK-u kërkon nga secili konsumator me prioritet që të plotësojë formularin për aplikim dhe që ai duhet të jetë i kyçur në daljen e veçantë të linjës 10 kilovolt pa ia mundësuar vetë KEK-u një gjë të tillë, që në fakt nuk ndodh në shumë vende tjera të rajonit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të shtunën, ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke e quajtur të dëmshëm dhe si i tillë fut bizneset në humbje të mëdha. Shahini ka kërkuar nga KEK-u pezullimin e menjëhershëm të paralajmërimin për një vendim të tillë.

“Tash kur pas marrjes së vendimit për reciprocitete ndaj Serbisë dhe Bosnjës bizneset në vend kanë filluar të kenë më shumë punë e në këtë rast po ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e punësimit dhe mbushjes së buxhetit të shtetit. KEK-u me vendimet e marra po i fut në ngarkesë të papërballueshme financiare dhe në humbje bizneset e Kosovës”, ka thënë Shahini.

Sipas Shahinit edhe më i çuditshëm është paralajmërimi se të gjithë konsumatorët e kategorisë me prioritet nuk duhet të kenë humbje komerciale në vlerë 1 për qind, andaj kërkon urgjentisht ndryshimin e këtij vendimi.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kërkon nga KEK-u që urgjentisht të ndryshoj këtë vendim dhe që vendimet t’i marrë në konsultim me Qeverinë, konsumatorin dhe përfaqësuesit e bizneseve, ndryshe ky vendim do të rrisë problemet edhe ashtu të shumta të bizneseve e në fakt KEK-u në këtë rast nuk po promovon partneritetet me bizneset tjera”, ka thënë ai. Ndërkaq, Përparim Hoxha, i cili përfaqëson 42 kompani në objektin e tij afarist, ka thënë se vendimi i paralajmëruar nga KEK-u dëmton tej mase bizneset.

“Në emër të anëtarëve tjerë të bizneseve në Prizren si prodhuese, po ashtu edhe shërbyesve e tregtarëve, protestojmë ashpër në njoftimin e KEK-ut, dhe kërkojmë nga Qeveria që t’i përmbushë premtimet që na i ka dhënë, sepse do të lehtësojë kushtet e bizneseve, përmes politikave fiskale apo ndihmave tjera”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, ndër tjerash në njoftimin e KEK-ut thuhet se konsumatori me prioritet nuk duhet të jetë i dënuar në të kaluarën për vjedhje të energjisë elektrike ose shkeljeve të ngjashme, gjithashtu konsumatori nuk duhet të ketë asnjë borxh paraprak në mënyrë që të fitojë statusin e konsumatorit me prioritet.

KEK kërkon që konsumatori të nënshkruajë Direkt Debitin, si dhe njehsori i secilit biznes duhet të mos jetë i figuruar tek KEK-u se ka borxhe.

Por, me kaq nuk përfundon ky vendim pasi që KEK-u si kusht i ka vënë bizneseve që të mos kenë qenë asnjëherë të dënuar për keqpërdorim të energjisë elektrike.

Madje KEK-u ka kërcënuar konsumatorët se në rast se vetëm një herë dështojnë të paguajnë energjinë përmes Direkt Debitit, atëherë ata përjashtohen automatikisht nga të qenit konsumator me prioritet./bota sot

1,069 shikime gjithsej, 2 shikime sot