Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Veneta Travel

  • Telefoni: +381 38 610 701
  • Telefoni mobil: +381 38 610 716
  • Fax: +377 44 141 282
  • Adresa: Rr. Boulevardi Bill Clinton
  • Qyteti: Prishtina
  • Country: Kosova
  • Kodi postal: 10000
  • Adresa www: http://www.veneta-travel.com
  • Listuar: 26 August 2011 12:52 am
  • Skadon 7959 ditë, 10 orëve
Veneta Travel

Përshkrimi

Jemi me fat që kemi mundësi t’ju prezentojm kompaninë tonë, e cila me një përvojë relativisht të gjatë dhe me një staf profesionalisht në nivel të lartë, merret me

Turizëm, Udhëtime dhe Sigurime Shëndetësore në udhëtim jashtë vendit.

Për të njohur sa më mirë kompaninë tonë do të prezentojmë një histori të shkurtër të zhvillimit.
Veneta Travel është themeluar në vitin 1996 në Prishtinë, si kompani private. Fillimisht kompania jonë numronte një staf të vogël por mjaft ambicioz. Krahas zhvillimit të biznesit tonë është punuar shumë edhe në drejtim të profesionalizimit të stafit. Këtë e kemi bërë pasi që në atë kohë në Kosovë kanë munguar rrethana të volitshme dhe ndonjë traditë e zhvilllimit të biznesit privat.

Pasi që përfundoi lufta në Kosovë, në korrik të vitit 1999 kompania jonë e rifilloi punën edhe pse me shumë ndryshime dhe dëme që kishte shkaktuar lufta.
24.08.2000. bëmë regjistrimin pranë Qeverisë të Kosovës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – Numri i biznesit 80236654, me emrin N.SH. Agjencioni Turistik “Veneta Travel”. Deri në vitin 2003 ishte një kohë e konsolidimit dhe e përshtatjes së rrethanave të reja të krijuara. Në këtë vit Veneta Travel e shtoi edhe një produkt të rëndësishëm të biznesit të vet, ku nënshkroi kontratën me Shtëpinë Siguruese Shëndetësore Zvicerane me seli në Gjenevë, SOS EVASAN S.A..
Në bazë të kësaj kontrate Veneta Travel për herë të parë nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës u licencua si Broker Sigurimi të Linjave Shtesë (njëherit kjo ishte licenca e parë në Evropë e këtij lloji, e bazuar në sistemin amerikan – Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim). Numri i licencës 010.
Një vit më vonë kompania jonë nënshkroi edhe kontratën e dytë me kompaninë gjermane të sigurimit të shëndetit në udhëtim Reise-Schutz Versicherungs AG me seli në Weinsberg.
Më 22.06.2006 kompania jonë mori edhe një licencë të rëndësishme në vazhdën e zgjërimit të aktivitetit të saj si nevojë e kohës, nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë të Qeverisë së Kosovës, Licencën për veprimtarinë e agjencisë së udhëtimit-ORGANIZATORE / TOUR OPERATOR ACTIVITY. Numri i Licencës 31.
Kohëve të fundit interesimi kryesor i kompanisë sonë është ofrimi i ofertave të mirëfillta turistike jasht Kosovës (Outgoing tourism) dhe brenda Kosovës (Incomig tourism).
Për këtë qëllim kemi blerë tre autobus turistik të një kualiteti të lartë dhe një kombibus. Si domosdoshmëri e këtij zhvillimi nga Ministiria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit të Kosovës më datën 05.06.07, e morëm edhe Licencën për kryerjen e Transportit Publik Rrugor të Udhëtarëve, numri i Licencës 379/2007.
Në mënyrë që Veneta Travel t’i arrijë standardet europiane dhe t’u bashkohet agjencioneve europiane dhe botërore të turizmit u anëtarësua në Asociacionin Ndërkombëtar të Transportit Ajëror – IATA me seli në Gjenevë.
Risia e fundit që e bëri kompania jonë është nënshkrimi i një kontrate shumë substanciale me kompaninë turistike gjermane numër një në botë TUI of world.

Tani duke ju falënderuar trajnimeve, përvojës, licencave të shumta dhe kontratave të rëndësishme dhe me vlerë, klientët tanë në Kosovë po edhe në rajon mund t’i sigurojmë se:

ME NE ME TË VËRTETË E KENI BOTËN NË SHUPLAKË


3,955 shikime gjithsej, 2 shikime sot


Kontakt

Postuesi

Për kontaktim në lidhje me këtë shpallje, plotësoni formularin mëposhtë që të dërgoni mesazhin tek postuesi i shpalljes.

Informata për postuesin e shpalljes

Shpalljet tjera të postuara nga albbizadmin

Latest items listed by albbizadmin »

Maps


Linkat sponzorues

Shkruani koment

Informata për postuesin e shpalljes

Shpalljet tjera të postuara nga albbizadmin

Latest items listed by albbizadmin »

Albanian në Facebook