Tirana International Airport “Nënë Tereza”
- Telefoni: +355 4 381 600
- Fax: +355 4 379 065
- Adresa: Rinas
- Qyteti: Tirana
- Country: Albania
- Kodi postal: 10000
- Adresa www: www.tirana-airport.com
- Listuar: 18 September 2011 3:28 pm
- Skadon 7286 ditë, 3 orëve
Përshkrimi
Që prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International Airport SHPK (TIA). TIA mori përsipër menaxhimin dhe operimin e aeroportit nga Qeveria Shqiptare, e cila ka qenë pronarja e vetme e aeroportit që nga koha e ndërtimit të tij. Si një firmë konçensionare TIA do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vitet e ardhshme. Qeveria Shqiptare vendosi të bëjë këtë hap, sepse aeroporti kishte nevoja modernizimi dhe përmirësimi me qëllim që të përballonte fluksin e madh të pasagjerëve që rritej që prej vitit 1990. Me njohuritë e saj të thella, kompania TIA do të drejtojë dhe menaxhojë aeroportin në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Tirana International Airport është një kompani në pronësi të HOCHTIEF AirPort, një nga liderët e investitorëve privatë të aeroporteve në botë, DEG Deutsche Investitions- und Enwicklungsgesellschaft, një anëtare e grupit KfW e cila është e specializuar në financimin e investimeve të koorporatave dhe infrastrukturave në Europë si dhe gjithashtu në financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve të kompanive europiane jashtë vendit, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN), një kompani investuese krijuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.
Shoqëria i ka caktuar vetes dy objektiva: optimizimin e operimeve të aeroportit të ri dhe kthimin e tij në një prej shërbimeve më moderne të infrastrukturës shqiptare. Brenda vitit 2007, aeroporti do të modernizohet dhe zgjerohet gradualisht, në përputhje me kërkesat në rritje. Aktualisht, është duke u ndërtuar një terminal i ri pasagjerësh dhe infrastruktura është duke u rinovuar apo ndërtuar nga e para, si dhe njëkohësisht është duke u proceduar me konkretizimin e vendparkimeve të reja dhe shërbimeve të transportit të mallrave.
Gjatë kësaj periudhe vendimtare, menaxhimi i TIA-s ka mbështetjen dhe ekspertizën e tre partnerëve të fuqishëm të kësaj shoqërie: HOCHTIEF AirPort GmbH, menaxher dhe aksioner i 5 aeroporteve në botë, është investitori strategjik, i cili siguron bazën e njohurive të nevojshme operative dhe menaxhuese. DEG Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft mbH dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve kontribuojnë me përvojën e tyre në marrëveshjet për financime të projekteve komplekse.
Të tre këto kompani dëshirojnë të sjellin njohuritë e tyre në lidhje me:
krijimin e një aeroporti cilësor që do të dallojë Tiranën në të gjithë Europën Juglindore
garantimin e ekspertizën më të mirë të menaxhimit dhe teknologjive më të avancuara
stimulimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet përfshirjes mbizotëruese të kontraktorëve dhe furnizuesve vendas
mundësi për të depërtuar pranë tregjeve më të zhvilluara perëndimore në fushën e aviacionit dhe turizmit
dhënien e një shembulli inkurajues të sektorit privat, që do të nxisë investimet e mëtejshme të huaja në Shqipëri.
3,512 shikime gjithsej, 1 shikime sot