Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE

  • Personi kontaktues: Esat Shabani
  • Telefoni: 0038138712910
  • Telefoni mobil: 0037745493959
  • Adresa: Lagjja NIC, Rr.Bekim Fehmiu nr 7
  • Qyteti: Prishtine
  • Country: Kosova
  • Kodi postal: 10000
  • Adresa www: www.novencogroup.com
  • Listuar: 17 March 2014 12:47 pm
  • Skadon 8770 ditë, 21 orëve
NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE
NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi1NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi2NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi3NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi4NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi5NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi6NOVENCO- SISTEM VENTILIMI PËR GARAZHE DHE TUNELE - Fotografi7

Përshkrimi

Novenco” ofron sistem ventilimit të parkingjeve dhe tuneleve me ventilatorët jet, sistemin e monitorimit me detektorët për zbulimin e koncentrimit të monoksidit të karbonit (CO) , apo sipas kërkesës edhe të LPG dhe NO2, si dhe në rast avarie, sistemi i ventilimit përmban edhe sinjalizimin me textboard, ekranit të ndriquar me tekst, i cili udhëzon përdoruesit e makinave të fikin motorin dhe të dalin nga garazhi.Gjithashtu ky sistem përmban edhe alarmet me shkrepëtime (blic) dhe sinjal të integruar. Ky sistem mundëson komunikimin me sisteme të tjera sikurse që është sistemi për monitorimin e ndërtesës (BMS). 
Novenco, si shpikësi i këtij sistemi, është lider në tregun për furnizim me sisteme të ventilimit me ventilatorët jet në mbarë botën. Novenco dizajnon, zhvillon dhe prodhon të gjitha llojet e ndryshme të ventilatorëve jet dhe axial për përdorimin e tyre në parkingje të mbyllura & tunele. Të gjitha dizajnet e ventilatoreve jet janë shume fleksibilë dhe gjithmonë në përputhje me kërkesat e projektit. Sistemi është dizajnuar për të eliminuar kërkesën për sisteme me kanale (ductwork) të cilat janë mjaft të rënda në garazhin për parkim, por edhe për të instaluar kanalet kërkohet në dispozicion hapësirë e kufizuar e lartësis së garazhës, si dhe në rast zjarri, me kanale nuk arrihet të zbarkohet tymi me shpejtësin e ndërrimeve të ajrit që i kërkon secila nga normat evropiane. Gjithashtu kostoja e shpenzimit të energjisë me kanale është më e lartë. 

Përparësitë e sistemit të ventilimit të Novenco`s

Instalime që kursejnë hapësirë dhe janë shumë fleksibile. 
Kosto e ulët e instalimit; Në projektet ku kërkesat e zërimit janë esenciale, Novenco ka zhvilluar një gamë të veçantë të projektimit të ventilatorëve Jet me zërim shumë të ulët, deri 35db(A). 
Kualitet më të mirë të ajrit, shpërndarja e njëtrajtshme e ajrit në gjithë garazhin duke parandaluar krijimin e këndeve të vdekura; Duke përdorur ventilator shtytës (jet) parandalohen nivele të larta të etazheve nëntokësore ; Nuk ka nevojë për kanale të “mëdha” për ventilim. (Jet-ët vendosën në mes trajeve në plafon, si dhe lehtë iu shmangen kryqëzimeve të tjera të instalimeve elektrike, mekanike, etj.) ; Kursime të energjisë elektrike, pra ulje afatgjatë të kostos së energjisë. Përzgjedhja e ventilatoreve Jet me një fuqi motorike të konsiderueshme më të ulet, etj. 
Për ventilimin e CO, Jet-ët janë të operuar të punojne me shpejtësi të ulët dhe shumica e ventilatorëve nuk punojnë kur nuk ka nevojë, kjo gjë rezulton me një kursim të konsiderueshëm të energjisë. Në rast avarie, zjarri, me ndihmën e ventilatorët Jet, përhapja e tymit bëhet mbrenda një zone të kufizuar. Me ndihmën e këtij sistemi, mbas shuarjes së zjarrit, garazhi mund të lëshohet në funkcion mbrenda dy-tre orëve. Simbas kërkesës, ofrojm Dizajnin e Sistemit CFD . 
Kërkesat për sistemin e ventilimit të CO-s bazohen në rregulloret e shtetit në të cilin realizohet projekti. Shkalla e ventilimit llogaritet në përputhje me 2053 VDI ose NEN 2443 
Për këto llogaritje shumë të dhëna janë të nevojshme. Në rast se nuk kemi akoma të dhëna për nje normë specifike të ventilimit, atëherë ne përdorim normën Gjermane (DIN) apo atë të Britanisë së Madhe (BS). 

Novenco merr përgjegjësinë e plotë për dizajnin dhe një funksion të mirëfilltë të sistemit të ventilimit për garazhin për parkim të automjeteve si një paketë të plotë. 
Me përdorimin e sistemeve jet-fan, ju bëni një zgjidhje shumë efikase dhe të garantuar në funkcionim. 
Novenco këshillon të përfshihet në fazën e hershme të projektit për tu siguruar se nuk do të ketë mospërputhje në mes të dizajnit në fazën fillestare, dhe të dizajnit të detajuar, e gjithashtu për të eliminuar intervenimet e nevojshme të cilat do të kursenin buxhetin e investitorit. 

Kontaktoni: 
NOVENCO B.V.-Zyra e degës për rajonin e Ballkanit 
Adresa: Lagjja NIC, Rr. Bekim Fehmiu nr 7, 10000 Prishtine, KS 
Kontakt personi: ESAT Shabani 
Tel fiks: +381 (038) 712 910 
Tel cel.: +377 (045) 493 959 
Email: es@novencogroup.com 
Web: www.novencogroup.com

1,479 shikime gjithsej, 2 shikime sot


Kontakt

Postuesi

Për kontaktim në lidhje me këtë shpallje, plotësoni formularin mëposhtë që të dërgoni mesazhin tek postuesi i shpalljes.

Informata për postuesin e shpalljes

Shpalljet tjera të postuara nga Esat Shabani

  • Nuk u gjet asnjë shpallje tjetër nga ky postues.
Latest items listed by Esat Shabani »

Maps


Linkat sponzorues

Shkruani koment

Informata për postuesin e shpalljes

Shpalljet tjera të postuara nga Esat Shabani

  • Nuk u gjet asnjë shpallje tjetër nga ky postues.
Latest items listed by Esat Shabani »

Albanian në Facebook