Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Air Prishtina

  • Telefoni: +41 44 221 19 17
  • Fax: +41 44 221 17 42
  • Adresa: Löwenstrasse 22
  • Qyteti: Zürich
  • Country: Switzerland
  • Kodi postal: 8001
  • Adresa www: www.airprishtina.com
  • Listuar: 21 August 2011 5:36 pm
  • Skadon 8839 ditë, 22 orëve
Air Prishtina

Përshkrimi

Ne sot jemi ofruesi kryesor i fluturimeve të rregullta dhe kualitative për në Kosovë dhe Maqedoni. Në fillim si Reisebüro Prishtina, ndërsa duke filluar nga 01.01.2005 si Air Prishtina, tash e 3 dekada në shërbejmë si urë lidhëse e familjes dhe vendlindjes. Ne ju ofrojmë linja të rregullta, nga selia jonë kryesore në Zvicër si dhe gjithashtu nga shume vende tjera në Europë. Qëllimi ynë kryesore është të plotësojmë dëshirat e konsumatorit tonë për të udhëtuar dhe që shërbimet tona të jenë kompatibile me çmimin e paguar.

Ne ende synojmë që te mbesim ofruesi kryesor i fluturimeve për në Kosovë dhe Maqedoni dhe gjithashtu synojmë të forcojmë pozicionin tonë pavarësisht nga konkurrenca e ashpër. Duke përzgjedhur me kujdes partnerët tanë, ne, në këtë mënyrë sigurojmë që në të gjitha kategoritë e çmimeve të ofrojmë një standard të kualitetit të lartë dhe të sigurojmë pavarësinë tonë si një ndërmarrje e posaçme me rrënjë të forta rajonale. Zbatimi i besueshëm i fluturimeve, cilësia e lartë për vlerën e paguar, stafi miqësor dhe kompetent janë baza e suksesit tonë të qëndrueshëm dhe pozitës udhëheqëse në treg.

Për shumë vite ne bashkëpunojmë me kompani ajrore të mirënjohura dhe të suksesshme si ajo e Swiss, Edelweiss Air ose SAS duke siguruar kështu standardet tona të cilësisë së lartë, besueshmërinë dhe sigurinë. Përmes partneritetit tonë strategjik me kompaninë ajrore Belle Air Europe e cila ofron shërbime me çmim të ulët, në këtë mënyrë ne i ofrojmë vazhdimisht konsumatorëve tanë një nivel të çmimit më të favorshëm dhe një zgjerim të rrjetit të fluturimeve për në Prishtinë nga 12 destinacione në Europë si dhe një kapacitet më të lartë të transportit.

Tek Air Prishtina ne kombinojmë organizimin efiçent me kualitet të lartë të këshillimit, mbështetjes dhe trajtimit. Bashkëpunëtorë të cilët zotërojnë disa gjuhë të huaja, të cilët janë të specializuar për fluturime nga shumë destinacione të ndryshme të Europës për në Kosovë/Maqedoni janë personat tuaj kontaktues për të gjitha pyetjet. Pa marrë parasysh se çfarë lloj udhëtimi do të jetë, qoftë kjo vizitë familjare, një udhëtim zyrtar apo thjesht vetëm një pushim, ne jemi të vetmit që mund t’ju këshillojmë në mënyrë kompetente dhe sa më gjerësisht.

Për të bërë fluturimin/udhëtimin tuaj sa më të rehatshëm në përdorim mjete moderne te komunikimit (Telefon, Internet, email, SMS) dhe ju ofrojmë shërbime të shumta si Call Center 24 h, Web-Check-in dhe E-Bileta. Një sistem rezervimi online profesional, ju lehtëson juve që të gjeni fluturimin më të mirë për ju, ta rezervoni atë direkt dhe ta bëni pagesën përmes një sistemi të sigurt.

Në përzemërsisht i falënderojmë klientët tanë për besimin e treguar. Klientët tanë të rregullt, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje e sipër, i falënderojmë për rekomandimet e bëra për fluturimet tona. Besimi i juaj ndaj ndërmarrjes, ndërmarrjes e cila ende jeton me frymën e Bexhet Sallahut, konsiderohet si një mirënjohje e veçantë.

1,864 shikime gjithsej, 2 shikime sot


Kontakt

Postuesi

Për kontaktim në lidhje me këtë shpallje, plotësoni formularin mëposhtë që të dërgoni mesazhin tek postuesi i shpalljes.

Informata për postuesin e shpalljes

Shpalljet tjera të postuara nga albbizadmin

Latest items listed by albbizadmin »

Maps


Linkat sponzorues

Shkruani koment

Informata për postuesin e shpalljes

Shpalljet tjera të postuara nga albbizadmin

Latest items listed by albbizadmin »

Albanian në Facebook