Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Potencialet turistike të Anes se Malit

| Mali i Zi, Turizëm | 23 June 2011

Vlera turistike kanë pothuaj të gjitha trevat e Ulqinit në format dhe dimensionet, varësisht nga resurset dhe shkalla e zhvillimit.Fizionomia e elementeve tërheqës të Ulqinit udhëzon qartë në rajonet malore,drejtimet e transitit turistik sikurse pika kufitare Sukubin – Muriqan, qytetet e mëdha që rrethojnë këto vise të Ulqinit dhe Shkodrës, komplekset turistike dhe pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, lokalitetet e gjuetisë dhe fshatrat turistike.


Ne etapën e parë të zhvillimit të turizmit theksi do të vihet në koncentrimin e ofertës së vendosur mirë për pjesën kryesore të kërkesës turistike ,ashtu që pjesa më e madhe e kapaciteteve të gjenden shumë afër atyre që deshirojnë të gjenden në natyrë ,të zhvillojnë alpinizëm ,të merren me gjueti dhe peshkim ,të kënaqen me vlerat kulturore si në sezonin veror dhe ate dimëror.

Në këtë mënyrë një oferte e tillë mund të kënaq klientelën e shumëllojshme në kuadër të turizmit popullor dhe pas afirmimit, më vonë do të rritej aktiviteti në tregjet më ekskluzive dhe më të ndjeshme, por me një rrezik më të vogël në investime.

Oferta kulminante turistike e Anes së Malit që përfshinë rrethin më të gjerë të kërkesës lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare janë:

1.Peizazhet masive malore të Anës së Malit ,që kanë kapacitettë madh pranimi, natyra e ruajtur ,sidomos flora pyjore dhe fauna.

2. Lartësitë malore që arrijnë mbi 1000 m me kushte të përshtatshme klimatike për zhvillimin e turizmit veror.

3. Rrjeti i qyteteve dhe vendbanimeve me ofertën e organizuar të serviseve shërbyese që lidhen me korridoret kryesore të komunikacionit ,sikurse koridori kufitar Sukubin – Muriqan,e sidomos ai si sistem hapësinor i zhvillimit të qarkullimit dinamik me (qendrat kryesore,Ulqin, Tivar dhe Shkoder).

Sistemi i atraksioneve natyrore të Anës së Malit me bukuri të veçantë si,Shasi,pamja panoramike e plazhit të madhë të Ulqinit nga bjeshkët e Anës së Malit,pasuria, shumëllojshmëria etnike dhe kulturore por edhe tërësitë e ruajtura kulturore historike dhe monumentet e veçanta, midis të cilëve ka të tillë që janë atraksione unike për një klientelë të caktuar.
Ana e Malit duhet të jetë oferta turistike e ekskursioneve në bashkpunim me hotelet private të Ulqinit dhe sidomos në bashpunim të organizuar me Organizatën turistike të Ulqinit në bazë të elementeve ekzistuese natyrore që ka si qëllim rekreacionin dhe pushimin e vazhdueshëm të turistëve.

Ana e Malit duhet të jetë epiqendra e të gjitha ecurive turistike të Ulqinit,edhe pse turizmi këtu nuk paraqet ndonjë drejtim të theksuar të zhvillimit, llogaritet në ecurinë e rëndësishme të turizmit transit dhe afarist, në bazë të sistemit të qarkullimit, të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë historike.

Ana e Malit është rajoni potencialisht më i rëndësishëm turistik i Ulqinit. Hapësirat natyrore jashtëzakonisht cilësore ,mundësitë e mëdha të pranimit të vizitorëve dhe monumentet kulturore-turistike krijojnë mundësi të pakufizuara të zhvillimit turistik Ndër vlerat me të rëndësishme duhet të theksojmë vetë masivin malor,liqenin e Shasit,liqeni i Shkodres,lumi Buna etj.
Vet rajoni i Anës së Malit duhet të shfrytëzohet për organizimin e ofertës së tërësishme turistike me një afarizëm gjatë gjithë vitit (sidomos në sezonin e verës ). Veç zhvillimit të të gjitha llojeve të sporteve në lartësi mbi 1.000 m. ofrojnë mundësi ideale për turizmin veror malor (ecja, alpinizmi) si dhe zhvillimi i turizmit shëndetësor.

Ana e Malit mund të klasifikohen në rajonet natyrore potenciale malore turistike që ofrojnë mundësi për formimin e ofertave komplete turistike që mbështeten në potencialin e jashtëzakonshëm atraktiv të masivit malor dhe fushor.

Sipas specifikave dhe karakteristikave natyrore, sidomos sipas veçorive të relievit, të shumëllojshmërisë biogjeografike të resurseve jashtëzakonisht të pasura ujore, të pasurisë së peizazheve dhe të motiveve të mjedisit.
Këtu ekzistojnë kushte të përshtatshme jo vetëm klimatike, por edhe fizikogjeografike (komplekset e gjera të pyjeve dhe të livadheve, pasuria hidrografike, bukuritë natyrore etj.) ku mund të ndërtohen sanatoriume, qendra kurimi, rekreacioni dhe qendra për përgatitjen e sportistëve në lartësitë mbidetare.

Janë të rralla malet që kanë një pasuri aq të madhe me një faunë interesante.Kjo faunë (derri i egër,dhia e egër ,pulegra e madhe,dhelpra, etj.) që kanë vlerë të madhe për rajonë.

Vendet e gjuetisë në Anë të Malit janë mjaft atraktive, por duhet të rregullohen teknikisht dhe të mbrohen, në mënyrë që të përfshihen më me sukses në zhvillimin e turizmit të gjuetisë.

Rajoni i Shasit dhe i lumit Buna janë përplot me lloje të rëndësishme peshqish që krahas bukurisë së peizazhit, ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit të peshkimit.

Nga vlerat dhe atraksionet antropogjene turistike që përbëjnë njërin nga komponentët më atraktive të ofertës turistike të Anës së Malit mund të veçojmë:

Trashëgimia e pasur dhe e shumëllojshme e monumenteve (zbulimet parahistorike), kishat mesjetare, monumentet e arkitekturës islame (xhamitë, hamamet, urat dhe hanet),pasuria etnografike dhe folklorike ,(veshja e Anës së Malit,vallet dhe këngët folklorike, zakonet tradicionale etj.).

Nevoja e shpalljes sa më të shpejtë të Liqenit të Shasit dhe gjithashtu Kalas së Shasit si park historik dhe ekologjik, buron nga fakti se dekadave të fundit seriozisht janë rrezikuar dhe i janë nënshtruar shkatërrimit dhe degradimit e devastimit të pamëshirshëm.

Duke pasur parasysh strukturën e produkteve turistike dhe tendencat dhe kërkesat e turizmit, në Anë të Malit mund te zhvillohen degë të shumta dhe te shumëllojshme te turzmit, si : turizmi dimëroro-sportiv,shëndetësor rekreativ, shëndetësoro-kurues, ekskursionist rekreativ, gjuetie, peshkimi,fshatar, alpinist, spelleturizëm, etj. Në pajtim me kërkesat ekologjike, përparësi duhet t’i epet zhvillimit të degëve selektive të turizmit, si: turizmit ekolgjik, fshatar, gjuetisë dhe të peshkimit, turizmit shëndetësor, rekreativ,alpinizmit, etj.

Karakteristika kryesore e ofertës turistike të Anës së Malit përqëndrohet në turizmin transit dhe të motorizuar, dhe të turizmit stacionar (ferial), sidomos në sezonin e verës.

Me ndërtimin e rrjetit përkatës rrugor, rrjedhat kryesore turistike shkojnë nëpër unazën primare rrugore, Ulqin – Krythë – Sukubinë – Muriqan dhe që vazhdon drejt Tiranës ose Prishtinës.

Ky rrjet komunikacioni duhet të pajiset me të gjithë serviset e nevojshëm, (motele, stacione servisi e karburantesh që veç ekzistojn, parkingje, përmbajtje argëtuese, autokampe, rrugë deri te vlerat natyrore dhe historike, etj.)

Drejtimet transite turistike janë të veçanta, janë hapësira specifike të ofertës turistike përgjatë korridoreve të rëndësishme të rrugëve vendore dhe ndërkombëtare, si në kuadër të rajoneve turistike, gjithashtu edhe si ofertë e veçantë. Sipas rëndësisë radhitën në drejtime rrugore turistike të shkallës së I he të II-të për zhvillimin e qarkullimit të turizmit turistik, rëndësi të veçantë kanë këto rrugë:

– Kroaci – Tivar – Ulqin – Krythë – Sukubin – Muriqan
– Kroaci – Tivar – Krythë – Sukubin – Muriqan

Anës së Malit i mbetet për të krijuar sa më shpejt një rrjet me 4 Qendra Informacioni Turistiko territoriale në punktet kryesore të akseve rrugore si në:

Triangli Ulqin – Krythë,(mbarimi i magjistrales tek ndërmarrja e NKP “Ulqini”,
Triangli i Krythe
Trangli Katerkollë – Sukubin – Muriqan
Triangli Shas – Katërkollë

Si Ana Malit i përqëndrohet disave kërkesave turistike operative ajo do gjejë vedin në tregun botror të turizmit tranzitor.

Ana Malit me fshatrat e veta Amull ,Bojk ,Brajsh ,Katerkollë ,Kllezna e Nalt ,Kllezna e Posht ,Draginë ,Kaliman ,Kosiq ,Kravar,Krythë, Leskovc ,Lisna Borë , Megjureç , Millë, Sukubinë ,Fraskanjel ,Shas,Shtoder,Selitë ofrojnë mundësi pa fund për turizëm rural dhe malor që vetëm duke i prekur mund ti shijosh dhe përjetosh nga afër eksperienca të paharueshme.

Shpresoj se bashkarisht, do ja arijmë qellimeve,prandaj njëherit, dhe presim kontributin e juaj,që të na shkruani sugjerimet e juaja,të na dërgoni fotografi dhe video nga Ana Malit me karakter turistikë.

Gjithë anëtarëve të vjetër dhe të rinj u dëshiroj mirëseardhje të sërishme të sinqertë në Lajme nga Ulqini dhe kyçje të menjëherëshme të talentit të juve në lëmi që u ka dhuruar zoti i madhërishëm.Mos i leni sugjerimet e juaja në fiokë.Suksese pra dhe bujrum në Sofrën tonë të madhe shumë të adhuruar.

H.B
Lajme nga Ulqini

Nuk ka Tag-ë

2,914 shikime gjithsej, 1 shikime sot

  

Linkat sponzorues

Shkruani koment