Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Për ne

Mirë se vini në Albanian.biz – ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm dhe dëshirojmë ta gjeni atë reklamë që ju duhet.

Albanian.biz u formua në këtë milenium, pra është formuar si kompani në Korrik 2000. Arsyeja pse e kemi hapur këtë qendër te biznisit është që t’ju ofrojmë më afër popujve anembanë botës reklamat dhe kategori të shumta të komuniteteve shqiptare dhe komuniteteve te tjera.

Në këtë faqe interneti ju vizitorë të nderuar mund të gjeni dhe vizitoni reklamat e shumë kompanive ne kategori te ndryshme si p.sh.: Kompani aerotransporti te mallrave dhe udhetareve, banka, libra, atele, arkitekture, export-import kompani te ndryshme, kompani sigurimi, agjenci turistike, salone te bukurise, shites te veturave, kompani per kompjuterizem, shtypshkronja, llogaritare, reklama, automobilë, automekanikë, veshmbathje, avokatë, galeri, bukëpjekës, burektore, shërbime banketi, kafeteri, kafe shop, ndërtimtari, mjeksi, fotografë, markete ushqimore, hekurishte (hardware), hotele, motele, argjendtari, transferim parash, muzikantë për dasma dhe ahengje tuaja, patundëshmëri, barnatore, restorane, piceria, punues të qative, video dhe film, e shumë kategori tjera qe i kemi dhe qe do t’i kemi me kohë.

Këtu në Albanian.biz kërkimin e ndonjë reklame specifike mund ta bëni në katrorin “kërkoni reklamat”. Pra në atë katror e shkruani fjalën që ju intereson dhe makina e kërkimit e faqes tonë do t’ju vendos në ekran rezultatin e kërkimit, p.sh. e shkruani “travel agency” dhe makina jonë e kërkimit do t’ju gjej në bazën tonë të shënimeve të gjitha agjencitë turistike që janë të abonuara te ne ose e shkruani “travel agency new york” atëherë poashtu me ndihmën e makinës sonë për kërkim do t’i keni ne ekran të gjitha agjencitë turistike që gjenden në New York e qe janë të abonuara në Albanian.biz

Ky ishte një shpjegim se si mundeni ti gjeni kompanitë me makinën tonë të kerkimit,

Albanian.biz në Facebook