Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Katër vende të BE-së vendosën masa ndalimi në tregun e aksioneve

| Botë, Ekonomi | 12 August 2011

Franca, Italia, Spanja dhe Belgjika vendosën masa kufizuese për një kategori të caktuar transaksionesh ne bursë. Njoftimin e bëri të enjten agjencia që mbikëqyr tregjet e aksioneve të Bashkimit Evropian (BE) pas dy ditë luhatjesh të mëdha të bursave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu shkëmbyesit e aksioneve në bursë që të mos përhapin njoftime spekulative me synim për të fituar nga shitblerjet e aksioneve.

Kufizimet kanë të bëjnë me bastet që vënë shkëmbyesit në bursë mbi ngritjen apo uljen e vlerës së aksioneve të një firme të caktuar. Kritikët thonë se kjo kategori transaksionesh është një nga arsyet e luhatjeve të mëdha që kanë përfshirë tregjet.

Të martën e ardhshme presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen në Paris për të diskutuar mbi disa propozime për forcimin e strukturave financiare në 17 vendet e eurozonës.

Dy udhëheqësit synojnë të dalin me një propozim për të stabilizuar tregjet financiare të Evropës./ bota sot

  

1,380 shikime gjithsej, 1 shikime sot

  

Linkat sponzorues

Shkruani koment