Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Japoni: Intervenim për dobësimin e jenit kundër dollarit

| Botë, Ekonomi | 7 August 2011

ekonomi95

Qeveria e Japonisë ka intervenuar në tregjet monetare për ta dobësuar jenin dhe për të arritur rritje ekonomike.

Ministri i financave, Yoshihiko Noda, tha se ky veprim është ndërmarrë për ta mbrojtur ekonominë japoneze, derisa ky vend e vazhdon rindërtimin nga tërmeti i 11 marsit dhe cunami shkatërrues që pasoi.

Dollari amerikan u forcua kundër jenit japonez, pas këtij intervenimi, duke arritur vlerën prej 78 jenësh, pasi e kishte arritur nivelin më të ulët këtë javë, kur vlente vetëm 76 jenë.

Ekspertët thonë se jeni i fuqishëm mund ta dëmtoj ekonominë japoneze duke e reduktuar vlerën e të ardhurave të jashtme të korporatave të Japonisë dhe duke i bërë eksportet japoneze në tregjet e jashtme shumë më të shtrenjta.

Dollari ishte dobësuar në tregjet monetare për shkak të shqetësimeve për perspektivën e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara. /Rel/Telegrafi/

 

1,278 shikime gjithsej, 1 shikime sot

  

Linkat sponzorues

Shkruani koment