Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Frangu zviceran i afrohet euros

| Botë, Ekonomi | 11 August 2011

Me gjithë masat e Qeverisë dhe të Bankës Kombëtare në Bernë, frangu zviceran ka vazhduar të shënojë rritje, krahasuar me euron dhe dollarin. Të mërkurën, një euro ka pasur vlerën 1,04 frang, ndërsa një dollar ka pasur vlerën 0,73 frang. Rritja e frangut ka ardhur si rezultat i blerjes së frangut nga investitorët pas rënies së aksioneve në bursat botërore dhe nga frika e krizës së re financiare në disa shtete të Evropës, raportojnë mediet botërore. Ekspertët thonë se janë shtuar gjasat që valuta zvicerane të arrijë euron që është ulje rekorde ndaj valutës së Zvicrës.

Tregjet e aksioneve në mbarë botën ishin të shqetësuara nga humbjet e mëdha në tregjet evropiane pas kërcënimeve nga një recesion i madh në Shtetet e Bashkuara dhe

”paaftësinë politikëbërësve” për të frenuar përhapjen e krizës së borxheve në eurozonë.

“Ne jemi në një krizë financiare të madhe globale. Është kohë shumë e rrezikshme”, ka thënë Derek Halpenny, kreu i hulumtimit të monedhës globale në Bankën e

Tokios “Mitsubishi UFJ”. Zyrtarët zviceranë kanë paralajmëruar ndërhyrje për të ndalur forcimin e shpejtë të frangut. / koha

 

1,425 shikime gjithsej, 1 shikime sot

  

Linkat sponzorues

Shkruani koment