Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Aktivizohet rrjeti elektroenergjetik 400 kV Tiranë-Podgoricë

| Ekonomi, Mali i Zi, Shqipëri | 7 August 2011

Linja e transmetimit 400 kV Tiranë – Podgoricë, një financim i qeverisë gjermane nëpërmjet bankës KfW, me vlerë 43 milionë euro, është përuruar të premten në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, në Koplik të rrethit Malësi e Madhe.

Projekti konsiston në ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV midis nënstacioneve Tirana 2 të Shqipërisë dhe nënstacionit të Podgoricës në Mal të Zi. Linja ka një gjatësi të përgjithshme prej 155 km, nga të cilat 125.5 km në territorin e Shqipërisë dhe është pjesë e linjës 400 kV Elbasan – Tiranë – Podgoricë, që ka bërë të mundur mbylljen e rrjetit unazor 400 kV të rajonit të Ballkanit.

Projekti ka një ndikim të madh në rritjen e mundësisë teknike të shkëmbimit të energjisë elektrike midis sistemit energjetik shqiptar dhe vendeve fqinje, si dhe një ndikim energjetik për mbarë rajonin e Ballkanit.

Unaza e re energjetike krijon mundësinë teknike të importit të energjisë në kohën e duhur, duke mundësuar mbulimin e kërkesës për energji elektrike në çdo situatë, por edhe eksportin e saj në vendet tjera.

Me ndërtimin e burimeve të reja, hidrocentrale dhe centrale eolike (të erës), për të cilat Shqipëria ka burime të konsiderueshme, garantohet transmetimi dhe tranzitimi nëpërmjet rrjetit shqiptar i energjisë elektrike në drejtim të vendeve të rajonit. Gjithashtu, linja do të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e sigurisë së punës dhe besueshmërisë së sistemit elektroenergjetik në tërësi.

Ndërtimi i kësaj linje është një nga kushtet që OST të bëhet anëtar me të drejta të plota i Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E).

Përveç projektit të përuruar dje, qeveria gjermane nëpërmjet bankës KfW po financon projekte të rëndësishme për zhvillimin e sistemit të transmetimit të Shqipërisë si projekti i ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kV Tirana 2 – Kosova B, me një vlerë prej 42 milionë euro për pjesën shqiptare, projektin e fuqizimit të nënstacionit 400/110 kV Zemblak dhe zhvillimin e rrjetit 110 kV të zonës jugore, me një vlerë prej 49 milionë euro, raporton BW./ koha

1,313 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Euro fiton pikë kundrejt lekut

| Botë, Ekonomi, Shqipëri | 7 August 2011

Monedha evropiane, euro rikthehet në vlerat e saj të larta, duke mos njohur dobësim as nga faktorët sezonalë, si dhe nga ardhja e emigrantëve shqiptarë për pushime.

Në fund të kësaj jave një euro në këmbimin valutor është shkëmbyer me 140.10 lekë nga 139.60 lekë, që ishte një javë më parë. Kështu, gjatë javës së shkuar euro ka pasur një tendencë rritëse, duke kapur shifra që përcaktohen mjaft të larta, kundrejt monedhës vendase.

Specialistët thonë se pavarësisht që këto janë luhatje normale të kursit të këmbimit, ndikim kanë pasur edhe prurjet e ulëta të emigrantëve dhe një tjetër faktor mendohet që të jetë edhe liberalizimi i vizave, shkruan BW. Kjo, pasi shumë emigrantë shqiptarë nuk janë rikthyer në Shqipëri për pushime dhe kanë marrë në vendet ku ata punojnë të afërmit e tyre. Por, ata që po ndjejnë më shumë efektet e larta të euros në këto nivele janë bankat, bizneset dhe konsumatorët./ koha

1,000 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Vlerësime pozitive për ekonominë e Shqipërisë

| Ekonomi, Shqipëri | 7 August 2011

Dy nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit të kredisë, Moody’s dhe Standard & Poor, në analizën e fundit, kanë raportuar se ekonomia e Shqipërisë është pozitive. Kompanitë ndërkombëtare kanë konfirmuar nivelin aktual të kredisë me gjykimin “stabël’.

Ky vlerësim shpreh besimin e analistëve botëror të riskut, për ecurinë pozitive të ekonomisë së Shqipërisë.

Argumentet kryesore të të dyja agjencive mbi nivelin stabël të ekonomisë, lidhen kryesisht me shëndetin e ekonomisë, potencialin e saj në periudha afatmesme dhe afatgjatë, perspektivat për integrimin në BE dhe kuadrin ligjor që mbron investitorët dhe garanton me prioritet pagesat e huave./ bota sot

797 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Qeveria e Shqipërisë, kritika të ashpra kundër kompanisë Cez

| Ekonomi, Shqipëri | 7 August 2011

Në Shqipëri, ministria e ekonomisë sulmoi sot me tone të ashpra kompanine ceke Cez e cila ka në administrim sitemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj saj, Cez ka ndërprerë furnizimin e energjisë për disa ujesjellësa duke shkatuar kështu mungesën e furnizimit me uje në disa zona të vendit.

Ministria e Ekonomisë e quajti të papranueshem vendimi e Cez-it sidomos në këtë periudhë sezoni turistik duke i kujtuar asaj se detyrimet që kjo kompani ka ndaj dy shoqërive të tjera shtetërore të energjisë janë disa herë më të mëdha se ato të ujësjellësave e duke e akuzuar për keqadministrim. Ministria madje saktësonte në njoftimin e saj se po punonte për liberalizimin e tregut të shpërndarjes i cili aktalisht kontrollohet vetëm nga CEZ-i.

Kompania ceke në reagimin e saj tha se nuk mund të tolerojë detyrimet e ujësjellësave që arijnë në 11 milion dollarë dhe se ajo është detyruar të vendosë ndërprerjen pasi ka konsumuar ndërkohë pa sukses shumë hapa të tjerë për zgjidhjen e problemit/ bota sot

914 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Delta Maxi serb largohet nga biznesi në Shqipëri

| Ekonomi, Shqipëri | 29 July 2011

Serbët, të cilët para disa vitesh blenë rrjetin e marketeve Euromax, përfundimisht largohen nga ky biznes që e kishin në Shqipëri përmes kompanisë Delta Maxi të eksponentit të Sllobodan Millosheviqit, Millorad Mishkoviq. Në këtë mënyrë, rriten shpresat për t’u larguar edhe produktet e dobëta serbe që po gëlonin në këtë rrjet supermarketesh, e po ashtu mallrat e shumta me afat të skaduar që gjendeshin në këto markete, si dhe çmimet e larta të një pjese të madhe të produkteve.

Zyrtarisht, Delhaize Group (Euronext Brussels: DELB – NYSE: DEG), shitësi ndërkombëtar belg i pakicës në industrinë ushqimore njoftoi sot se ka marrë aprovimet e pakushtëzuara të të gjitha autoriteteve kontrolluese dhe, siç e kishte njoftuar më parë, ka përfunduar blerjen e shitësit me pakicë Serb, Delta Maxi. Së bashku me operatorët ekzistues në Greqi dhe Rumani, transaksioni e bën Delhaize Group, një lider në Evropën Juglindore.

Pierre Olivier Beckers, president dhe drejtor ekzekutiv i Delhaize Group tha: “Ky transaksion përputhet në mënyrë të përsosur me Planin e Lojës të Re, planin tonë strategjik të fokusuar në përshpejtimin e rritjes së të ardhurave. Përfshirja e Delta Maxi në grupin tonë, bashkë me bizneset tona ekzistuese në Rumani dhe Greqi, e bën Delhaize Group një lider në rajon. Ne kemi ndërmend të rrisim biznesin tonë në këtë pjesë premtuese të Evropës.”

“Kemi kënaqësinë të mirëpresim 15’000 bashkëpunëtorët e Maxi në Delhaize Group dhe kemi ndërmend të vazhdojmë t’u shërbejmë klientëve të Delta Maxi duke u mbështetur në përvojën ndërkombëtare të Delhaize Group.” tha Kostats Macheras Zëvendës President Ekzekutiv i Delhaize Group dhe Drejtor Ekzekutiv i Europës Juglindore. “Jemi të lumtur që kemi pasur sukses në përfundimin e transaksionit brenda afatit kohor të përcaktuar. Që prej ditës së sotme ne mund të integrojmë në mënyrë të efektshme Delta Maxi në organizatën tonë Delhaize Group, diçka që kemi qenë duke e përgatitur tashmë prej disa muajsh. Ne kemi ndërmend të vazhdojmë të investojmë në forcimin e dyqaneve lokale të Delta Maxi dhe në forcimin e marrëdhëniet me furnizuesit lokalë”.

Delhaize Group ka blerë Delta Maxi për 932.5 milionë euro, përfshirë borxhin neto si edhe rregullimet e tjera ligjore prej 318 milionë eurosh. Në Serbi, Delta Maxi operon me afërsisht 350 dyqane dhe është shitësi më i madh me pakicë në industrinë ushqimore. Delta Maxi filloi aktivitetin në vitin 2000 dhe operon me përafërsisht 450 dyqane në Serbi, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Në fund të 2011, rrjeti i Delta Maxi i shtrirë në 5 shtete pritet të numërojë afërsisht 500 dyqane. Rezultatet e Delta Maxi do të regjistrohen në ato tw Delhaize Group që prej 1 Gushtit 2011 dhe do të raportohen si pjesë e segmentit operues në Evropën Juglindore dhe në Azi. Transaksioni ërfshin një pjesë të rëndësishme të pronësisë së pasurive të patundshme të dyqaneve në Serbi dhe shtatë qendrave të shpërndarjes.

Menjëherë pas mbylljes së procedurave të blerjes, Delhaize Group do të fillojë ta integrojë Delta Maxi plotësisht në linjën e vendimeve strategjike vendosura më parë në Planin e Lojës së Re. Në përfundim të kësaj, Delhaize Group, gjatë tremujorëve të ardhshëm, do të fokusohet në zhvillimin e planeve të qarta strategjike lidhur me politikën e çmimeve, produkteve, brandimin si dhe organizimin e menaxhimit për të siguruar rritjen e vazhdueshme e të suksesshme në rajon. Kjo për të siguruar më shumë se 20 milionë euro në sinergjitë e fitimeve vjetore neto (EBIDTA) para taksave, interesave, zhvlerësimit dhe amortizimit, veçanërisht nga përmirësimi i prokurimit, menaxhimi më i mirë i inventarit, financim të optimizuar, sistemeve të teknologjisë së përcjelljes së informacionit (IT) dhe sistemeve të zinxhirit të furnizimit që nga fundit të vitit 2013./ koha

782 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Mungesë mallrash nga Serbia në veriun e Shqipërisë!

| Ekonomi, Shqipëri | 29 July 2011

Embargoja e qeverisë kosovare ndaj mallrave të Serbisë po ushtron ndikim në tregun e Veriut të Shqipërisë. Bllokimi i mallrave nga Serbia për në Kosovë ka krijuar një situatë jo të favorshme, veçanërisht në tregun verilindor. Tregtarët vendas që zhvillojnë tregti të përditshme në tregjet e Kosovës, kryesisht në Prizren, kanë nisur të shqetësohen për ndikimin ekonomik mbi bizneset e tyre nga kjo bllokadë. Në Kukës numërohen afro 100 pronarë furgonësh apo kamionësh, që dalin përditë në tregun e Prizrenit, nga ku sjellin në Kukës kryesisht miell, misër dhe ushqim koncentrat për bagëtinë, mallra këto, që vijnë nga Serbia në tregun kosovar dhe prej andej shpërndahen në Kukës, Has, Tropojë e më gjerë. Ndikimi i parë është se këta pronarë mjetesh që tani po ndjejnë rrezikun e mbetjes pa punë. Nga ana tjetër, mungesa në treg e këtyre mallrave ka filluar që tani të përkthehet në rritje çmimesh, në pritje që këto produkte të gjenden e të sillen nga tregje të tjera. / koha

789 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Kukës, bllokada ndaj mallrave serbe rrit çmimet

| Ekonomi, Shqipëri | 27 July 2011

Embargoja e qeverisë kosovare ndaj mallrave të Serbisë po ushtron ndikim në tregun e Veriut të Shqipërisë. Bllokimi i mallrave “Made in Serbia” për në Kosovë ka krijuar një situatë jo të favorshme, veçanërisht në tregun verilindor, ku një numër i madh mallrash me origjine serbe tranzitohen, për në Shqipëri nga Kosova. Tregtarët vendas që zhvillojnë tregti të përditshme në tregjet e Kosovës, kryesisht në Prizren, kanë nisur të shqetësohen për ndikimin ekonomik mbi bizneset e tyre nga kjo bllokadë.

Në Kukës numërohen afro 100 pronarë të furgonëve dhe kamionëve, që dalin përditë në tregun e Prizrenit, nga ku sjellin në Kukës kryesisht miell, misër dhe ushqim koncentrat për bagëtinë, mallra këto, që vijnë nga Serbia në tregun kosovar dhe prej andej shpërndahen në Kukës, Has, Tropojë e më gjerë.

Ndikimi i parë është se këta pronarë mjetesh që tani po ndjejnë rrezikun e mbetjes pa punë. Nga ana tjetër, mungesa në treg e këtyre mallrave ka filluar që tani të “përkthehet” në rritje çmimesh, në pritje që këto produkte të gjenden e të sillen nga tregje të tjera, shkruan Balkanweb.

Astriti, një tregtar që merret prej shumë vitesh me shitblerjen e miellit tregon “Kjo embargo do të rëndojë shumë edhe mbi kuksianët dhe sidomos mbi ne, që merremi prej 10 vitesh me tregti. Këto janë punët e shtetit të Kosovës, as ne dhe askush tjetër nuk mund të ndërhyjmë, por po ndjejmë se do të mbetemi pa punë, kjo është e sigurt”.

Megjithatë, sipas tregtarëve, ende është herët të vihet alarmi, sepse në Kosovë mallrat serbe që mungojnë mund të sigurohen nga rajoni, por gati askush nuk mendon se kjo situatë do të favorizonte ekonominë shqiptare, pra duke shtuar furnizimet për Kosovën nga Shqipëria. /Telegrafi/

754 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Fullani: Rritja ekonomike 3.4%

| Ekonomi, Shqipëri | 27 July 2011

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani analizoi të mërkurën se kushtet monetare janë të përshtatshme për të stimuluar rritjen ekonomike.

“Në kushtet e ekulibrave të brishtë, kjo filozofi do të udhëheqë veprimtarinë tonë edhe në periudhën e ardhshme”, tha zoti Fullani, dhe theksoi se kjo analizë është për një periudhë 6 mujore.

Guvernatori vlerësoi se inflacioni ka pasur ndikim frenues dhe stabiliteti financiar ka qenë i qëndrueshëm dhe norma bazë e interesit nuk ka ndryshuar, duke qëndruar në nivelin 5.25 për qind. “Në aspektin makro-ekonomik, inflacioni është ndikuar nga një sërë aktorësh me intensitet të ndryshëm dhe kahe të kundërt”, tha Fullani dhe nënvizoi se “rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ka qenë 3.4 për qind”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në lidhje me kredinë bankare, informoi se kredia në lekë ka arritur në nivelin 14 për qind deri në muajin maj dhe nënvizoi se “sistemi bankar ka aplikuar praktika të kujdesshme kredidhënëse”.“Shpenzimet publike u rritën me 7.4 për qind dhe se të ardhurat buxhetore kanë qenë të ngadalta”, theksoi Fullani.

“Eksportet në 5-mujorin e parë u rritën në 23.3 për qind dhe importet në vlerë shënuan rritje 14.1 për qind gjatë periudhës janar-maj”. /Telegrafi/

780 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Vlerësime pozitive për sistemin e taksave të Shqipërisë

| Ekonomi, Shqipëri | 26 July 2011

Ekspertët ndërkombëtarë e vlerësojnë sistemin e taksave të Shqipërisë si më të mirin në rajon dhe më gjerë.

Taksa e sheshtë prej 10%, cilësohet nga ekspertët, si një revolucion i qeverisë shqiptare dhe një mekanizëm favorizues për investitorët e huaj.

International Lëo Ofice, në një artikull të saj, ka cituar një numër nenesh ku vihet re forma e taksimit për të huajt në mënyrën më eficente./ bota sot

605 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Rriten eksportet e Shqipërisë drejt Italisë

| Ekonomi, Shqipëri | 26 July 2011

Në 4 muajt e parë të këtij vitit, Shqipëria ka destinuar pjesën më të madhe të eksporteve drejt vendit fqinjë, Italisë.

Artikujt që janë tregtuar në Itali, janë tekstilet dhe këpucët, si pjesë e ri-eksporteve në rritje ose siç quhet ndryshe mallrave të prodhuara nga industria fasone.

Më pas, janë materialet e ndërtimit, ato që zënë vendin e dytë në eksportet drejt Italisë. Sipas të dhënave zyrtare doganore të Shqipërisë, për këtë periudhë janë eksportuar në vlerë 32 miliardë lekë produkte drejt Italisë.

Kjo shifër përbën rreth 49 për qind të të gjithë të ardhurave që vijnë nga eksportimi i mallrave shqiptarë jashtë kufijve.

E konfirmuar nga të dhënat e Institutit të Statistikave, për muajin maj, të ardhurat nga eksporti drejt Italisë, janë rreth 42 miliardë lekë.

Mallrat vendase që eksportohen jashtë Shqipërisë, janë më tepër se dyfishuar në katër vitet e fundit.

Sipas të dhënave doganore, në vitin 2007 të ardhurat nga eksporti për katër muajt e parë të vitit llogariteshin 30.7 miliardë lekë, ndërsa në vitin aktual eksportet e kapën një vlerë prej rreth 66 miliardë lekë.

Megjithatë, duket se këtë vit diferenca mes mallrave që importohen dhe eksportohen është thelluar më tepër se një vit më parë dhe kjo për arsye të produkteve në rritje, të cilat importohen nga jashtë.

Në vitin 2011, kjo diferencë shënon për katër muajt e parë 96,723 milionë lekë, ndërsa një vit më parë ishte 90,916 milionë lekë. / bota sot

961 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Faqja 3 of 9123456789