Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Dështojnë planet për PTK-në dhe KEK-un

| Ekonomi, Kosovë | 2 September 2011

Enis Veliu – Qeverisë së Kosovës edhe me tej po vazhdojnë t’i dështojnë planet për privatizimin e dy kompanive publike më të mëdha në vend. Në planin e zhvillimit ekonomik, i cili u hartuar sivjet në Bullgari, nga një pjesë e kabinetit qeveritar, ishte paraparë që privatizimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të ndodhë deri në fund të muajit shtator, ndërkaq përmbyllja financiare të ndodhë më së voni deri në dhjetor të këtij viti.

Po ashtu, edhe për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) Qeveria ka paraparë që shpallja e fituesit të ndodhë gjatë muajit tetor të këtij viti, ndërkaq përmbyllja financiare të ndodhë deri në përfundim të vitit.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thonë se në vazhdimësi janë duke punuar për të arritur dinamiken e paraparë për privatizimin e dy ndërmarrjeve më të mëdha.

Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, thotë se komisionet qeveritare të privatizimit, njësitë për implementimin e procesit të privatizimit të KEDS-it dhe PTK-së dhe këshilltarët e transaksionit i kanë kryer me kohë dhe sipas dinamikës së paraparë të gjitha obligimet.

Sipas tij, tash mbetet që kompanitë e kualifikuara për procesin e privatizimit të këtyre dy kompanive të realizojnë obligimet e veta dhe t’iu përgjigjen kërkesave të parashtruara nga Komisioni Qeveritar i Privatizimit.

“Për shkak të sezonit të pushimeve vjetore apo kërkesave eventuale për kohë shtesë për t’u përgjigjur kërkesave të KQP mund të ndodhë që përgjigjet e tyre të vonohen, gjë që do të ndikonte edhe në vonesën eventuale të procesit”, tha ai.

Nga ana tjetër, ekspertë të ekonomisë në vend thonë janë se janë pesimistë për implementim e planit për zhvillim ekonomik, të hartuar në Bullgari. Musa Limani, njohës i mirë i proceseve ekonomik në vend, thotë se i tërë plani që ka hartuar kabineti qeveritar në Bullgari, është më pak se një ligjëratë që ai e mban para studenteve të Fakultetit Ekonomik.

Profesor Limani thotë se i tërë ai plan që është hartuar në Bullgari, ka mbetur si i tillë dhe është vështirë të implementohet në dinamikën e paraparë.

“Ky plan është hartuar vetëm për t’ia mbyllur gojën opozitës, se Kosova ka plan për zhvillim ekonomik. Tash jemi në muajin shtator dhe nuk ka asnjë element të privatizimit të PTK-së dhe KEK-ut”, tha ai.

Profesor Limani thotë se Qeveria së bashku me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duhet të gjejnë një metodë më të mirë për të shitur ndërmarrjet shoqërore në vend, ndërkaq ai këmbëngul se ndërmarrjet publike, siç është KEK-u e PTK-ja, duhet të mbeten në menaxhim të shtetit.

“Privatizimi deri më tash ka shkatërruar ekonominë e vendit, ka prodhuar papunësi. Me rastin e shitjes së KEK-ut dhe PTK-së kriza në vendin tonë do të thellohet edhe më shumë”, shtoi ai./zeri

1,572 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Azeski: Kosova partner i rëndësishëm për Maqedoninë

| Ekonomi, Kosovë, Maqedoni | 2 September 2011

Kosova është partner shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta ruajtur, deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski para takimit të sotëm konsultativ me kolegun e tij kosovar, Safet Gërxhaliu.

Në takimin që mbahet me iniciativë të Gërxhaliut, marrin pjesë kompanitë më të mëdha nga Maqedonia, eksportuese në Kosovë. Maqedonia në këmbimin tregtar me Kosovën në mënyrë të vazhdueshme shënon suficit. /rtk

1,322 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Prezantohet lënda “Financat personale në duart tuaja”

| Botë, Ekonomi | 2 September 2011

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë kanë prezantuar sot modulin profesional me zgjedhje të lirë “ Financat personale në duart tuaja”.

Lënda e re do t’ju prezantohet gjimnazistëve për vitin shkollor 2011-2012, një lëndë profesionale e cila i njeh të rinjtë me edukimin financiar dhe rreziqet që i shoqërojnë ato.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në fjalën e tij thekson se ky modul shpjegon prakticitetin e përdorimit financiar tek të rinjtë, e ndërsa ministri Tafaj, vë në dukje rëndësinë e një lënde mbi njohuritë financiare tek të rinjtë. /bota sot

1,868 shikime gjithsej, 1 shikime sot

“Trepçës” i lejohet të blejë makina nëntokësore pa tender

| Ekonomi, Kosovë | 1 September 2011

Foto: Zëri

Lavdim Hamidi – Agjencia e Prokurimit Publik(APP) refuzoi kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” për lejimin e përdorimit të procedurës së negociuar dhe pa publikim të njoftimit për kontratë për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me makina nëntokësore me produktivitet të lartë për minierën e Stantërgut”, pasi që kjo kërkesë u vlerësua si e padrejtë dhe e pabazuar.

Mirëpo, një kërkesë të tillë “Trepçës” ia mundësoi institucioni tjetër i prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP), duke u mbështetur në arsyetimin e ekspertit shqyrtues se mjetet e parapara për këtë investim janë mjete vetjake dhe se stafi punonjës i autoritetit kontraktues ka njohuri për të mirëmbajtur mjtetet nga prodhuesi i caktuar.

Vendimet e kundërta të institucioneve të prokurimit

APP-ja më 16 gusht 2011 kishte refuzuar kërkesën e “Trepçës” me arsyetimin se autoriteti kontraktues duhet të zhvillojë procedurë normale të prokurimit sipas procedurës së hapur, autoriteti kontraktues nuk ka mundur të paraqesë asnjë detyrim teknik, apo të drejtë ekskluzive për furnizim zyrës së prokurimit, asnjë zyrtar përgjegjës në këtë institucion nuk i ka rekomanduar që të kërkojë procedurë njëburimore, por vetëm të zhvillojë procedura të prokurimit.

Sipas APP-së, “Trepça” duhet të zhvillojë procedura normale të prokurimit dhe në qoftë se pranon më pak se dy oferta të përgjegjshme, atëherë mund të kërkojë revokim neni.

Pas kësaj përgjigjeje nga APP, “Trepça” i është drejtuar me kërkesë të tillë OSHP-së, ku shkruan se ka zhvilluar dy procedura të hapura për aktivitetin e lartpërmendur të prokurimit në mungesë të dy ofertuesve të përgjegjshëm.

Më pastaj “Trepça” sqaron se kanë edhe 5 makina tjera pune në minierë në gjendje të mirë funksionale të furnizuara nga i njëjti operator, siç është “Atlas Copco” nga Suedia dhe se stafi punonjës i autoritetit kontraktues ka njohuri për të punuar dhe mirëmbajtur këto mjete.

Pas kërkesës së “Trepçës”, OSHP cakton një ekspert shqyrtues, i cili konstaton se kërkesa e “Trepçës” është e arsyeshme dhe bindëse, duke konstatuar se mjetet e parapara për këtë investim janë mjete vetjake dhe se arsyetimet e menaxhmentit për kushtet dhe mënyrën e aftësimit, lëshuarjes së makinave në horizont janë bindëse.

Pa publikim të kontratës

Paneli Shqyrtues i OSHP-së duke u bazuar në nenin 32.7, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, kërkesës së autoritetit kontraktues me arsyeshmëri të detajuar, vendimit refuzues të APP-së, konstatimeve dhe rekomandimit të ekspertit shqyrtues, konstaton se arsyet e dhëna nga autoriteti kontraktues për “Furnizim me makina nëntokësore me produktivitet të lartë për minierën e Stantërgut” paraqesin bazë të mjaftueshme për të lejuar përdorimin e procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë./zeri

1,732 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Paradoksi ekonomik

| Ekonomi, Kosovë | 1 September 2011

Foto: Reuters

Lavdim Hamidi – Shkallën e lartë të inflacionit prej 9.2 për qind në qershor të këtij viti në Kosovë, ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë si paradoks ekonomik.

Sipas tyre, indeksi i çmimeve të konsumit në vend është për 9.2% më i lartë në qershor të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në Eurozonë inflacioni nuk është më i lartë se 2.5%.

“Inlfacioni në Kosovë 4-5 fish më i lartë se në Eurozonë, nuk ka se si të vlerësohet ndryshe përpos se një paradoks ekonomik”, thotë Muhamet Sadiku, prorektor i Universitetit “AAB Riinvest”.

Ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ndikimin më të madh në ngritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve e kishin çmimet e produkteve të drithërave, bukës si dhe çmimet e vajrave dhe yndyrnat.

“Po ashtu, lëvizja globale e çmimeve të derivatet e naftës kishte ndikim të rëndësishëm në rritjen e inflacionit në Kosovë. Ndryshimi i çmimeve në tregjet e jashtme reflektohet në ekonominë e Kosovës nëpërmjet çmimeve të importit, të cilat deri në fund të kanë shënuar rritje të vazhdueshme”, thuhet më tej në raportin e BQK-së.

Mirëpo, sipas ekspertit të ekonomisë Sadiku, ky inflacion i lartë përbën një goditje të rëndë për të gjithë ata që marrin paga të ulëta, pensionistët dhe të varfrit.

“Rritja e inflacionit dobëson fuqinë blerëse, pasi që pagat në sektorin publik nuk lëvizin shpesh. Po ashtu ky përbën një lajm të keq për të varfrit”, thotë ai.

Edhe Qeveria e Kosovës, sipas Sadikut, po ndikon në ngritjen e inflacionit përmes miratimit të buxhetit, pasi që të hyrat vjetore të vendit janë rreth 1 miliard euro, ndërsa shpenzimet shkojnë në 1.4 miliard.

Inflacioni i lartë, sipas tij, i komplikon raportet e Kosovës me ndërkombëtarët. Ai shtonë se inflacioni i zhvleftëson edhe kursimet devizore të qytetarëve, prandaj, siç thotë ai, na nevojitet një stabilitetet finaiciar dhe i çmimeve.

“Duhet të kemi treg stabil për të pasur stabilitet të çmimeve, sidomos kur dihet mirë fakti se vendi jonë nuk disponon as rezerva shtetërore”, shprehet ai.

Përndryshe, pagat mesatare në Kosovë sillen rreth 300 euro, ndërsa pensionet mujore janë 45, përkatësisht 80 euro. Ngritja e çmimeve, sipas ekspertëve, përbën një lajm të keq për pensionistët dhe të varfrit, ku rreth 40% e kosovarëve jetojnë në varfëri./zeri

1,336 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Shfrytëzojnë Bajramin për përfitime

| Ekonomi, Kosovë | 1 September 2011

Foto: Laura Hasani

Enis Veliu – Avazi i ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe joushqimore në vendin tonë nuk ka të ndalur, sidomos pas vendosjes së masave të reciprititetit me Serbinë dhe vendosjes së taksës doganore prej 10 për qind për produktet e Bosnjë e Hercegovinës.

Por, situata në këtë drejtim kohëve të fundit është rënduar edhe më shumë, për shkak të Festës së Bajramit, ku tradicionalisht tregtarë të papërgjegjshëm ngritin çmimet për më shumë se 10 për qind.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) thotë se pas vendosjes së masave te reciprocitetit me Serbinë, në Kosovë ka pasur një valë të lehtë të ngritjes së çmimeve, sidomos të materialeve ndërtimore.

Shahini tha se si pasojë e reciprocitetit çmimet janë ngritur për 1 për qind.

“Në çdo vend të botës ka valë të ngritjes së çmimeve, kjo valë e ka goditur edhe Kosovën. Ngritje e çmimeve pas reciprocitetit më shumë është theksuar te materialet ndërtimore, pasi që shumica e tyre më herët kanë hyrë në vendin tonë nga Serbia”, tha ai.

Sipas tij, AKB-ja në vazhdimësi ka vizituar kompanitë vendore pas reciprocitetit dhe sipas tij, ato janë zotuar se do të arrijnë standardet evropianë te prodhimit, pa u reflektuar me ngritje të çmimit.

Edhe kreu i Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë se pas vendosjes së reciprocitetit në Kosovë, kohëve të fundit është vërejtur ngritje çmimesh, madje edhe në produkte elementare për jetë.

Sipas tij, tregtaret po e keqpërdorin këtë dhe po rëndojnë edhe më shumë gjendjen sociale në vend.

Nga ana tjetër, Selatin Kaçaniku, nga Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se vendosja e masave të reciprocitetit nuk ka ndikuar shumë në ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në vendin tonë.

“Zakonisht te ne është bërë tradicionale që çmimet gjatë muajit të Ramazanit të ngrihen në mënyrë enorme. Po në këtë kohë është marrë edhe vendimi për reciprocitet, kështu që në opinion flitet se reciprititeti ka ndikuar në ngritje të çimeve, por realisht nuk është ashtu”, tha ai. Kaçaniku madje insiston se një pjesë e konsiderueshme e çmimeve të produkteve të huaja janë shumë më të lira në vendin tonë.

Ai tha se disa shtete subvencionojnë eksportin në Kosovë deri në 40 për

qind. Por, deklarata e Kaçanikut bie ndesh me gjendjen reale të krijuar në treg, sidomos pas vendosjes se reciprititetit. Çmimet e materialeve ndërtimore në vendin tonë janë ngritur dukshëm, pasi që vërehet mungesa e tyre në treg.

“Çmimet e tyre thuajse ndryshojnë dita-ditës, pasi që kërkesa për materiale ndërtimore është shumë e madhe, ndërkaq prodhimi nuk është duke i mbuluar kërkesat. Brenda dy javëve çmimi i një blloku të prodhuar në Kosovë është ngritur nga 2 deri në 4 centë”, tha një pronar i një depoje të materialit ndërtimor, i cili nuk deshi të identifikohej për gazetë.

Sipas tij, çmimet e materialeve ndërtimore do të ngrihen edhe më tej në ditët në vijim, pasi që mungesa e tyre është duke u vërejtur shumë e më shumë./zeri

1,190 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Doganierët kosovarë së shpejti në pikat kufitare me Serbinë?

| Ekonomi, Kosovë | 1 September 2011

Foto: Laura Hasani

Drejtori i doganave të Kosovës, Naim Huruglica, në një intervistë për Radion Deutche Welle ka thënë se beson se, shumë shpejtë në dy pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, do të vendosen doganierët kosovarë. Deri tani ata nuk kanë pasur kushte sigurie në këto pika.

DW: Sa ka qenë pengesë veriu i Kosovës për realizimin e objektivave të doganave të Kosovës, kur kemi parasysh se buxheti i Kosovës në përgjithësi mbushet nga doganat e Kosovës?

Huruglica: Që nga djegia e dy pikave kufitare në veri të Kosovës me 19 shkurt të vitit 2008 kjo pjesë ka qenë jashtë kontrollit doganor. Vetë fakti që ne nuk kemi qenë prezent në këto dy pika, ka nënkuptuar se kontrabandistë të ndryshëm kanë arritur të fusin mallra në teritorin e Kosovës pa zhdoganimin e tyre. Një pjesë e këtyre mallrave ka vazhduar të zhdoganohet në terminalin doganor në Mitrovicë mirëpo, kjo ka qenë mbi baza vullnetare, mirëpo pjesa më e madhe e mallrave mbetej në pjesën veriore të Mitroviës dhe pastaj përmes rrugëve ilegale bartej në pjesë tjera të Kosovës. EULEX-i ka qenë prezentë në këto dy pika, mirëpo vetëm ka regjistruar mallrat që hyjnë në Kosovë dhe nuk ka pasur një aktivitet për zhdoganimin e tyre. Në bazë të të dhënave të misionit EULEX dhe të dhënave tona, ne kemi konstatuar se humbjet për buxhetin e Kosovës gjatë tri viteve kanë qenë afro 120 milion euro. 120 milion euro janë para të mëdha për Kosovën dhe Kosova nuk e ka luksin që t’i humbë këto të holla. Pas datës 25 korrik të vitit 2011 dhe vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë ne tashmë kemi filluar të shohim një stabilizim të të hyrave doganore dhe një import më të shtuar përmes pikave tjera doganore.

DW: Zoti Huruglica pas ndalimit të mallrave serbe që të hyjnë në territorin e Kosovës, ku është orientuar importi kosovar?

Huruglica: Importi është orientuar kryesisht në rajon, vërehet një rritje e mirë e importit nga Shqipëria. Për shembull për herë të parë kemi në Kosovë material ndërtimor nga Shqipëria, gjithashtu kanë filluar të vijnë në Kosovë prodhimet kroate, nga maqedonia, Turqia, por ka edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

DW: Zoti Huruglica, pse nuk po vendosen doganierët e Kosovës në dy pikat kufitare me Serbinë pasi tashmë këto dy pika kufitare janë nën kontroll të KFOR-it, dhe organeve kosovare të rendit?

Huruglica: Besoj se për të gjithë është e qartë se është një problem sigurie pse nuk po vendosen doganierët e Kosovës në këto dy pika kufitare. Unë besoj se doganierët do të vendosen shpejt sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Unë nuk jam ai person që vendos se në cilën ditë do të ndodhë kjo, por unë besoj se shumë shpejtë kjo do të ndodhë gjithmonë pas një vlerësimi të situatës së sigurisë nga ana e forcave të rendit.

DW: Mosvendosja ende e doganierëve në dy pikat kufitare me Serbinë, ka të bëjë vetëm me çështjen e sigurisë së tyre, apo këtu kemi të bëjmë me një problem me të thellë edhe në raport me veprimet e bashkësisë ndërkombëtare, konkretisht me misionin EULEX.

Hurugica: E kam pak vështirë të përgjigjem në këtë pyetje sepse del jashtë autorizimeve të mia. Por ajo që unë mendoj është se këtu kemi të bëjmë me një situatë ku aty ka pasur interesa të grupeve kriminale për të përfituar nga mospagesa e taksave dhe shpesh herë është para se ato grupe kriminale ka qenë në një linjë me institucionet paralele serbe që janë të instaluara në veri. Gjithmonë në veri është përdorur karta e nacionalizimit e në fakt kanë qenë interesat për përfitime ekonomike.

DW: Kanë bërë doganat e Kosovës presion mbi misionin EULEX që të vendosen doganierët në dy pikat kufitare me Serbinë?

Huruglica: Ne nuk jemi në pozicion që të bëjmë presion, por kemi takime të rregullta me misionin EULEX dhe vazhdimisht kemi kërkuar që të na ndihmojnë për të vendosur kontroll në këto dy pika.

DW: Ka pasur një vendim të prerë për mosvendosjen e doganierëve në veri të Kosovës, apo kjo jo ka ndodhur në bazë të një vlerësimi se atje nuk ka kushte sigurie për vendosjen e doganerëve?

Huruglica: Nuk ka pasur një vendim të natyrës formale, por pas datës 19 shkurt të vitit 2008, pjesa më e madhe e doganierëve që punonin në ato pika që i takonin komunitetit serb dhe boshnjak e lëshuan punën. Unë besoj se ata kanë qenë të detyruar ta lëshojnë punën nga strukturat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Ne gjatë tri viteve të shkuara patëm bërë investime në ato dy pika kufitare duke i ndihmuar misionit EULEX që ta kryejë më lehtë punën e oficerëve tanë doganor, dhe gjithmonë me shpresën që një ditë do të kthehemi edhe në ato dy pika doganore, mirëpo, kjo akoma nuk ka ndodhur. Shpresoj sedo të ndodhë së shpejti./zeri

1,344 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Bizneset serbe humbën 13 milionë dollarë nga embargoja kosovare

| Ekonomi, Kosovë | 1 September 2011

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Milosh Bugarin ka shfaqur shpresën se një nga temat e para në vazhdim të dialogut do të jenë masat e reciprocitetit dhe problemi i vulës doganore dhe se përmes bisedimeve do të arrihet deri te zgjidhja e duhur. Bugarin theksoi se është me rëndësi për ekonomin serbe, duke nënvizuar se me masat e vendosura të Kosovës për katër javë ekonomisë së Serbisë i janë shkaktuar humbje prej 13 milionë dollarëve. Ai përkujtoi se OES-së pas këtyre masave i ka dërguar letër komisionarit për zgjerim të BE-së lidhur me këtë problem. “Kemi marrë përgjigje pas gjashtë ditëve dhe në atë letër bëhet e qartë se do të përpiqet që në mënyrë institucionale përmes dialogut të gjendet zgjidhje adekuate që të zgjidhet problem i vulave doganore”, tha ai./kosova sot

1,126 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Luftërat e SHBA, 60 miliardë dollarë të humbura

| Botë, Ekonomi | 1 September 2011

Një panel i auditorëve dhe ish-ligjvënësve bëri të ditur se Qeveria amerikane ka shpenzuar mbi 60 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit në Irak dhe Afganistan, për shkak të shpërdorimeve të kontraktorëve.

Komisioni për Kontratat e Luftës, i cili është themeluar nga Kongresi në vitin 2008, në raportin e tij të fundit, vlerëson se Afganistani dhe Iraku mund të përfundojnë me projekte të paqëndrueshme të Shteteve të Bashkuara.

Senatori Xhejms Ueb, i cili ka bashkësponsorizuar legjislacionin për themelimin e komisionit, ka folur më hollësisht për raportin.

“Në kohën kur infrastruktura dhe programet e sigurisë po zinin vend në Irak dhe Afganistan, pas sulmeve të 11 Shtatorit, kishte diçka që nuk shkonte mirë. Kishte kompani të mira që kanë bërë shumë punë e që janë përmendur edhe në këtë raport, por ka pasur edhe një sërë mangësish në aspektet strukturore dhe të udhëheqjes, përkatësisht në mënyrën se si janë zbatuar shumë kontrata”, tha Ueb.

Raporti pohon se përdorimi i tepruar i kontraktuesve, me raste, e ka tejkaluar numrin e personelit ushtarak amerikan në Irak, porse resurset e dedikuara për menaxhimin e kontraktuesve nuk kanë qenë me ritëm të njëjtë.

Rezultatet e mungesës së mbikëqyrjes, thuhet në raport, janë projekte të keqkonceptuara, planifikim dhe zbatim i dobët i iniciativave, sjellje kriminele dhe korruptive, të cilat pengojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe kontribuojnë në një klimë, ku shpërdorimet pranohen si normë.

Raporti vë në dukje se shpërdorimet dhe mashtrimet në të dyja këto vende u kushtojnë taksa-paguesve amerikanë 30 deri në 60 miliardë dollarë për një dekadë të luftës.

Sipas komisionit, kjo shifër paraqet 30 për qind të fondit të përgjithshëm për kontratat dhe grantet që Qeveria e Shteteve të Bashkuara do t’i ndante deri në fund të 2011-ës, për të mbështetur operacionet në Afganistan dhe Irak.

Bashkëkryesuesi i Komisionit, Kristofer Shejs, tha se në disa raste mbështetja në kontraktuesit mund të ketë qenë edhe e paligjshme.

“Me mbivarshmëri, nënkuptojmë se kontraktuesit tash janë shndërruar në një zgjidhje të parë. Kontraktuesit kanë kryer disa detyra që janë të rezervuara për personelin federal – detyra që ligji ose rregulloret kërkojnë të jenë të rezervuara për personelin federal. E, madje, edhe për ato që janë ligjërisht të lejueshme, kontraktimi i disa prej tyre detyrave mund të jetë i papërshtatshëm dhe me rrezik për interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Shejs.

Sipas tij, shqetësues është fakti se “zyrtarët e lartë të mbrojtjes kanë dëshmuar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të shkojnë në luftë pa mbështetje të madhe kontraktuese”.

Raporti nuk e specifikon se cilat detyra të caktuara për kontraktorët janë të rezervuara ligjërisht për punonjësit e qeverisë.

Raporti vë në pah se shuma e parave të shpërdorura mund të rritet në vitet e ardhshme.

Shejs tha se gjetjet e fundit theksojnë nevojën për reforma në praktikat kontraktuese të Shteteve të Bashkuara.

“Me dhjetëra miliarda dollarë të humbura tashmë, me një perspektivë për humbje të tjera dhe me rrezikun për rikrijimin e këtyre problemeve përsëri, Amerika përballet me një emergjencë. Mohimi dhe vonesat nuk janë opsione të mira”, tha Shejs.

Raporti ofron 15 rekomandime për përmirësimin e përdorimit të kontraktorëve, përfshirë zvogëlimin e kompanive private të sigurimit, krijimin e një inspektori të përgjithshëm për monitorimin e kontratave gjatë operacioneve të paparashikuara, si dhe emërimin e një zyrtari të lartë të qeverisë për të përmirësuar planifikimin dhe koordinimin.

Raporti vjen në kohën kur Uashingtoni po shqyrton buxhetet në përpjekje për të zbutur borxhet rekorde.

Departamenti i Mbrojtjes është detyruar t’i shkurtojë shpenzimet për 350 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme./bota sot

934 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Obama do të njoftojë planet për vendet e punës dhe rritjen ekonomike

| Botë, Ekonomi | 1 September 2011

Presidenti amerikan, Barak Obama, do të njoftojë planet për shtimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në një fjalim që do të mbajë në Kongres më 8 shtator. Në vazhdën e marrëdhënieve konfrontuese mes dy partive politike, data e fjalimit u caktua dje, pas një përplasjeje publike me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, republikan Xhon Bojner.

Presidenti Obama, i partisë Demokrate, u kishte kërkuar udhëheqësve të Kongresit të thërrisnin një sesion të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për të mbajtur një fjalim më 7 shtator. Por pak pasi kërkesa u bë publike, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Bojner, u përgjigj duke i kërkuar Presidentit ta shtynte fjalimin edhe një ditë.

Bojner tha se do të ishte e vështirë nga pikëpamja logjistike për mbledhjen e një sesioni të përbashkët të Kongresit menjëherë pas kthimit nga pushimet.

Presidenti Obama e pranoi propozimin e Kryetarit Bojner pas disa orësh, duke thënë se ai është i përqendruar në “nevojën urgjente” për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen ekonomike, madje është i vendosur t’i sfidojë udhëheqësit e Kongresit “për të filluar ta përqendrojnë 100% vemendjen” për të ndihmuar popullin amerikan./bota sot

1,304 shikime gjithsej, 1 shikime sot