Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Prezantohet para qytetarëve projekti i Zonës Ekonomike

| Ekonomi, Kosovë | 8 September 2011

Komuna e Prishtinës, organizoi dje një debat me qytetarë rreth planit urbanistik për Zonën ekonomike, e cila ndahet në tri pjesë: në zonën e banimit, industriale dhe atë ekonomike.

Ndërtimi i Zonës Ekonomike nuk do të jetë aspak i lehtë, por është një ndër projektet më të rëndësishme të komunës së Prishtinës. Kështu tha kryetari i komunës, Isa Mustafa, në debatin e organizuar me qytetarë lidhur me këtë çështje.

Duke prezantuat planin rregullues të kësaj zone, Valentin Junçaj, menaxhere i projektit të kompanisë projektuese “Hidroing DK”, përmendi edhe përfitimet që do të bëhen me realizmin e plotë të kësaj zone.

Në këtë debat banorët para së gjithash shtruan nevojën për fusha rekreative, shkollë dhe çerdhe fëmijësh. “Zona Ekonomike”, përfshin një sipërfaqe prej 612 hektarë dhe shtrihet në pjesën e veriperëndimore të qytetit të Prishtinës. Në veri kufizohet me Bernicën e poshtme, në lindje me “Kodrën e Trimave”, “Kosova Filmin”, në jug me Fushë Kosovën dhe në perëndim me fshatin Shkabaj. Kjo lagje parashihet të jetë e qetë, me shumë hapësira gjelbëruese dhe me komplekse të ndërtimeve industrial/bota sot

1,017 shikime gjithsej, 1 shikime sot

BE planifikon ndarjen e informatave për energji

| Botë, Ekonomi | 8 September 2011

Bashkimi Evropian thotë se dëshiron që shtetet e tij anëtare të ndajnë informacionet mbi marrëveshjet për energji që ato negociojnë me shtetet jo-anëtare të BE-së.

Komisioneri evropian për energji, Gynter Wtinger, tha se ndarja e këtyre informatave është e rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rreth energjisë së BE-së dhe për të siguruar që marrëveshjet e reja të mos e jenë në kundërshtim me ligjin evropian.

Ai tha se kontratat ekzistuese nuk do të ndikohen nga mekanizmi i ri i ndarjes së informatave, i cili ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare të Parlamentit Evropian.

Sidoqoftë, tentimi për të afruar politikat e jashtme të energjisë së BE-së vjen në kohën kur një varg shtetesh po përgatitëm të ri-negociojnë kontratat për energji me Libinë e vende të tjera.

BE-ja importon 80 për qind të naftës dhe 60 për qind të gazit./bota sot

1,076 shikime gjithsej, 1 shikime sot

BeH mund ta humbë përgjithmonë tregun e Kosovës

| Ekonomi, Kosovë, Rajon | 8 September 2011

Bosnja e Hercegovina (BeH) brenda dy muajve të kaluar, qëkur hyri në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për aplikimin e doganës prej 10 për qind ndaj produkteve të këtij vendi, ka humbur mbi 5 milionë auro.

Se sa i rëndësishëm është tregu i Kosovës për eksportuesit e BeH flet e dhëna se eksporti vjetor në tregun e Kosovës ishte rreth 80 milionë euro.

Në Odën Ekonomike të BeH vlrësojnë se praktika e tillë duhet të ndërëpritet, sidomos pasi Beogradi dhe Prishtina arritën marrëveshjen për njohjen e vulave të Kosovës. “Duhet theksuar se autoritetet e BeH duhet të ndërmarrin aktivitete adekuate për të mundësuar eksportuesve të BeH që edhe më tutje të shesin mallin në këtë treg”, thotë eksperti ekonomik Dulo Husiq. Në Sarajevë druajnë se BeH mund ta humbë përgjithmonë tregun e Kosovës, të cilin po e pushtojnë firmat nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia./bota sot

1,338 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Në 8 muaj eksportet arritën në 25 miliardë lekë

| Ekonomi, Shqipëri | 8 September 2011

Në fund të viti shënohet trefishimi ieksporteve në një hark kohor më pak se 6 vjeçar. Kryeministri Berisha njoftoi në mbledhjen e qeverisë se në 8 muajt e parë të këtij viti krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet arritën në 25 miliardë lekë ose në mbi 250 milionë dollarë.

“Rritje e rëndësishme që shpreh dinamizimin e admirueshëm të eksporteve shqiptare. Rritja eksporteve është tregues i rritjes së konkurueshmërisë në ekonomi, të interesit të investitorëve në ekonominë shqiptare. Tregues besnik i rritjes së investime dhe punësimit në Shqipëri. Shoqërohet nga një rritje e ndjeshme e manifakturës, ç’ka është më shumë se çdo gjë tjetër e lidhur me punësimin, shoqërohet me rritje të qëndrueshme të eksporteve bujqësore, dëshmi kjo e një përballjeje të suksesshme të fermerëve shqiptarë me ata të vendeve të tjera dhe prodhimet e tyre.”, tha Kryeministri, Berisha.

Duhet të bëjmë gjithçka tha kryeministri Berisha për të reduktuar edhe me tej burokracitë ndaj biznesit. Pavarësisht propagandës ogurzezë për dëmtimin e bankave dhe kundër rritjes së rrogave e pensioneve, sipas zotit Berisha, modeli ekonomik u dëshmua i qëndrueshëm falë masave që nisen para katër vitesh.

Kryeministri vlerësoi punën e ministrave dhe kërkoi transparencë, në ato që i cilësoi labirintet të demokracisë, sipas një projekti që po përgatit Ministria e Inovacionit, një portal transparent në internet të marrëdhënieve administratë –biznes.

Portali realitet i sukseshëm, në mënyrë që drita të përshkojë burokracinë tonë.

Sipas kryeministrit duhen shtuar përpjekjet sepse kriza e borxhit do të vazhdoje, por duhet kthyher në avantazh kriza që ka kapur fqinjët sipas kryeministrit, dhe kjo sëpari duke krijuara klimën e favorshme për emigrantët që po kthehen në vend./bota sot

1,446 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Eurozona, super-fuqi apo eksperiment i dështuar?!

| Botë, Ekonomi | 8 September 2011

Derisa euro lufton të ruajë vlerën e saj në mes të krizës së borxhit që ka goditur vendet si Greqia, Italia dhe Spanja, problemet e monedhës së vetme po shndërrohen në një krizë të identitetit për Bashkimin Evropian.

Për vite të tëra, ekonomistët kanë paralajmëruar se një monedhë e vetme për shtetet, pa një politikë të vetme fiskale, paraqet të njëjtin rrezik sikur t’i jepej një grupi njerëzish një kartelë e përbashkët krediti.

Derisa të gjithë të dakordohen se si dhe kur do ta përdorin kartelën e tyre të përbashkët, dalin disa që do ta keqpërdorin atë dhe do t’ua lënë të tjerëve t’i paguajnë borxhet e tyre.

Kjo është në fakt ajo që ka ndodhur me euron dhe 17 vendet anëtare të Eurozonës. Andaj, nuk është e çuditshme që liderët e vendeve kursimtare, si Gjermania dhe Franca, janë zemëruar me partnerët dorëdhënës dhe duan të vënë kontroll mbi sjelljet e tyre.

Por, për çfarë lloj kontrolli bëhet fjalë?

Rëndom, thirrjet për kontroll marrin formën e nxitjes së vendeve të dobëta për të kryer reformat e tyre ekonomike, nëse duan ndihmë.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trihet, shpjegon më shumë:

“Pakti për stabilitet dhe rritje është i domosdoshëm në zonën e euros. Ne nuk kemi federatë politikë apo federatë monetare. Andaj, duhet të bëjmë një kontroll të hollësishëm të sistemit mbi të cilin funksionon politika buxhetore”.

Por, thirrjet e tilla për përgjegjësi fiskale gjithnjë e më shumë po shoqërohen me kërkesat për atë që Trihet thotë se mungon.

Bëhet fjalë për një lloj integrimi më të afërt ekonomik dhe politik që do ta shtynte BE-në në drejtim të një super-fuqie, të aftë për t’iu imponuar politika anëtarëve të saj.

Gjatë takimit të tyre të fundit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, nuk e kanë mbështetur idenë që Eurozona të veprojë si shtet, duke lëshuar madje bono të përbashkëta, të quajtura euro-bono.

Euro-bonot mund të imagjinohen një ditë, por në fund të procesit të integrimit evropian, e jo në fillim.

“Euro-bonot mund të imagjinohen një ditë, por në fund të procesit të integrimit evropian, e jo në fillim”, kishte thënë Sarkozi.

Euro-bonot do të ishin bono të mbështetura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe shtetet e goditura nga kriza do të mund t’i përdornin ato për të marrë hua me norma të favorshme të interesit.

Aktualisht, qeveritë e dobëta si Greqia duhet të paguajnë interes të madh për të marrë hua, ndërsa shtetet e forta si Gjermania paguajnë shumë më pak.

Ekonomisti Zhan Pisani Feri ndan këtë mendim në lidhje me euro-bonot:

“Të krijosh euro-bono do të thotë t’iu japësh qasje taksapaguesve tuaj në vendet tjera. Në kushtet e sovranitetit, kjo është një çështje madhore sepse baza tatimore është thesari i një vendi sovran. Andaj, ju nuk dëshironi ta bëni atë nëse nuk keni garanci jashtëzakonisht të forta që partnerët tuaj do të veprojnë”.

“Nëse partnerët tuaj fillojnë lëshimin e borxhit dhe nuk janë në gjendje ta paguajnë atë, atëherë ata kthehen kah taksapaguesit e juaj dhe u thonë: është radha juaj të paguani. Kjo nuk është diçka e pranueshme”, thotë Feri.

Në këtë atmosferë të pakëndshme, Eurozona do të duhej të zgjidhte atë që është më pak e pakëndshme: të lëvizë rrugën e integrimit ekonomik dhe politik, ose ta quajë euron një eksperiment të dështuar dhe t’iu kthehet monedhave kombëtare./bota sot

1,157 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Gjykata Kushtetuese gjermane nuk shprehet rreth Greqisë

| Botë, Ekonomi | 8 September 2011

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë hodhi poshtë kërkesat për dhënien e mendimit lidhur me pjesëmarrjen e shtetit në paketat ndihmëse për Greqinë dhe për shtete të tjera të euro-zonës së trazuar.

Mirëpo, gjykata vendosi që qeveria gjermane të kërkojë aprovimin e komiteti për buxhet të parlamentit para dhënies së ndonjë ndihme në të ardhmen.

Parlamenti gjerman ka mbështetur pjesëmarrjen e Gjermanisë në paketën ndihmëse për Greqinë në maj të viti 2010 për ta shmagur situatën që ky shtet të mos paguajë borxhin e vet me kohë, sikurse dhënien e një ndihme prej 440 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet e euro-zonës që janë zhytur në borxhe./bota sot

1,321 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Bien ndjeshëm tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi

| Botë, Ekonomi | 8 September 2011

Tregjet e aksioneve ranë sot ndjeshëm në Evropë dhe Azi pas raporteve ekonomike shkurajuese në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, dy nga ekonomitë më të mëdha të botës.

Disa indekse evropiane ranë mbi 3 për qind, ndërsa indeksi DAX i Gjermanisë u mbyll me një rënie prej 5.3 për qind. Indeksi në Hong Kong ra gati 3 për qind.

Tregjet amerikane janë të mbyllura sot për festën e Ditës së Punës.

Analistët thonë se shitjet e aksioneve janë reflektim i raportit të departamentit amerikan të punës që tregoi se papunësia mbeti e pandryshuar. Shifrat shtuan shqetësimet se Shtetet e Bashkuara mund të zhyten përsëri në recesion./bota sot

1,187 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Aktivistja e PDK-së në krye të Shoqatës së Sigurimeve

| Ekonomi, Kosovë | 6 September 2011

Enis Veliu – Bordi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka shkarkuar drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve, Arben Mikelin, dhe në vend të tij ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit Vlora Obërtincën, e cila për një kohë ka punuar si zyrtare e lartë në këtë institucion.

Por, para se të punësohet këtu, Obërtinca për një kohë ka punuar si zyrtare e lartë në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), dhe më pas si këshilltare politike e ish-ministrit të Transporteve dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limajt.

Burime të gazetës thonë se Obërtinca, si aktiviste e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka pasur përkrahjen e të gjithë anëtarëve të bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. “Të gjithë kanë votuar për të, asnjë kundërshtim nuk ka pasur”, tha burimi i gazetës brenda shoqatës.

Nga ana tjetër, zyrtarë të bordit të shoqatës, por edhe vetë Obërtinca, e mohojnë kategorikisht se emërimi i saj është politik.

Rrahim Pacolli, kryetar i bodit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se Arben Mikeli për dy mandate, apo për tetë vjet ka drejtuar Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Ai tha se kontrata e vjetër i ka skaduar dhe ai nuk ka dashur ta nënshkruajë një kontratë të re.

“Na i kemi ofruar kontratën e re, por ai ka refuzuar ta nënshkruajë. Pas këtij veprimi bordi e ka emëruar Vlora Obërtincën, si ushtrues të detyrës deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të shoqatës”, tha Pacolli.

Edhe Riza Byci, anëtar i bordit të Shoqatës së Sigurimeve, në cilësinë drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Dardania”, thotë se emërimi i Obërtincës në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit nuk është politik, por është kompromis i anëtarëve të bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Ai thotë se bordi i shoqatës ka marrë vendim që Arben Mikelin ta caktojë si drejtor të Byrosë së Kartonit të Gjelbër, pot sipas tij, një pozitë të tillë nuk e ka pranuar Mikeli.

“Bordi i ka bërë gati vendimin për këtë pozitë të re, por ai e ka shqyer vendimin e bordit dhe nuk e ka pranuar atë. Për tetë vjet Mikeli në Shoqatën e Sigurimeve ka marrë pagë mujore prej më shumë se 3000 euro, por ka pasur edhe shumë benificione tjera që s’i ka as presidentja e vendit”, tha ai.

Byci tha se bordi ka marrë vendim që Obërtinca të jetë ushtrues i detyrës së drejtorit të Shoqatës për një muaj, vetëm e vetëm për të mos e lënë shoqatën pa drejtues.

Obërtinca: Unë jam veç u.d

Vlora Obërtinca thotë se për një kohë është duke punuar si zyrtare e lartë në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës. Ajo tha se para pak kohe bordi e ka emëruar atë si ushtrues të drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.

“Unë në këtë pozitë jam vetëm u.d e drejtorit. Unë në këtë pozitë do të qëndroj deri në zgjedhjen e drejtorit të ri”, tha ajo.

Obërtinca tha se nuk i di arsyet pse është shkarkuar nga ish-drejtori i kësaj shoqate Arben Mikeli./zeri

1,368 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Preteni e Zeqiri në garë për drejtor të AKK-së

| Ekonomi, Kosovë | 6 September 2011

S.Bajrami – Hasan Preteni dhe Bashkim Zeqiri janë dy emrat të cilët Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Kosovës i ka përzgjedhur për t’u votuar në Kuvend, ku njëri nga ta do të marrë timonin e të parit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ndonëse Hasan Preteni ka pesë vjet përvojë si drejtor i kësaj agjencie, Bashkim Zeqiri, i cili deri më tani ka punuar në sistemin bankar të Kosovës, është më i preferuar nga ana e njëmbëdhjetë anëtarëve të Komisionit të Kuvendit.

“Pas intervistave të bëra nga ana e komisionit, kandidati Bashkim Zeqiri ka marrë 243 pikë ndërsa Hasan preteni 202 pikë. Që të dy këta emra do të dërgohen në parlament për votim”, ka thënë anëtari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi.

Se kur do të votohet në parlament për drejtorin e ri të AKK-së, i cili do të ketë mandat pesëvjeçar, sipas Gashit varet nga kryesia e Kuvendit.

Gashi ka thënë se Komisioni do të rekomandojë njërin nga këta emra në mënyrë që më pas të votohet në parlament.

Komisioni me përzgjedhjen e dy personave ka eliminuar nga gara shtatë persona të tjerë të cilët kishin synuar karrigen e institucionit ku deklarohet pasuria e zyrtarëve shtetërorë, bëhet parandalimi i korrupsionit, dhe ku tentohet fuqizimi i luftës kundër korrupsionit në forma të ndryshme.

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsinit ka mbetur pa drejtor që nga korriku i këtij viti, kur edhe i ka skaduar kontrata pesëvjeçare Hasan Pretenit. Ani pse shefi i administratës së Agjencisë ishte caktuar si ushtrues detyre në krye të këtij institucioni, Preteni për asnjë moment nuk e ka lëshuar zyrën e tij. /zeri

1,071 shikime gjithsej, 1 shikime sot

KEK-u kushtëzon bizneset

| Ekonomi, Kosovë | 6 September 2011

Foto: Petrit Rrahmani

Petrit Sherifi – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kushtëzon bizneset me 25 për qind avans të faturës së rrymës, ndërkohë që edhe pagesat të bëhen përmes bankës, për t’u furnziuar 24 orë me rrymë, ka bërë të ditur drejtori i KEK-ut, Arben Xhukaj, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, gjatë një konference në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Ndërkohë që përfaqësuesit e binzeseve kanë reaguar duke thënë se nuk është i nevojshëm avansi përderisa kanë kontratë që banka secilin muaj t’iu tërheqë paratë.

Ndërkohë që ministri Beqaj është zotuar se nëse KEK-u nuk i përmbahet kontratës, bizneset mund të ankohen direkt te ai.

“Nëse KEK-u nuk respekton kontratën, atëherë drejtojuni me shkrim tek unë dhe unë do të marrë masa ndaj KEK-ut, por nëse gjenden defekte tek kompanitë, atëherë masat do të jenë edhe për to”, ka thënë Beqaj, duke shtuar se 25 për qind duhet paguar si avans për shkak të sigurisë.

Arben Xhukaj, drejtor i KEK-ut, ka thënë se nuk mund të thuhet se tarifat janë nën kosto, ngase ata marrin subvencion për çdo vit nga qeveria.

Ai ka thënë se problemi i avansit është i njëjtë, vetëm se në vitin 2005 ka qenë që 3 faturat e fundit të jenë avans, ndërsa tani është shndërruar në 25 për qind.

Sipas tij, vendimi për ta kthyer në përqindje avansin vetëm e precizon atë të vitit 2005.

“Jam i irrituar me deklaratat e javës së kaluar, sepse askush nuk kërkon më shumë, por vetëm është precizuar ajo kontratë e vitit 2005”, ka thënë Xhukaj.

Mirëpo, Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) të hënën në një konferencë për media ka kritikuar KEK-un për këtë vendim. Hamdi Jaha, drejtor i Departamentit për Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, ka thënë se ekonomia e Kosovës po vuan nga mungesa dhe ndërprerja e shpeshtë e rrymës, dhe se kjo gjendje po dërgon një mesazh të keq në botë se sa vështirë është të jetosh dhe punosh në Kosovë pa rrymë, ku fajtor është KEK-u.

Ai ka prezantuar edhe fakte ku KEK-u po dëmton kompani e biznese të mëdha ku njëra ndër to është edhe Post Telekomi i Kosovës (PTK).

“Po prezantojmë fakte të reja për problemet që KEK-u po ua shkakton bizneseve dhe po japim detajet për një nga kompanitë më të mëdha në vend PTK-në, e cila ka adresuar një ankesë në AKB më 2 shtator 2011, por edhe në institucionet tjera për problemet që KEK-u po i shkakton gjigantit të ekonomisë kosovare”, tha Hamdi Jaha.

Ai ka shtuar se KEK-u përpos bizneseve private, nuk po e kursen t’iu sjellë telashe dhe probleme të njëjta edhe ndërmarrjeve publike, siç është në këtë rast Posta dhe Telekomi i Kosovës. Për biznesmenët ishte e pakuptueshme që të jenë të kontraktuar me KEK-un për t’u furnizuar 24 orë me energji në kategorinë A+, ndërsa KEK-u po shpërblen ata me reduktime, që sipas tyre kjo i dëmton në shuma të mëdha.

Ndër pakënaqësitë e biznesmenëve ishte edhe diferenca e energjisë, ku dimrit ata paguajnë shumë më shtrenjtë sesa gjatë sezonit veror./zeri

1,157 shikime gjithsej, 1 shikime sot