Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Konkurrentë a monopolistë!

| Ekonomi, Kosovë | 31 July 2011

Komisioni Kosovar i Konkurrencës u është vënë pas që t’i hetojë importuesit e mëdhenj të derivateve të naftës, pas zbulimit të marrëveshjeve të fshehta për fiksim çmimesh të shitjes me pakicë të derivateve në dy rajone të vendit.

Pas inspektimit të realizuar së fundi në rajonin e Vushtrrisë, ky komision ka identifikuar 15 pika të shitjes së derivateve të naftës se kanë një praktikë të bashkërendruar mbi fiksimin e çmimeve të benzinës, naftës dhe gazit. Një praktikë e tillë më herët ishte identifikuar edhe në rajonin e Gjilanit.

Kreu i Komisionit të Konkurrencës, Osman Ejupi, tregon detajet e zbulimit të marrëveshjeve të fshehta të naftëtarëve në rajonin e Vushtrrisë. “Një shitës me pakicë ka kërkuar të blejë derivate të naftës nga një importues i madh, ndërsa ky i fundit nuk i ka shitur naftë me arsyetimin se nuk gjendet në skemën e shitjes. Importuesi i madh i ka thënë se naftë nga ai mund të blejnë vetëm ata që janë në skemën e blerjes, në mënyrë që ta caktojë çmimin e shitjes”, shprehet Ejupi.

Pas kësaj, personi që ka dashur të blejë derivate të naftës e ka njoftuar Komisionin e Konkurrencës, ku inspektorët e kësaj të fundit e kanë vërtetuar një marrëveshje të tillë. Pavarësisht kësaj marrëveshje që është në kundërshtim me tregun e lirë, Komisioni i Konkurrencës nuk ka vendosur asnjë gjobë për bizneset e tilla, por ka kërkuar që të shfuqizohet praktika e bashkërenduar për fiksim çmimesh, të bëhet liberalizimi i tregut me çmimet e produkteve të derivateve të naftës në bazë të ofertës dhe kërkesës.

Ejupi thotë se fillimisht u kanë bërë vërejtje me shkrim dhe nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë, pasi që, siç thotë ai, bëhet fjalë për shitës të vegjël dhe pa ndikim në treg.

“Fiksim çmimesh nuk mund të bëjnë shitësit me pakicë, por importuesit e mëdhenj që janë mbi 20 të tillë në Kosovë. Këta të fundit ka dyshime se i detyrojnë shitësit me pakicë t’i shesin derivatet me çmim të caktuar. Qëllimi jonë është që këto dyshime t’i vërtetojmë tek importuesit e mëdhenj”, pohon Ejupi.

Kreu kosovar i Konkurrencës thotë se shitësve me pakicë fillimisht u është dhënë vërejtje me shkrim, pasi që me ligjin e ri parashihen gjoba shumë të ashpra kur bëhet fjalë për fiksim çmimesh. “Po të aplikojmë gjoba për marrëveshje të tilla, atëherë shumica e shitësve me pakicë të derivateve duhet t’i mbyllin bizneset, pasi që gjobat sillen prej 1-10 për qind të qarkullimit të përgjithshëm vjetor”, sqaron Ejupi.

Naftarët mohojnë marrëveshjet

Nazmi Bytyqi, kryetar i kësaj shoqate, thotë se nuk ka njohuri për ndonjë marrëveshje të fshehtë për fiksim çmimesh nga ana e tregtarëve të derivateve të naftës në vend.

Ai thotë se nuk mund të ketë marrëveshje të tilla, kur në gjithë territorin e Kosovës janë më shumë se 800 pika të shitjes me pakicë.

“Po të ishin një ose dy pika të shitjes, atëherë mund të pajtohesha se ka marrëveshje të tilla, por kjo gjë nuk mund të ndodhë kur në treg i kemi më shumë se 800 pika të shitjes me pakicë”, shprehet ai. Marrëveshjet e tilla i mohon edhe importuesi më i madh vendor i derivateve të naftës. Ibrahim Bucaliu, pronar i kompanisë “Hib Petrol”, dhe thotë se marrëveshje të fshehta për fiksim çmimesh nuk ka pasur asnjëherë mes importuesve të derivateve të naftës.

Sipas tij, çmimi i shitjes së derivateve nga importuesit e mëdhenj nuk dallon as për 1 cent të vetëm, pasi që nafta blihet me çmim të njëjtë. Ai thotë se deri më tani nuk ka aplikuar embargo për askënd që dëshiron të blejë derivate të naftës nga ai.

“Nuk e njohë ndonjë shitës me shumicë që refuzon t’ia shesë dikujt mallin. Me mua një gjë e tillë kurr nuk ka ndodhur”, pohon Bucaliu. “Hib Petrol”, sipas tij, çmimet e naftës i bazon në çmimet e berzës botërore, pasi që bëhet fjalë për një importues të madh. Kjo kompani vitin e kaluar ka importuar rreth 60 milionë litra derivate të naftës, ndërsa tre vjetët e fundit, siç thotë ai, i kanë paguar shtetit tatime nga 30 milionë euro.

Një litër naftë 50 euro/cent

Fadil Berjani, pronar i dy pompave të benzinës “Dilloni Benz” në komunën e Fushë-Kosovës, mohon të ketë marrëveshje të fshehta mes tregtarëve të derivateve në Kosovë për fiksim çmimesh. Ai, madje thotë se asnjëherë nuk i ka ndodhur që ndonjë importues i madh të mos i shesë derivate.

“Nuk më ka ndodhur asnjëherë që dikush të mos më shesë naftë me pakicë, me arsyetimin se nuk ndodhem në listën e shitjes”, ka pohuar Berjani, duke shtuar se me më shumë se 800 pika të shitjes me pakicë të derivateve në Kosovë, nuk ka mundësi të ketë marrëveshje për fiksim çmimesh.

Ai shprehet i habitur se si Konkurrenca kosovare ka arritur të zbulojë marrëveshje të tilla të fshehta në rajonin e Vushtrrisë, kur në tregun e Kosovës operojnë një numër i madh i bizneseve, e jo vetëm një apo dy biznese të cilat do të mund të arrinin marrëveshje të tilla.. Përndryshe, për një litër të importuar naftë, obligimet doganore, ku përfshihet dogana, akciza dhe tatimet tjera, arrijnë në 50 euro/cent.

Pavarësisht këtyre arsyetimeve të naftëtarëve, Komsioni i Konkurrencës thotë se po bëjnë përpjekje që ta vendosin në binarë këtë sektor, i cili, sipas tyre fiton shumë në kurriz të konsumatorëve. “Kur ka zbritur çmimi i derivateve në berzë, një gjë e tillë kur s’ka refletkuar automatikisht edhe në Kosovë. Ndërsa kur çmimi atje është ngritur, në Kosovë reagimi ka qenë i menjëhershëm”, thotë Ejupi./ zeri

1,183 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Informaliteti, sfidë për bizneset

| Ekonomi, Kosovë | 31 July 2011

Bizneset formale identifikojnë konkurrencën nga sektori joformal, si një

nga sfidat kryesore të biznesit të tyre. Ky është një nga përfundimet që ka dalë në studimin e përgatitur nga USAID në raportin e tij të Indeksit të Konkurrencës në Komunat e Kosovës (IKK).

Në të dhënat për pengesat për nisjen e biznesit ceken: koha që nevojitet për të marrë licencat e nevojshme dhe lejet për të filluar aktivitetet; një masë e konkurrencës me të cilën bizneset ndeshen në sektorin informal; dhe shkalla në të cilën lejet dhe regjistrimi përbëjnë një pengesë për formalizimin e biznesit.

IKK nxjerr përfundim ku thuhet se niveli i konkurrencës së pandershme nga sektori informal mund të konsiderohet një pengesë e madhe për nisjen e bizneseve. “Aty ku konkurrenca joformale është e rëndësishme, bizneset kanë më pak gjasa të formalizohen ligjërisht dhe të përballen me kosto më të madhe sesa konkurrentët e tyre informalë”, shkruan në raport. Në të vërtetë, bizneset formale identifikojnë konkurrencën nga sektori joformal si një nga sfidat kryesore të biznesit të tyre.

Në raportin e USAID-it shkruan se të lidhura ngushtë me transparencën janë pjesëmarrja në ndryshimet rregullative në nivel nënkombëtar dhe parashikueshmëria e ndryshimeve në udhëzimet administrative dhe në politika. “Parashikueshmëria ka të bëjë me mënyrën përmes së cilës zbatohen rregulloret dhe udhëzimet komunale administrative. Të kuptuarit në nivel firme e vendimeve që merren është bërë imperativ për t’iu mundësuar bizneseve të planifikojnë për të ardhmen dhe të marrin vendime të informuara për investime”, shkruan në raportin e IKK-së.

Aty thuhet se një masë e dytë e rëndësishme është shkalla në të cilën qytetarët janë të përfshirë në procesin planifikues dhe rregullator, duke mundësuar që të dëgjohet zëri i biznesit dhe të merret parasysh në legjislacionin lokal.

“Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe e biznesit në procesin rregullator luan një rol kyç në mbajtjen e qeverisë kombëtare dhe nënkombëtare të përgjegjshme para qytetarëve”, shkruan mes tjerash.

Në Kosovë, një numër i konsiderueshëm i shoqatave të biznesit ekzistojnë në nivel komunal, si dhe grupe avokuese të biznesit në nivel kombëtar, duke përfshirë Odën Ekonomike të Kosovës, Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB) dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Sipas kësaj analize, aty ku autoritetet sjellin sektorin privat në dialogun mbi politikat që ndikojnë në komunitetin e biznesit, reformat ka shumë të ngjarë që të përfshijnë ndryshime që janë të realizueshme dhe më efikase për të mundësuar rritjen ekonomike.

Në lidhje me fuqinë punëtore lokale mat aspektet e fuqisë punëtore lokale të cilat mund të ndikohen nga investimet komunale në politikat dhe iniciativat, thuhet se reputacioni i Gjakovës në tërë Kosovën si një qendër e veprimtarisë historike intelektuale dhe me kapacitete mund të dëshmohet në këtë rezultatin e lartë./ zeri

1,187 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Përshpejtohet privatizimi

| Ekonomi, Kosovë | 31 July 2011

Pakoja e re ligjore për Agjencinë Kosovare të Privatizimit mundëson likuidimin më të shpejtë të ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa Qeverisë së Kosovës i hapet rruga për shfrytëzimin e qindra miliona eurove. Në këtë pako parashihet përshpejtimi i procedurave të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe pas përfundimit të procesit të likuidimit mjetet e mbetura investohen direkt në buxhetin e Kosovës. Në nenin 19, pika 3.3, agjencia i përcakton dhe i deklaron si “fonde të mbetura” deri në 75 për qind të çdo të ardhure që e tejkalon maksimumin e vlerës së përllogaritur të grumbulluar, të pretendimeve përkatëse të kreditorit dhe interesave të pohuara të pronësisë dhe menjëherë i transferon ato fonde të mbetura në Qeverinë e Kosovës, të cilat pastaj bëhen “para publike” dhe trajtohen në pajtim me LMFPP. Po ashtu, në këtë nen të projektligjit, në pikën 3.4, në rast se shuma e mbetur në një fond të mirëbesimit, nga i cili janë transferuar fondet e mbetura në Qeveri, sipas nënparagrafit 3.3, më lart është e pamjaftueshme të përmbushen e të gjitha kërkesat, të cilat përfundimisht vendosen si të vlefshme. AKP-ja e njofton Qeverinë për ketë dhe Qeveria menjëherë do t’i ktheje fondet përkatëse ne fondin e mirëbesimit nga i cili janë transferuar. Risi tjetër është se Agjencia ka kompetenca ekskluzive që të administrojë ndërmarrjet në pronësi shoqërore, pavarësisht nëse i janë nënshtruar transformimit apo jo. Sipas kësaj pakoje ligjore, autoriteti administrativ i Agjencisë, i paraparë në nenin 5, paragrafi 1.1, do të vlejë për të gjitha pronat në pronësi apo posedim të ndërmarrjes, përfshirë pronën që gjendet jashtë Kosovës, mirëpo me kusht që – pavarësisht nga detyrimet e Agjencisë të përcaktuara në nenin 2, paragrafi 1, lidhur me ato prona që gjenden jashtë Kosovës, Agjencia të ushtrojë vetëm autoritetin e vet mbi ato prona deri në masën që e konsideron të nevojshme në mënyrë të arsyeshme, duke marrë parasysh burimet e saj të kufizuara administrative dhe të përmendura në nenin 7.1. Gjatë marrjes së vendimit mbi një çështje të kësaj natyre, Agjencia i merr parasysh të gjitha politikat përkatëse, të cilat mund të miratohen nga Qeveria ose Kuvendi i Kosovës, thuhet në projektligj./ kosova sot

1,121 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Rendimente më të larta në korrje-shirje

| Ekonomi, Kosovë | 31 July 2011

Fushata e korrje shirjeve në Kosovës është drejt fundit, me përjashtime me komunën e Dragashit dhe vendet e vështira. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë thanë për mediat se ky vit do të jetë më rendimentet më të larta, krahasuar me vitet paraprake. Adil Behramaj zyrtar për informim në Ministrinë e Bujqësisë, tha se rezultatet e korrje-shirjeve saktësisht do të dihen në tërësi pas përfundimit të fushatës. “Fushata ende nuk ka përfunduar, ka mbetur edhe komuna e Dragashit dhe disa terrene të papërshtatshme. Por, rreth 90 për qind e fushatës është kryer, në fillim të javës, besoj që do të përfundojë në tërësi”, tha Behramaj. Rendimentet e grurit për sivjet kanë qenë nga 4500 deri në 5000 kilogramë për hektar./ kosova sot

1,638 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Negociatat e çastit të fundit për borxhin në SHBA

| Botë, Ekonomi | 31 July 2011

Në Shtëpinë e Bardhë janë duke u mbajtur negociatat që kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit në lidhje me kufirin e borxhit.

Zyrtarët thanë se liderët republikanë të Kongresit janë duke shënuar përparime domethënëse.

Demokratët kanë shtyrë një votim të propozimit të demokratëve. Lideri i shumicës në Senat, Heri Reid tha se po e shtyn votimin për t’i dhënë kohë negociatorëve në lidhje me marrëveshjen.

Më herët, kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Xhon Bohner tha se kishte besim në arritjen e një marrëveshje të çastit të fundit me presidentin Obama për të shmangur moslikudimin potencial të borxheve që do të ishte katastrofik.

Duke folur pranë senatorit Mitç MekKonnell, Bohner tha se dy republikanët kryesorë në Kongres, “ishin të bindur se do të ketë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë fund qorrsokakut”.

Pa një marrëveshje, qeveria amerikane do të mbetet pa para për të paguar faturat në mesnatën e së martës.

Kjo mund të sjellë pasoja për ekonominë globale./ bota sot

1,010 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Kashmir: Kontrolli i tregtisë, çelësi i begatisë dhe paqes

| Botë, Ekonomi | 31 July 2011

Një nga fushat kryesore në përpjekjet për ndërtimin e mirëbesimit mes Indisë dhe Pakistanit është heqja e pengesave tregtare në kufirin e debatueshëm të Kashmirit.

Pakistani dhe India kanë zhvilluar dy luftëra mbi Kashmirin, për të cilin të dy vendet kanë pretendime. Të dy këto shtete vendet janë të pajisura me arsenale bërthamore që synojnë shkurajimin e njëri-tjetrit nga fillimi i një konflikti të tretë ushtarak.

Më 2008, si një masë e ndërtimit të mirëbesimit, të dyja palët filluan dërgimin e kamionëve tregtarë përmes vijës së ashtuquajtur “vija e kontrollit” që ndanë Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani nga pjesa që India e quan shteti i Xhamut dhe Kashmirit.

Sulmet terroriste të nëntorit vitit 2008 në Mumbai, për të cilat India ka fajësuar Pakistanin, çuan në ndalimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Tregtia mbi vijën e kontrollit u ndërpre dhe kalimi i makinave lejohej vetëm dy ditë në javë.

Frutat dhe perimet që mund të shiteshin në anën tjetër të kufirit shpesh përfundonin në plehra.

India dhe Pakistani kanë filluar përsëri të hedhin hapa drejt dialogut. Hilal Ahmed Turki është Sekretar i Përgjithshëm i Tregtisë në Vijën e Kontrollit për një shoqatë tregtare private. Ai thotë se ka ardhur koha për heqjen e pengesave të mëdha tregtare brenda Kashmirit.

“Ne kërkojmë vendosjen e një mekanizmi bankar, lejimin e komunikimit mes partnerëve tregtarë, dhe heqjen e masave ndaluese ndaj të gjithë artikujve të miratuar për tregti”.

Vendosja e masave ndaluese të paparashikuara tregtare është ankesa kryesore mes eksportuesve kashmiras. Ndalimi i tregtimit të specave djegës ka krijuar një sasi të madhe inventari në këtë magazinë. Tregtarët kashmiras, të cilët donin t’i realizonin porositë në anën tjetër të kufirit kanë pësuar humbje të mëdha.

Pasi nuk lejohen takimet mes tregtarëve, dhe lejohen vetëm thirrje telefonike të rastit, arritja e marrëveshjeve për transaksione shpesh përfundon në punë hamendjesh.

Nga mungesa e marrëveshjeve për realizimin e transaksioneve me para në dorë, tregtia ndër-kashmirashe realizohet përmes shkëmbimit mall-me-mall. Nëse një tregtar nuk mund të shesë artikujt që ka marrë nga kolegu i tij, ai fton një palë të tretë ose të katërt për të marrë pjesë në marrëveshje, në një tregti që është bërë gjithnjë e më e komplikuar.

“Natyrisht kjo duhet të zgjidhet në bisedimet mes Indisë dhe Pakistanit, por duket se ata në fund të fundit do të arrijnë një marrëveshje për realizimin e transaksioneve në dollarë. Ajo që duam ne tregtarët është përcaktimi i vlerës të mallit tonë”.

Shakeel Qalander ka qenë zyrtar i lartë i tregtisë në Xhamu dhe Kashmir dhe tani ai është sipërmarrës. Ai mendon se ka të ngjarë që zgjidhja për këtë problem të jetë përdorimi i dy monedhave.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse qeveria e Indisë dhe ajo e Pakistanit kanë rezerva për vendosjen e një mekanizmi bankar. E vetmja gjë që qeveritë e Indisë dhe Pakistanit duhet të bëjnë është vendosja e monedhave të dy vendeve në sistemin e këmbimit valutor të tyre”.

Rregullat e tanishme e kufizojnë tregtinë në vetëm 21 artikuj, kryesisht në artikuj bazë dhe artizanati. Qalandar thotë se ka ardhur koha që të hiqen masat kufizuese ndaj tregtisë.

“Ne thjesht kërkojmë që të gjitha prodhimet në të dy anët e Kashmirit të futen në listën e artikujve që mund të tregtohen. Shërbimet duhet të përfshihen gjithashtu. Sepse për ndërtimin e masave të mirëbesimit duhet të ketë më shumë kontakte mes njerëzve nga të dyja anët. Dhe kjo do të ulë tensionet. Kjo tashmë i ka ulur tensionet”.

Për Qalandar dhe mbështetësit e tjerë të tregtisë mes dy anëve të Kashmirit, të dhënat janë argument bindës për heqjen e pengesave.

“Mendoj se vlera e kësaj tregtie është jo më pak se 2 miliardë dollarë në vit”.

Shumë analistë i shohin këto interesa ekonomike si një mjet të fuqishëm për krijimin e një paqeje afatgjatë në Kashmir./ bota sot

956 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Obama kërkon kompromise për kufirin e borxhit

| Botë, Ekonomi | 31 July 2011

Tri ditë para se të bllokohen pagesat e borxhit amerikan, Presidenti amerikan Barak Obama po ushtron presion ndaj të dy partive, veçanërisht republikanëve, të bëjnë kompromis për ngritjen e kufirit të borxhit. Presidenti Obama tha përsëri dje se beson se arritja e një marrëveshjeje është e mundshme.

Në fjalimin e tij javor në radio dhe në Internet, Presidenti Obama përsëriti pikëpamjen e tij se kriza mund të zgjidhet, por vetëm nëse demokratët dhe republikanët punojnë së bashku.

“Ka mënyra të shumta për të zgjidhur problemin. Kongresi duhet të gjejë pika takimi për një plan që do të mbështetej nga të dy partitë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Ky duhet të jetë një plan që unë mund ta nënshkruaj të martën”.

Demokratët në Senat dhe republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve shpenzuan pjesën më të madhe të fund javës duke hedhur poshtë versionet e planeve të njeri tjetrit për t’i dhënë fund krizës.

Megjithatë, siç u shpreh dje presidenti, senatorë nga të dy partitë po bisedojnë me njeri tjetrin për të gjetur zgjidhje.

“Mund të them se demokratët në Kongres dh disa republikanë në Senat kanë qenë të vëmendshëm dhe të gatshëm të bëjnë kompromise për zgjidhjen e krizës. Tani, të gjithë ne, përfshirë republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, duhet të demonstrojmë të njëjtën shkallë përgjegjshmërie siç ka treguar populli amerikan çdo ditë. Koha për të vënë në krye interesin partiak ka kaluar”.

Qeveria amerikane nuk do të ketë mundësi të paguajë disa nga këstet e saj të borxhit të martën, nëse ligjvënësit nuk ngrenë kufirin e huas prej 14.3 trilionë dollarësh që u shënua disa muaj më parë.

Në fjalimin javor të republikanëve, Senatori Jon Kil nga Arizona tha se partia e tij është e angazhuar për shkurtimin e shpenzimeve, ndërsa demokratët vazhdojnë të përpiqen për ngritjen e taksave.

“Për fat të keq, pas disa javë negociatash, është bërë e qartë se demokratët në Uashington nuk e kanë parë këtë krizë si mundësi për të ulur shpenzimet. Në fakt, ata e kanë parë si mundësi për të ngritur ndjeshëm taksat për familjet amerikane dhe bizneset e vogla”.

Demokratët kanë rënë dakord të shkurtojnë shpenzimet për të cilat kanë këmbëngulur republikanët. Por të dy partitë nuk kanë rënë dakord lidhur me taksat për të pasurit, për shkurtimin e shpenzimeve në programet sociale dhe për të propozuar një amendament kushtetues për balancimin e buxhetit.

Ndërkaq, Senati do të votojë sonte pas mesnatës për planin mbi reduktimin e deficitit, ndërkohë që negociatat jo zyrtare vazhdojnë./ bota sot

1,019 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ligjvënësit amerikanë ende pa marrëveshje për borxhin

| Botë, Ekonomi | 31 July 2011

Udhëheqësit politik amerikan janë ende pa marrëveshje për të rritur kufirin e borxhit dhe për të shkurtuar shpenzimet qeveritare, tre ditë para afatit të 2 gushtit. Planet rivale të republikanëve dhe demokratëve për të rritur kufirin prej 14 presje 3 trilionë dollarë dhe për të frenuar deficitin, bëjnë thirrje për masa të ngjashme. Por marrëveshja për një kompromis duket e largët. Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësit e kongresit pritet të vazhdojnë më tej bisedimet sot.

Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët ka në plan të shqyrtojë dhe ka të ngjarë të hedh poshtë – planin rival të borxhit të përgatitur nga udhëheqësi demokrat i Senatit, Harry Reid. Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, presidenti amerikan Barak Obama tha se dy palët duhet të arrijnë një kompromis deri të martën. Ai tha se palët nuk janë aq larg njëri tjetrit mbi çështjen në fjalë, dhe mosarritja e një marrëveshjeje do të ishte e pafalshme.

Senati amerikan ka hedhur poshtë propozimin për kufirin e borxhit, pak orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi planin e rishikuar për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e tavanit të borxhit prej 14,3 trilion dollarësh, në përpjekje për të shmangur mospagimin e huave.

Senati votoi 59 me 41 dje mbi planin e paraqitur nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Bejnër. Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve të kongresit amerikan votuan 218 me 210 në favor të tij.

“Sot ne kemi mundësinë t’i japim fund krizës së tavanit të borxhit. Me këtë projektligj, mendoj se po e mbajmë premtimin tonë nga popullit amerikan se do t’i shkurtojmë shpenzimet më shumë se do të rrisim tavanin e borxhit.”

Mbrëmë vonë, udhëheqësit në senat u bënë thirrje ligjvënësve republikanë të mbështesin një projektligj të propozuar nga kreu i shumicës në senat, Heri Rid.

Rid tha se nëse republikanët nuk e mbështesin planin e tij, Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një katastrofe.

“Ekonomia jonë ka mbetur e varur. Dhe për herë të parë në historinë e vendit tonë, po qe se nuk arrihet një kompromis apo të mos pranohet propozimi im, ne do të shkojmë drejt një katastrofe ekonomike. Është koha që republikanët të veprojnë.”

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të punojnë gjatë ditëve të ardhshme për hartimin e një plani që do të shmangte mospagimin e borxheve, gjë që do të kishte ndikim shkatërrues në ekonominë amerikane./ bota sot

1,150 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Moody’s zhvlerëson Spanjën

| Botë, Ekonomi | 31 July 2011

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka deklaruar se do të ulë, me një nyje, nivelin e borxhit spanjoll. Sipas agjencisë, presionet mbi Madridin mund të rëndohen pas planit të paketës së dytë të ndihmës për Greqinë./ bota sot

1,696 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Kufiri i borxhit – ende pa kompromis

| Botë, Ekonomi | 31 July 2011

Senati amerikan ka kaluar projekt-ligjin për rritjen e kufirit të borxhit me 59 vota për dhe 41 kundër.

I njëjti ishte miratuar edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët.

Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar ligjin që siguron rritjen prej 900 miliardë dollarësh në afat të shkurtër.

Demokratët janë në favor të rritjes së kufirit të borxhit në vlerë prej 2.5 trilionë dollarësh në afat më të gjatë.

Kreu demokrat i Senatit, Heri Reid, pritet të lëvizë përpara me një tjetër qasje, që ka për qëllim të sigurojë votat e të dyja palëve për ligjin para afatit të 2 gushtit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni, tha se “liderët duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të arritur kompromisin që do të shmangte dështimin për të paguar borxhin dhe do t’i vinte bazat për reduktim të balancuar të deficitit”.

Ai tha se “presidenti u bën thirrje demokratëve dhe republikanëve në Senat të gjejnë gjuhë të përbashkët për planin, i cili do të mund ta ketë përkrahjen e të dyja palëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kufiri federal i borxhit aktualisht qëndron në 14.3 trilionë dollarë./ bota sot

1,677 shikime gjithsej, 1 shikime sot