Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

25 milionë për ta ulur ndotjen

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Investimet në shumën rreth 25-milionëshe, që Korporata Elektroenergjetike të Kosovës (KEK) planifikon t`i bëjë në sistemin e filtrave në blloqet e Termocentralit “Kosova A”, po i shqetësojnë banorët e Komunës së Obiliqit, të cilët druajnë se me këto investime Qeveria e Kosovës po tenton që t`ia zgjasë jetën këtij termocentrali, i cili është edhe ndotësi më i madh i ambientit për shkak të teknologjisë së stërvjetëruar të tij. Edhe pse zyrtarët e KEK-ut, deklarojnë se këto investime nuk janë për t`ua zgjatur jetën blloqeve të Tc “Kosova A”, kryetari i Komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi, edhe pse i gëzohet çdo investimi që ka për qëllim përmirësimin e ambientit, thotë se ideja për ta mbajtur në funksion këtë termocentral është shumë shqetësuese për banorët e komunës së tij. Ai thotë se procesin për mbylljen e këtij termocentrali po e përcjell një jotransparencë dhe kërkon që së paku Komuna e Obiliqit të jetë e informuar për këtë çështje.

“Natyrisht, ne si komunë e mirëpresim çdo lloj të investimit në këtë drejtim, pra investimet që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendej ambientale. Por, na është dukur interesante se kemi të bëjmë me një investim milionësh dhe na është krijuar një hamendje se mos ka ndryshuar qëndrimi, i cili ka qenë që brenda pesë vitesh të eliminohet, mbyllet ky termocentral, i cili për banorët e Obiliqit paraqet një problem shumë të madh”, thotë kryetari Krasniqi.

Mirëpo, përkundër asaj se zyrtarët e KEK-ut deklarohen se këto investime nuk kanë qëllim zgjatjen e jetës së Tc “Kosova A”, mbyllja e tij nuk do të mund të realizohet ashtu siç ka kërkuar Zyra Ndërlidhëse e Komisioni Evropian në Kosovë, e cila kishte paraparë që mbyllja të përfundojë në vitin 2015.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka thënë për “Kosova Sot” së është ndërlidhur me ngritjen e kapaciteteve të reja gjeneruese dhe se mbyllja e termocentralit para se të jenë të gatshme kapacitete e reja gjeneruese do të jetë e papërballueshme financiarisht. Ai thotë se qëllimi i vetëm i investimit prej 25 milionë euro në blloqet e termocentralit është që ndotja të jetë në parametrat e lejuar nga Bashkimi Evropian, e jo zgjatja e jetës, shkruan ndër të tjera “Kosova Sot”./kosova sot

906 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Iniciohet padi kundër “Feronikelit”

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), të enjten ka bërë kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje kundër “NEWCO Ferronikeli COMPLEX LLC”.

Pas inspektimit të bërë nga Inspektorati i MMPH-së, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vërejtur se “Feronikeli” me aktivitetet e shkrirjes dhe prodhimit te Fe-Ni, si burim i ndotjes së mjedisit nuk është duke i zbatuar detyrimet ligjore në bazë të dispozitave ligjore në fuqi për monitorimin e shkarkimeve në ajër.

“Operatori në fjalë nuk i ka përmbushur detyrimet ligjore të sanksionuar me dispozita ndëshkuese për kundërvajtje sipas nenit 38 paragrafi 1.4 të “Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja” nr. 03/L-160”, thuhet në komunikatë./kosova sot

1,835 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Rritet punësimi në Shqipëri

| Ekonomi, Shqipëri | 10 September 2011

Tregu i punës në Shqipëri po njeh zhvillime pozitive. Vetëm tetë muajt e parë të vitit 2011 rezultojnë të punësuar 12 mijë persona më shumë krahasuar me fundin e vitit të shkuar duke e çuar nivelin e të punësuarve në vend për tremujorin e dytë të këtij viti në 929 mijë e 513 persona dhe atë të papunësisë në 13.26 %.

Shifër kjo që sipas vlerësimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka rënë me 0.26% vetëm për periudhën janar – gusht 2011 aq sa 12 muajt e vitit 2010.

Trendi pozitiv në të cilën po ecën punësimi gjatë gjithë kësaj periudhe në këndvështrimin e ekspertëve vjen si pasojë e ndërmarrjes së politikave lehtësuese për hapjen e bizneseve private qofshin këto sipërmarrje vendase apo të huaja.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit vlerëson se kjo rritje e punësimit është shënuar kryesisht në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ndërtim, telekomunikacion, hoteleri turizëm, shërbime, të vendosura në pjesën më të madhe në qytetet kryesore apo zonat bregdetare.

Në kushtet kur sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit 4% e shqiptarëve zotërojnë një biznes, vendosja e kasave fiskale ka nxitur vetë-deklarimin e të vetë-punësuarve gjë që ka bërë të ketë një rritje të këtij numri në të gjithë rajonet e vendit.

Njëkohësisht situata pozitive në punësim gjatë vitit 2011 është pasqyruar edhe në ofertat e mbërritura në Zyrën e Punësimit, ku vetëm tetë muajt e fundit janë shpallur 11.200 të tilla 35% e të cilave janë për vend të reja pune dhe pjesa tjetër për zëvendësime./bota sot

1,714 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Dha dorëheqje ekonomisti kryesor i BQE-së

| Botë, Ekonomi | 10 September 2011

Ekonomisti kryesor dhe anëtari i këshillit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jurgen Shtark ka dhënë dorëheqje për shkak të mos pajtimit me programin kontrovers të blerjes së obligimeve shtetërore të vendeve anëtare të eurozonës./bota sot

1,089 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Euro shënon rënie të vlerës

| Botë, Ekonomi | 10 September 2011

Euro-ja ka rënë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit karshi dollarit amerikan.

Rënia e vlerës së tij vjen në kohën e shqetësimeve të vazhdueshme rreth aftësisë së Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Sipas të dhënave të tregut të së premtes mbrëma, valuta Euro ishte dukshëm poshtë, duke pësuar nëj rënie prej 1.39 dollarë sa ishte të enjtën në 1.37 dollarë.

Rënia e Euro-s vjen në kohën e ripërtërirjes së shqetësimit rreth mospagimit potecial të borxhit nga Greqia dhe kur gjermani Jyrgen Shtark paralajmëroi dorëheqjen nga posti i ekonomistit të lartë në Bankën Qendrore Evropiane./bota sot

1,051 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Tirana më e pasura, e pasur nga Durrësi

| Ekonomi, Shqipëri | 10 September 2011

Instituti i Statistikave të Shqipërisë publikoi dje për herë të parë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) sipas prefekturave, një publikim që nxori në pah hendekun e thellë mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit.

Statistikat tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vitin 2009 qe 2728 euro në rang kombëtar. Por Tirana shijon PBB për frymë prej 4126 euro, ose 51 për qind më shumë sesa pjesa tjetër e vendit.

Tirana rezulton 2.2 herë më e pasur se Dibra, 2 herë më e pasur sesa Lezha e Korça, 1.9 herë më e pasur sesa Shkodra, Elbasani e Gjirokastra.

Tirana është edhe 1.6 herë më e pasur sesa Durrësi, i cili është qarku i dytë më i pasur në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT janë të vlefshme për vitin 2009.

Për këtë vit, Kukësi rezulton më i pasur nga sa është realisht me PBB për frymë prej 2537 eurosh.

Kjo vjen si pasojë e faktit që në atë kohë në këtë qark po ndërtohej rruga Durrës-Kukës, e cila ka shkaktuar një rritje të përkohshme të prodhimit në veriun e Shqipërisë./bota sot

1,330 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Gjatë korrikut, bankat shënuan rritje të fitimit (VIDEO)

| Botë, Ekonomi | 10 September 2011

Në muajin korrik bankat në Shqipëri kanë shënuar një rritje të fitimit. Megjithatë, fitimi i bankave është më i ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Shoqatës shqiptare të bankave, vijojnë të mbeten problem, kreditë e këqija, të cilat rrisin edhe më tepër shpenzimet e sistemit bankar./bota sot

1,000 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Klasifikimi i konkurrencës ekonomike: Shqipëria para SHBA-së (VIDEO)

| Botë, Ekonomi, Shqipëri | 10 September 2011

Në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria dallohet për një rritje të menjëhershme të klasifikimit për disa kategori të ekonomisë. Lidhur me nivelin e konkurueshmërisë, Shqipëria lë pas disa vende të rajonit, ndërkohë që në klasifikimin botëror të zhvillimeve makroekonomike, Shqipëria shkon katër pozicione më lartë se SHBA./bota sot

1,168 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Reciprociteti me Bosnjën vazhdon

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Pas marrëveshjes që ka arritur Kosova me Serbinë për vulat doganore, Bosnja e Hercegovina mbetet i vetmi shtet në rajon që nuk i njeh Doganat e Kosovës.

Më 20 korrik, Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të plota reciproke për produktet e Serbisë, ndërsa taksë doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Bosnja fqinje.

Serbia dhe Bosnja janë dy shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregtinë e lirë – CEFTA.

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se masa ndaj Bosnjës do të vazhdojë, derisa kjo e fundit të heqë taksën doganore për mallrat kosovare.

Nga bisedat me autoritetet boshnjake, Kusari Lila shprehet optimiste se Bosnja do t’i njohë së shpejti vulat doganore të shtetit kosovar.

“Në Bosnjë e Hercegovinë është një qeveri, e cila, në kontaktet që kemi pasur, ka thënë se ka mandat teknik dhe nuk ka mandat politik për të vendosur një gjë të tillë”.

“Përfaqësues të Bosnjës kanë thënë se në vjeshtë, gjegjësisht në muajt në vijim, do të krijohet qeveria e re, e cila do të diskutojë çështjen”, thotë Kusari Lila për Radion Evropa e Lirë.

Më pak optimistë janë ekspertët e çështjeve të ekonomisë. Bedri Selmani nuk beson se Bosnja do t’i pranojë vulat doganore të Kosovës, derisa të krijohet një qeveri me mandat të plotë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme në atë shtet.

Megjithatë, sipas tij, Sarajeva ka më shumë interes për t’i normalizuar marrëdhëniet ekonomike me Prishtinën, pasi, siç thotë, mallrat kosovare janë shumë pak të pranishme në tregun e Bosnjës, ndërsa produktet boshnjake janë në sasi të mëdha në Kosovë.

“Eksporti kosovar në Bosnjë është aq i vogël, është aq imët, saqë nuk ia vlen as të diskutohet, kurse importi nga ky shtet është shumë i madh. Në këto raste, gjithmonë shteti që eksporton duhet të interesohet shumë më shumë, sesa shteti që importon”, thotë Selmani.

Vetë përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bosnjës kanë vlerësuar se praktika e mosnjohjes së Doganave të Kosovës duhet të ndërpritet, sidomos pas marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi.

Shifrat e tyre flasin për 5 milionë euro humbje vetëm gjatë periudhës së aplikimit të taksave doganore për produktet boshnjake.

Fabrika e keksit “Zveçevo Lasta” është njëra nga kompanitë e Bosnjës, e cila që nga 20 korriku nuk ka arritur të bashkëpunojë me kompanitë kosovare.

Drejtori i kompanisë në fjalë, Stojan Kreshiq, megjithatë, është optimist për zgjidhjen e çështjes.

“Në bisedimet me ndërmarrjen, me të cilën ne bashkëpunojmë, mendoj se kemi pozicione të mira që të vazhdojmë edhe më tutje këtë bashkëpunim”, thotë Kreshiq për Radion Evropa e Lirë.

Kompania farmaceutike “Bosnalijek” është një tjetër firmë boshnjake, e cila eksporton prodhimet e saj në Kosovë.

Genc Buçinca, drejtor i përfaqësisë së “Bosnalijek”-ut në Kosovë, thotë se produktet e saj kanë hyrë në tregun kosovar edhe pas vendosjes së taksës doganore.

“Ka hyrë mall dhe importuesi jonë ka paguar doganë të rregullt dhe taksë doganore”, thotë Buçinca, i cili dyshon se çmimet e këtyre produkteve do të mbeten të njëjta, nëse nuk rregullohen marrëdhëniet ekonomike Prishtinë-Sarajevë.

Kosova është vendi i vetëm, me të cilin Bosnja ka një bilanc pozitiv tregtar. Eksportet e saj në Kosovë kapin shumën prej 100 milionë eurosh në vit, ndërsa importet llogariten në vetëm 20 milionë euro./bota sot

1,218 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Serbia s’mund të rimarrë tregun

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Serbia kurrë më nuk do të rimarrë tregun kosovar në përmasat që ka pasur para 20 korrikut, kur Qeveria e Kosovës vendosi masa reciproke ndaj produkteve serbe, thonë zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Gjatë periudhës se zbatimit të reciprocitetit, është vërtetuar se tregu kosovar nuk është i varur nga produktet serbe, dhe që konsumatori ka zëvendësuar ato produkte me prodhime vendore dhe të vendeve tjera të rajonit, thotë Blerand Nikaj, këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për vulat doganore, ku do të lejohet hyrja e mallrave serbe në Kosovë, Ministria e Tregtisë, do ndërmarrë disa masa, në mënyrë që mos të dëmtohen prodhuesit dhe konsumatorët kosovarë.

“Ne në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, do të marrim masa që produktet serbe, mos të kenë qasje të pakontrolluar, siç kanë pasur deri më tani.

Do të mundohemi të sigurohemi që sa herë që produktet e importuara nga Serbia e dëmtojnë prodhuesin vendor, të ndërmerren masa si në importin, si në tregun e brendshëm, në mënyrë që të mbrojmë prodhuesit dhe konsumatorin kosovarë”, thotë Nikaj.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, pohojnë se Serbia ka humbur tregun kosovar, pasi që sipas tyre, vetë konsumatorët tashmë do të bojkotojnë mallrat serbe.

Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se pas zbatimit të masave reciproke dhe ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, konsumatorët do të orientohen nga prodhimet vendore dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

“Besoj se edhe vetë konsumatori nuk do t’i ketë preferencat që i ka pasur deri para masave të reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë. Dhe do të ketë një vazhdim të këtij trendi, të rritjes së kërkesave për produktet vendore dhe orientimit të tregjeve alternative. Mendoj se një pjesë e tregtarëve kosovarë, do të vazhdojnë të tregtojnë me bizneset serbe, por shpresoj se do të kemi një zvogëlim të bilancit negativ tregtar që kemi pasur me Serbinë. Do të kemi një rritje të eksportit të produkteve të Kosovës në Serbi”, shprehet Musa.

Që mallrat serbe të rikthyera në tregun kosovar, nuk do të jenë atraktive më për konsumatorin vendor, thotë edhe Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve “Konsumatori”.

Ai shprehet se konsumatori tashmë është vetëdijesuar për rëndësinë e prodhimeve vendore.

“Serbia pretendon të prezantohet si armike e konsumatorit të Kosovës, e cila vrau, dogji dhe bëri shkatërrime të papara për të hyrë me dhunë në tregun e Kosovës. Prandaj, konsumatori i Kosovës ka marrë një qëndrim që t’i konsumojë produktet vendore dhe produktet e shteteve mike, të atyre shteteve që kanë qenë përkrah konsumatorit të Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës”, thotë Kaçaniku për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, autoritetet kompetente tashmë kanë njoftuar se me 16 shtator do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për vulat doganore, e cila është arritur në bisedimet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit./bota sot

1,784 shikime gjithsej, 2 shikime sot