Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

AKP: Blerësi i “Llamkosit” nuk është në falimentim

| Ekonomi, Kosovë | 12 September 2011

Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit i kanë hedhur poshtë pretendimet, se kompania angleze “Coresteel”, e cila e ka blerë ndërmarrjen “Llamkos” është në procedurat e likuidimit. AKP-ja është e kënaqur që tashmë ka finalizuar marrëveshjen e shitblerjes me blerësin e ndërmarrjes ‘NEW CO Llamkos Steel LLC’. “Ofertuesi fitues ka pasur mbështetjen e bankës me renome “Standard Bank” dhe asaj “Raiffeisen Bank”, me të cilat AKP-ja ka pasur takime të veçanta”, ka thënë Arta Gosalci, zyrtare për informim në AKP. “AKP-ja e ka shpallur fituesin për ndërmarrjen “Llamkos”, përmes tenderit të hapur, konkurrues dhe transparent. AKP-ja ka bërë hulumtime mbi ligjshmërinë, kualifikimin, qëndrueshmërinë financiare dhe hulumtime të tjera para se Bordi i Drejtorëve të AKP-së të marrë vendimin për shpalljen e fituesit të tenderit. Ofertuesi, tani fitues, me kërkesë të menaxhmentit të AKP-së, i ka dërguar pasqyrat e audituara financiare, të bëra nga kompani me renome”, tha Gosalci.

Gosalci ka thënë se palët e pakënaqura kanë pasur të drejtë të ankohet në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, apo në instanca të tjera dhe këtë të drejtë e kanë ushtruar disa nga ofertuesit në tender. Por, këto ankesa, sipas saj nuk kanë gjetur mbështetje në Odën e Veçantë. “AKP-ja është e kënaqur që tashmë ka finalizuar marrëveshjen e shitblerjes me blerësin e ndërmarrjes “NEWCO Llamkos Steel LLC”, kompaninë angleze “Coresteel”.Sh. p. k. Marrëveshja e shitblerjes, që ka vlerën 6.5 milionë euro, u nënshkrua pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, ndërsa blerësit është zotuar se brenda një periudhe gjashtë mujore të punësojë në ndërmarrje 437 punëtorët ekzistues sipas biznes planit të ofruar, tha Gosalci. Ajo ka shtuar se njëkohësish, blerësi është zotuar se do ta vazhdojë aktivitetin e njëjtë biznesor për një periudhë së paku 5-vjeçare, si dhe është zotuar që të mos zhvendosë makineritë / asetet nga hapësirat e ndërmarrjes. Ndërsa, sa u përket investimeve, Gosalci ka thënë se blerësi, përmes kontratës së nënshkruar, ka marrë obligime të investojë në ndërmarrje një shumë të konsiderueshme të kapitalit punues dhe investues. “Nënshkrimi i marrëveshjes së shitblerjes me blerësin i mundëson atij të fillojë me aktivitetet dhe investimet e premtuara në ndërmarrje, gjë që ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik, si dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, në veçanti për Komunën e Vushtrrisë, e cila do të ketë përfitime të drejtpërdrejta nga investimet e blerësit, si dhe në punësimin e qytetarëve të saj”, tha Gosalci./kosova sot

1,824 shikime gjithsej, 1 shikime sot

S’i hiqen barrierat

| Ekonomi, Kosovë | 12 September 2011

Zekirja Shabani – Me ligjin e ri për Trepçën, që pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës kah fundi i muajit shtator, Agjencia Kosovare e Privatizimit do ta marrë nën kontroll të plotë gjigantin metalurgjik Trepça. Me këtë ndërmarrja shpëton nga administratori i likuidimit, por jo edhe nga moratoriumi. Për drejtorin e Trepçës, Ferat Shala, vazhdimi i mbikëqyrjes së kushtëzuar është pengesë për zhvillimin e kësaj ndërmarrjeje.

Nëse nuk ua prish planet Kuvendi i Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit do ta marrë nën kontroll të plotë gjigantin metalurgjik Trepça. Me këtë edhe ta forcojë imazhin e ri të agjencisë që ka prezantuar bordi i AKP-së. I ka mbetur vetëm edhe ligji për këtë ndërmarrje ta marrë bekimin e deputetëve dhe bashkë me ligjin AKP-së dhe atë të Odës së Veçantë, që është miratuar tashmë në Kuvend, t’i japë fund rregulloreve të UNMIK-ut dhe të reduktojë ndikimin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në çështjen e privatizimit.

Kështu edhe i jepet fund dilemave për administratorin për likuidim që duhej t’i caktohej Trepçës, por jo edhe moratoriumit të kësaj ndërmarrjeje.
Drejtori i AKP-së, Shkëlzen Lluka, thotë se rregullorja e UNMIK-ut 2005/48 është zëvendësuar me ligjin e ri mbi riorganizimin që do të sigurojë që riorganizimi i Trepçës të menaxhohet dhe kontrollohet nga Agjencia në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Me këtë ligj, administrator i vetëm i Trepçës është AKP. AKP në bashkëpunim me Odën e Veçantë do të bëjë menjëherë shpalljen e moratoriumit, do të thotë vazhdimin e moratoriumit”, ka pohuar Lluka.

Ndërkohë, ai thotë se Agjensioni do angazhojë ekspertë për të shqyrtuar kërkesat e kreditorëve. Ndryshe nga deri më tani, kreditorët do të kenë një afat për t’i paraqitur kërkesat e tyre dhe për herë të parë kjo bën që të dihet vlera e saktë e kërkesave kreditore kundër Trepçës.

Sipas Llukës, AKP do të fillojë angazhimin e ekspertëve për të bërë planin e riorganizimit të Trepçës, pasi në ligj nuk parashihen mënyra se si do të shkojë procesi i Trepçës – a do të privatizohet apo çfarë do bëhet me të.

Por, për drejtorin aktual të kombinatit Trepça është e papranueshme të vazhdohet moratoriumi mbi këtë ndërmarrje dhe në të njëjtën kohë të pretendohet zhvillim i saj.

“Ne gjithnjë, edhe në strategjinë për Trepçën, kemi kërkuar që të na hiqen bllokadat. Por, nëse vazhdon moratoriumi, prapë do të jetë e njëjta situatë dhe nuk do të kemi mundësi të veprojmë”, pohon Shala.

Sipas tij, në strategjinë për Trepçën ka qenë e paraparë në detaje si do të bëhej riorganizimi i fabrikës dhe nuk duhet të shpenzohet shumë kohë në hartimin e planeve të reja për këtë çështje.

Megjithatë, me ligjin e ri, Agjencia pritet të angazhojë ekspertë ndërkombëtarë për të dizajnuar planin e riorganizimit, që do të jetë më i përshtatshmi për këtë ndërmarrje komplekse së bashku me ekspertët e specializuar ligjorë për t’i trajtuar ankesat.

“Agjencia mbetet e bindur që çdo plan për revitalizimin e Trepçës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, mirëpo duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare në lidhje me riorganizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve strategjike”, thuhet në raportin e AKP-së për strategjinë e privatizimit.

Një hap i tillë, sipas zyrtarëve të këtij institucioni, do të kërkojë angazhim të konsiderueshëm të të gjitha palëve të interesit për shkak se revitalizimi i suksesshëm i Trepçës kryesisht nënkupton që ndërmarrja duhet të lirohet nga problemet e trashëguara dhe të përparojë përsëri. Në ish Jugosllavi, kjo ishte një ndër punëdhënësit më të mëdhenj me më shumë se 20,000 punëtorë. Trepça përbëhet nga 40 ndërmarrje vartëse

Dhe pasuria e saj minerare që mund të nxirret, sipas vlerësimeve të ekspertëve, sillet prej 8 deri 12 miliardë euro./express

1,679 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Veriu pa naftë

| Ekonomi, Kosovë | 12 September 2011

Derisa para datës 25 korrik pronarët e pompave të benzinës në veri kanë mundur t’i shesin derivatet e naftës me çmim shumë më të volitshëm sesa në Serbi, pas vendosjes së masave të reciprocitetit dhe bllokadës nga ana e Serbisë, pothuajse të gjitha pompat e naftës kanë mbetur pa derivate. Ato pak karburante që kanë mbetur tashmë janë shtrenjtuar dhe ruhen kryesisht për nevoja të strukturave paralele.

Burime të Kosovapress-it nga veriu kanë bërë të ditur se në shumë pika të shitjes nuk ka më derivate, ndërsa aty-këtu nëse në ndonjë pikë ka mbetur diçka, atëherë bëhet fjalë për sasi të vogël e cila ruhet për spitale, komuna dhe prioritete të ngjashme të strukturave paralele serbe.

Sipas këtyre burimeve, mungesa ka reflektuar menjëherë edhe me ngritje të çmimeve për rreth 20 centë në litër dhe sipas të gjitha gjasave çmimet akoma do të ngriten.

“Përveç KFOR-it dhe Thaçit, embargo ndaj neve po aplikon edhe Beogradi, sepse policia serbe në Rudnicë dhe në të gjitha rrugët tjera alternative është duke ushtruar kontroll të rreptë ndaj automjeteve me derivate, ndërkohë që qeveria serbe ka anuluar urdhëresën sipas të cilës me vite kemi qenë të liruar nga TVSH-ja, gjë që na ka pamundësuar të jemi më të lirë sesa pikat e shitjes në Serbinë qendrore”, ka thënë një shitës i derivateve nga Zubin Potoku.

Edhe njëri nga shitësit e pompës së benzinës afër Zveçanit, thotë se është e pamundur futja e cisternave me derivate përmes rrugëve alternative nga Serbia për në Kosovë.

“Dje na kanë kthyer cisternën nga Rudnica ku kemi shkuar për ta evidentuar hyrjen, siç kemi bërë gjithmonë dhe pastaj të provojmë të hyjmë përmes rrugëve alternative. Nuk kanë lejuar në asnjë mënyrë që cisterna të hyjë fare në Kosovë, dhe për fat të keq edhe Serbia i është bashkëngjitur kësaj embargoje dhe trysnisë ndaj nesh”, ka thënë ai.

Burime të Kosovapress-it thonë se në Rashkë dhe Novi Pazar, deri në kohët e fundit, banorët e këtyre vendeve, por edhe nga Tutini, Kraleva dhe qytetet tjera të Serbisë, kanë shkuar në Leshak apo Zubin Potok për t’i mbushur autobusët dhe kamionët e tyre me derivate për çmim shumë më të lirë, ndërkohë që pompat e benzinës në këto qytete patën pësuar humbje atë kohë.

Tani gjithçka është kthyer në të kundërtën, sepse qindra pronarë të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve me targa të Mitrovicës, tani po vijnë në Rashkë, Ribariq dhe Tutin për t’i mbushur rezervarët e tyre.

Burimet më tej kanë shtuar se tani pritet të fillojë kontrabanda në drejtim të kundërt. Sipas këtyre burimeve, deri para datës 25 korrik, pronarët e pompave të benzinës në veri kanë qenë në situatë që derivatet t’i shesin me çmim shumë më të volitshëm sesa në Serbi.

“Lirimi nga TVSH-ja pati mundësuar edhe kontrabandën. Në Kosovë shpesh kanë shkuar vetëm letrat, ndërsa nafta e liruar nga TVSH-ja ka përfunduar në Serbi. Pjesëmarrës në këtë lojë kanë qenë njerëz të fuqishëm nga Beogradi dhe vetëm nga një cisternë janë fituar dhjetëra-mijëra euro”, kanë thënë burimet, duke shtuar se tani në kuadër të marrëveshjes rreth Kosovës, është ushtruar trysni ndaj Beogradit që t’i ndalojë mekanizmat e saj me derivatet, nga të cilat më së shumti profit ka pasur mafia e naftës nga veriu i Kosovës dhe Serbia.
(KosovaPress)

1,436 shikime gjithsej, 3 shikime sot

S’i zë kulla

| Ekonomi, Kosovë | 12 September 2011

Disa muaj pas koncesionimit të Aeroportit të Prishtinës, ka filluar të kompletohet Kulla e Kontrollit të Trafikut Ajror. Punëtorëve që duhet të punojnë këtu, u mungojnë hapësirat në objekt, të cilin, sipas marrëveshjes mes Qeverisë e koncesionarit, duhet ta ndërtojë Limak.

Kulla e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës duket të jetë e vogël t’u bëjë vend mbi 140 punëtorëve që kërkohet të punojnë aty.

Kjo pjesë që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës gjatë procesit të koncesionimit, deri më tash ka funksionuar pa asnjë shërbim administrativ. E tani kur ka filluar të kompletohet me të gjitha shërbimet, të cilat më parë i kishin të përbashkëta me Aeroportin, del se nuk ka zyra të mjaftueshme për të gjithë. Sipas marrëveshjes, në Aeroport thonë se ato duhet t`i ndërtojë koncesionari Limak.

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Ajror, Petrit Mehmeti, pranon se një pjesë e punëtorëve nuk kanë hapësirë për punë, pavarësisht se shërbimet e tyre janë të nevojshme.

“I kanë sjellë tash 10 punëtorë si kontrollera, në administratë e shërbime tjera i kanë plotësuar vendet me disa të tjerë. E tash punëtorët po rrinë gjithkah, derisa të bëjnë zyre”, thotë Mehmeti.

Ai tregon se kontrolli ajror me kullën tash funksionon si divizion dhe se në këtë pjesë ka qenë e domosdoshme të bëhen krejt shërbimet, si në administratë, përfshirë këtu financat dhe prokurimin.

“Duhej të bëhej kompletimi i stafit, pasi të gjitha këto më parë kanë funksionuar në kuadër të pjesës së koncesionuar, që ishte e përbashkët edhe për kullën”, thotë Mehmeti.

Bekim Jashari, kryetar i bordit të kullës, mohon të ketë mbipunësim në sektorin e kontrollit ajror, por thotë se gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve.
Ai tregon se u është dashur një kohë e gjatë për strukturimin dhe kompletimin e stafit të kullës dhe disa projekteve tjera, në këtë pjesë e cila tani ka mbetur e shtetit.

“Në muajin maj kemi përfunduar kompletimin e personelit, administratës e departamentit të financave”, thotë Jashari.

Që atëherë, sipas tij, gjithçka po funksionon si duhet në këtë pjesë dhe se punëtorët në kullë do të marrin pagat nga të hyrat që i gjeneron ky sektor.
“Kulla e ka buxhetin e vet, nga i cili paguhen edhe punëtorët”, thotë Jashari.
Tash ai thotë se janë në fazën e projektimit të disa projekteve kapitale, për të cilat bordi ka dhënë pëlqimin.

“Është projekti i radarit, pajisjet tjera në këtë pjesë dhe kur të realizohen këto projekte, kulla do të ketë mundësinë që të derdhë mjete në buxhetin e Kosovës”, thotë ai.

Me ndryshimet e reja pas koncesionimit të Aeroportit, Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANS) është përgjegjës për rregullimin, monitorimin, inspektimin, certifikimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurisë së Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSP) brenda Republikës së Kosovës. Ndërkaq, Departamenti i ANS-së është përgjegjës për certifikimin dhe mbikëqyrjen e mëvonshme të sigurisë së ANSP-ve brenda Republikës së Kosovës./express

1,745 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Ndihma të tjera miliardëshe për shtetet reformatore arabe

| Botë, Ekonomi | 12 September 2011

Ministrat e financave të shtatë vendeve më të industrializuara G7, kanë diskutuar në raund të gjerë mbi ndihmat për shtetet reformatore arabe. Në ditën e dytë të samitit të tyre në Marsejë të Francës, u bë e ditur se këto shtete do të marrin ndihma të tjera miliardëshe, në kuadër të transformimeve demokratike. Institucionet ndërkombëtare financiare do të mbështesin Egjiptin, Tunizinë, Marokun dhe Jordaninë me gjithsej 38 miliardë dollarë. Më parë përfaqësuesit e vendeve të G7 në samit, premtuan “një përgjigje të fortë” ndaj dobësimit të ekonomisë botërore dhe trazirave në tregjet financiare, por nuk ranë dakord për masa të përbashkëta. Në një deklaratë të përbashkët u fol për “një ekuilibër” mes programeve stimuluese për ekonominë, dhe programeve të kursimit. /bota sot

1,286 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Antena e PTK-së në arat e Bujës

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Foto: Ridvan Slivova

Petrit Sherifi & Visar Duriqi – Përveç rrogës që merr nga komuna, në vlerë prej 13 mijë e 200 eurosh, dhe 31 mijë e 200 euro nga qiratë e ndryshme e po ashtu edhe një rrogë nga klubi i futbollit “Ulpiana”, në vlerë prej 9600 euro, Shukri Buja, kryetar i Komunës së Lipjanit, merr edhe një qira prej 3240 euro në vit nga PTK-ja për vendosjen e një antene në pronën e tij.

Kjo antenë është e vendosur në fshatin e tij të lindjes në Bujan, që të njëjtën e ka deklaruar edhe në Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) në deklarimin e pasurisë.

Mirëpo, në PTK mohojnë që të kenë kontratën me të parin e Lipjanit, Shukri Bujën. Zyrtarë të PTK-së thonë se kontrata është nënshkruar me një qytetarë tjetër dhe e njëjta ende nuk u është zyrtarizuar se është pronë e Bujës.

“PTK posedon një antenë të VALA-s në fshatin Bujan të komunës së Lipjanit në pronën e Sadri Lumës, me të cilën ka lidhur kontratë për pronën e tij me fletën poseduese nr. 315, kopja e planit 323/1 dhe deri më tani PTK nuk ka asnjë informatë zyrtare me të cilën e njëjta pronë ka kaluar në pronësi të Shukri Bujës”, ka thënë për “Zërin”, Arsim Bilalli, zyrtarë për informim në PTK.

Ndërkaq, Shukri Buja nuk ka dashur të prononcohet lidhur me këtë temë, duke thënë se pyetni në PTK lidhur me këtë çështje.

Edhe pse kryetari i Komunës së Lipjanit vetë kishte deklaruar se antena është e vendosur në pronë të tij, zyrtarë të PTK-së e mohojnë këtë. Mirëpo, Buja nuk qëndron dobët me pasuri, ku ai ka deklaruar për këtë vit në AKK se banesa e tij me 134 m2, kushton hiq më pakë se 104 mijë euro, e ai po ashtu është në pronësi të një lokali afarist, i cili është 34 m2, e që sipas Bujës, kushton 60 mijë euro.

Gjithashtu ka deklaruar se ka 15 hektarë tokë bujqësore, e privatizuar në vitin 2006, nga tregtia me material ndërtimor dhe kredia në NLB, që e ka vlerësuar 48 mijë euro edhe depo të materialit ndërtimor, e cila është 18 arë, që sipas tij, është trashëgimi, vlera e së cilës është vlerësuar të jetë 50 mijë euro.

Buja po ashtu ka deklaruar se ka tokë bujqësore me sipërfaqe prej 95 ari, e përfituar nga tregtia me material ndërtimor dhe kafi teria në Ferizaj, është vlerësuar të jetë hiq më pakë se 64 mijë euro dhe një truall prej 13 ari edhe kjo trashëgimi, që vlerësohet të kushtojë 13 mijë euro.

Edhe për kundër kësaj pasurie të patundshme, Buja nuk ka deklaruar shumë para në institucionet financiare. Ai ka deklaruar se ka vetëm 11 mijë euro në “Reiffeisen Bank” dhe “Stublla”, t’ia ketë borxh këtij të fundit për deponim të grurit 13 mijë euro./zeri

1,583 shikime gjithsej, 2 shikime sot

AKB tremb Serbinë

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Foto: Ridvan Slivova

Petrit Sherifi – Pjesëmarrja e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) në konferencën ndërkombëtare për ndërmarrjet publike me temën “Shteti si pronar – politika e pronësisë, ekzekutimi i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat”, në Lubjanë të Sllovenisë, ka shtyrë që shteti serb të refuzojë pjesëmarrjen në këtë takim.

“Prania e delegacionit nga Kosova, që ishim ne AKB-ja kishte hidhëruar Predrag Filipovin, ambasadorin e Serbisë në Slloveni. Dhe me të kuptuar se AKB-ja do të jetë në këtë takim, ata kishin refuzuar të jenë pjesëmarrës në këtë konferencë ndërkombëtare”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Këto komente i bëri i pari i AKB-së gjatë një konference të mbajtur me gazetarë gjatë ditës së premte. Po ashtu ky delegacion i AKB-së është takuar edhe me mbi 15 delegacione nga shtete të ndryshme gjatë këtij takimi që është mbajtur më 5 dhe 6 shtator.

Ai ka shtuar se ka pasur takime edhe me delegatë të shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shahini tha se zyrtarët e AKB-së kanë kërkuar që të kenë bashkëpunim ekonomik, politik dhe bilateral ato shtete me institucionet e Kosovës.

“Në Lubjanë ishin përfaqësuesit e mbi 40 vendeve të botës, ku u mblodhën për të shkëmbyer përvojat e tyre dhe gjithashtu për të vendosur se si të punojnë së bashku në të ardhmen”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se aty janë zhvilluar takime të ndryshme jo vetëm me kontinente, por edhe me kulturë, gjuhë, racë dhe histori, por sipas tij, me një qëllim që mund të ndajnë së bashku diçka me një vlerë shumë të madhe si përvojë dhe sfida.

“Menaxhimi i keq i kompanive të sektorit publik nuk e dëmton vetëm qeverinë, e cila keqmenaxhon me to, por ai keqmenaxhim është faktor edhe i raporteve dhe marrëdhënieve sociale, që ndikojnë në rritjen e nivelit të varfërisë”, ka thënë ai.

Sipas Shahinit, ajo që është vendimtare janë objektivat e qarta dhe vizionet racionale të ndërmarrjeve publike të themeluara nga institucionet politike si parlamenti dhe qeveria, ku interesat private e politike nuk duhet të mbizotërojnë mbi interesat kombëtare.

“Zhvillimi ekonomik i vendit dhe stabilitetin financiar janë disa sfida të përbashkëta që janë sot në sipërfaqe të disa vendeve më të zhvilluara të botës. Botën sot e zhvillojnë NVM-të, ku stabiliteti i korporatave të mëdha është me e vogël në krahasim me disa vitet me hershme”, tha Agim Shahini.

Shahini ka thënë se kompanitë më të fuqishme në botë sot janë me shumë aksionarë dheato nuk do të thotë se duhen të jenë me doemos private apo publike, që sipas tij, si shembull u mor modaliteti i Sllovenisë në EU, por edhe i Kinës, ku këtu ende ruhen aksionet e shumta publike, por edhe private, por zhvillimi i tyre është i hovshëm.

Ai shtoi se shteti duhet të jetë në funksion të qytetarit të vet dhe si i tillë nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta për qytetarin./zeri

1,381 shikime gjithsej, 3 shikime sot

S’ka pasur zvogëlim të papunësisë

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Përfaqësues të punëtorëve thonë se gjendja ekonomike dhe sociale e kosovarëve mbetet e vështirë edhe pas 12 vjetëve të pasluftës. Megjithatë, ata shprehen optimistë se në një të ardhme të afërt do të hapen vende të reja të punës.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve në Kosovë, Haxhi Arifaj, thekson se pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Punës, ka pasur disa përparime në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve. Por, sipas tij, numri i të papunëve ende është i lartë.

“Gradualisht po mendoj se po shihet një dritë në fund të tunelit për hapjen e vendeve të reja të punës, por ajo brenga e madhe që ka qenë pasluftës ekziston edhe tani. Dhe kjo do të jetë për një kohë të gjatë nëse nuk do të ketë investime të huaja dhe hapje të vendeve të reja të punës”, thotë Arifaj për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, sipas Arifajt, numri i papunësisë është shtuar edhe pas privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Ai thekson se me aktivizimin e mekanizmave qeveritarë, do të mund të ndihmohet zbutja e numrit të të papunëve.

Papunësinë në Kosovë, Arifaj e quan alarmante. “Deri më tani ndoshta është bërë një punë, por ne asnjë herë nuk do të jemi të kënaqur me këtë gjende të punëtorisë kosovare. Dhe kërkojmë që në këtë drejtim të punohet më shumë për gjetjen e metodave të zbutjes së papunësisë në Kosovë, sepse është një shifër jashtëzakonisht e madhe e të papunëve”, shprehet ai.

Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë. Ndërkaq, sipas tyre, në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit.

Profesori i ekonomisë, Isa Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ata të cilët mbesin të papunë, potencialisht mund të shndërrohen në persona të varfër./zeri

1,124 shikime gjithsej, 1 shikime sot

AKB-ja merr pjesë në konferencën e Sllovenisë

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare “Shteti si pronar – Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko-privat” në Slloveni, ku ka pasur takime me delegacione nga 15 shtete të botës, ndërkohë që për shkak të pranisë së Kosovës, konferencën e bojkotoi Serbia. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka vlerësuar se pjesëmarrja e AKB-së në këtë konferencë ndërkombëtare ka qenë një rast i mirë për shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e statutit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. “Qëllimi i kësaj konference, në të cilën kanë marrë pjesë 40 shtete, ishte diskutimi i përparësive të organizimit të pronësisë shtetërore dhe shkëmbimi i praktikave ndërmjet shteteve të ndryshme”, ka thënë Shahini. Konferenca ndërkombëtare “Shteti si pronar -Politika e pronësisë, ekzekutimin i interesave të shtetit dhe nxitja e dialogut publiko privat” është mbajtur nën përkujdesjen e Ministrisë së Financave të Sllovenisë në kryeqytetin Lubjanë, më 5 dhe 6 shtator./kosova sot

1,190 shikime gjithsej, 2 shikime sot

ATK-ja i tejkalon parashikimet, inkason 174,1 milionë euro

| Ekonomi, Kosovë | 10 September 2011

Administrata Tatimore e Kosovës, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2011, i ka tejkaluar objektivat e parapara për 3%, duke inkasuar 174,1 milionë euro, e që janë 20 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Drejtori ATK-së tha se gjatë kësaj periudhës janar-gusht të vitit 2011 ATK-ja ka arritur të inkasojë 174,1 milionë euro, që në krahasim me projeksionin vjetor është 3 për qind më shumë, ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është një rritje prej 20 për qind e të hyrave. Në krahasim me objektivin vjetor është 67 për qind. Zyrtarët e ATK-së të enjten kanë prezantuar, në mënyrë të detajuar, sistemin elektronik para tatimpaguesve të mëdhenj. ATK-ja do t’iu ofrojë 400 tatimpaguesve të mëdhenj pajisjet falas për kyçje në këtë sistem. Haliti tha se një pajisje e cila i është dhënë falas tatimpaguesve të mëdhenj ka koston nga 40-50 euro dhe se kostoja e përafërt e këtij projekti brenda dy vjetësh është 40 mijë euro. Drejtori Haliti tha se është bërë lansimi i një sistemi të ri elektronik që njihet si E-deklarimi-EDI, i cili u mundëson tatimpaguesve një mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë t’i bëjnë deklarimet e tyre tatimore./kosova sot

966 shikime gjithsej, 1 shikime sot