Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Rishfaqen ethet e arit në SHBA

| Botë, Ekonomi | 30 August 2011

Me rritjen e çmimeve të arit në botë, në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka lindur përsëri interesimi për kërkimin e floririt. Nga fundi i shekullit të 19, shteti i Virxhinias ka pasur një industri të lulëzuar për kërkimin dhe nxjerrjen e arit. Sot, në lumenjtë e Virginias qendrore ende mund të gjesh ar. Dhe kjo po josh shumë njerëz të blejnë pajisjet për kërkimin e arit. Por, të gjesh ar nuk është aspak e lehtë.

Tod Bonshire është menaxher në Monroe Park, një kamp i shekullit të 18 për kërkimin e arit por tashmë i restauruar në Goldvein. Me profesion historian, Tod u tregon vizitorëve për historinë e pasur të kërkimit të arit në këtë zonë dhe se si nxirret ai.

“Është e habitshme sa shumë njerëz kanë filluar të vijnë këtu për të blerë pajisjet dhe për të kërkuar ar. Sidomos tani që çmimi i arit ka shkuar në 1,800 dollarë për onz, interesi është shtuar shumë.”

Në vitin 1782, Tomas Xheferson shkruante se një burrë gjeti një copë kuarc me ar pranë Frederiksburgut, dhe ethet e arit u përhapën në të gjithë Virxhinian. Në fillim të shekullit të 19-të, këtu përreth kishte 19 miniera ari. Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ato u mbyllën sepse u panë pa leverdi.

Ari gjendet brenda shkëmbit të kuarcit, i cili shtrihet si një brez përgjatë pjesës lindore të vendit. Duhet të gërmosh disa ton kuarc për të gjetur disa onz flori brenda tij.

“Këtu është një e çarë dhe mund të shihni se aty brenda ka pirit; dikush e ka hapur gurin. Në të çara si kjo mund të gjesh ar, pra brenda një cope të madhe kuarci.”

Sot, njerëzit e kërkojnë ndryshe arin. Shiu dhe dëbora e kanë thyer kuarcin dhe kokrrizat e arit përzihen në rrymat e lumenjve.

“Duke e situr, materiali i lehtë mbetet sipër ndërsa materialet e rënda ku duhet të ndodhet ari dhe një substancë e quajtur rërë e zezë, me bazë hekurin, mbeten në fund.”

Ari është 19 herë më i rëndë se uji. Materialet me dendësi më të vogël dalin nga sita, duke lënë pas më të rëndat.

Por kërkimi nuk është i lehtë. Bill Oliver e bën këtë si një hobi tani që ka dalë në pension. Oliver është anëtar i Klubit për Kërkimin e Arit. Ai thotë se klubit iu shtuan 10 anëtarë të rinj në takimin e fundit, të gjithë në përpjekje për të përfituar nga rritja e çmimeve të arit. Por Oliver thotë se gjetjet e mëdha janë të rralla.

“Kurrë nuk dihet se kur mund të gjesh një copë të madhe. Askush nuk ka gjetur të tillë këtu në 10 vjetët e fundit, por, sigurisht të tilla ka, vetëm se nuk i kemi gjetur.”

Ai thjesht e sheh kërkimin si mundësi për t’ju gëzuar natyrës.

“Unë ndoshta nuk kam gjetur as 20 dollarë ar vitin e kaluar. Nuk është një hobi që të sjell para. Në Virxhinia duhet të shpenzosh për të blerë pajisjet dhe ato para nuk i nxjerr kurrë. Ata që fitojnë, janë ata që shesin pajisjet”, thotë Bill Oliver.

Shumica thjesht vijnë për emocionin që të jep kërkimi. “Kam gjetur një copë.” “Është amazonit.”

Të gjithë jetojnë me ëndrrën se një ditë mund të gjejnë copën e madhe të arit./bota sot

1,360 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Obama emëron këshilltarin e lartë ekonomik

| Botë, Ekonomi | 30 August 2011

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka emëruar Allen Krugerin në postin e këshilltarit të lartë ekonomik.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se pret nga ish-zyrtari i Departamentit të Thesarit ta udhëheqë me këshilla ekonomikë dhe jo partiakë.

“Unë mbështetem në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë për të siguruar analiza dhe rekomandime, të bazuara jo në politikë, jo në interesa të ngushtë, por të bazuara në provat më të mira. Kjo është e rëndësishme më shumë se kurrë”, tha Obama./bota sot

1,136 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Sivjet kodi

| Ekonomi, Kosovë | 29 August 2011

Agon Sinanaj – Kosova mund ta këtë sivjet kodin telefonik, nëse për këtë arrihet një marrëveshje në bisedimet me Serbinë. Expressi ka mësuar se bëhet fjalë për një kod të veçantë, jashtë atij të Serbisë, si masë e përkohshme derisa Kosova të anëtarësohet në OKB. Marrëveshja pritet të arrihet në tetor.

Humbjet milionëshe nga mungesa e kodit telefonik pritet të marrin fund sivjet. Së paku, nëse bisedimet me Serbinë shkojnë siç është planifikuar, atëherë Kosova mund ta ketë sivjet kodin e saj telefonik dhe të internetit.

Burime të sigurta i kanë thënë Expressit se kjo çështje do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë dhe kah tetori mund të arrihet një marrëveshje.
Bëhet fjalë për një kod të veçantë, jashtë atij të Serbisë, si masë e përkohshme derisa Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Kjo i bie që ‘switch-at’ do të jenë në Kosovë. Thirrjet ndërkombëtare regjistrohen direkt në Kosovë, që i bie se krejt paret mbesin në Kosovë. Terminimi do të bëhet prej së jashtmi në Kosovë”, ka sqaruar i njëjti burim.
Sipas tij, marrëveshja pritet të arrihet kah tetori i këtij viti.

Aktualisht, pasi Kosova nuk ka kod të vetin telefonik, atëherë operatorëve të licencuar iu është lënë mundësia që ata të bëjnë marrëveshje me shtete të tjera për shfrytëzimin e kodeve të tyre telefonike, çka nënkupton se operatorët paguajnë shuma të caktuara, sipas marrëveshjeve përkatëse për shfrytëzimin e këtyre kodeve për bartjen e trafikut përmes këtyre shteteve. Siç dihet, aktualisht Kosova i shfrytëzon 3 kode për shërbime telefonike +377, +386 për shërbime të telefonisë mobile dhe +381 për shërbime të telefonisë fikse. /express

1,199 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Kontrabandë me arin, zhdoganohen vetëm 3.4 kg

| Ekonomi, Kosovë | 29 August 2011

Sasia e vogël e importit të arit në Kosovë e ka vënë në dyshim doganën e Kosovës se ky metal i çmuar po kontrabandohet. Por argjendarët mohojnë të ketë kontrabandë të arit në Kosovë. Ata thonë se kriza, çmimet dhe kapaciteti i ulët i klientëve po ndikon në rënien e importit të arit. Deri në korrik të këtij viti në Kosovë janë importuar rreth 3.41 kg ari me një bazë doganore prej 74,994.80 euro. TVSH-ja për këtë sasi të arit ka qenë 13,199.00 euro. Nëse bëhen krahasimet me shifrat e vitit të kaluar, atëherë vërehet se këtë vit kemi një rritje të importit të arit. Vitin e kaluar në Kosovë janë importuar vetëm 0.33 gram ari me një bazë doganore prej 5,013.06 euro dhe TVSH 882.30 euro./kosova sot

794 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Për investime të huaja duhet krijuar kushte më të mira

| Ekonomi, Kosovë | 29 August 2011

Ndonëse Kosova konsiderohet vend i sigurt për investime, korporatat e fuqishme botërore kërkojnë që investimet e tyre të jenë të mbrojtura me ligj dhe ato ligje të jenë të aprovuara dhe në fuqi. Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se për tërheqjen e investime të huaja duhet të nxirren ligje që sigurojnë një ambient të sigurt për investitorët e huaja, sidomos duke pasur parasysh se në Kosovë viteve të fundit ka rënie të investimeve të huaja, në një periudhë kur shtimi i tyre vlerësohet thelbësor për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. /bota sot

1,016 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Korrupsioni ngufat ekonominë

| Ekonomi, Kosovë | 29 August 2011

Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit ekonomik në Kosovë po pengon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, thonë njohës të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas tyre, kjo dukuri ka ndikuar edhe në zbehjen e imazhit të vendit karshi investitorëve ndërkombëtarë.

Ismail Kastrati, ekspert për çështje ekonomike, konsideron se prania e krimit ekonomik dhe e korrupsionit në vend zvogëlon efektet ekonomike, pasi, siç thotë ai, paratë e fituara nga këto dukuri, shkojnë kanaleve të errëta dhe nuk sjellin efekte pozitive.

“Në një vend ku lulëzon korrupsioni dhe krimi ekonomik, investitorët e huaj nuk vijnë; ata vështirë vendosin që të investojnë në Kosovë, për shkak se ballafaqohen me barriera që në fillim”.

“Në anën tjetër, të gjitha tendencat korruptive dhe të krimit ekonomik e zvogëlojnë edhe buxhetin e Kosovës”, thotë Kastrati.

Avni Zogiani, nga Organizata Joqeveritare “Çohu”, thotë se korrupsioni dhe keqmenaxhimi janë faktorët kryesorë që e bëjnë Kosovën të ballafaqohet me gjendje të vështirë ekonomike.

“Nuk mund të flitet për një zhvillim ekonomik në një vend ku sektori publik është punëdhënësi më i madh, ku njëkohësisht ka prani enorme të korrupsionit dhe mungesë të praktikave të mirëmenaxhimit”.

“Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik në një vend të përfshirë në keqmenaxhim dhe korrupsion. Unë mendoj se Kosova është një vend i tillë”, thotë Zogiani.

Edhe zyrtarët qeveritarë pajtohen se korrupsioni ndikon në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, pasi, sipas tyre, prania e kësaj dukurie krijon pasiguri te kompanitë që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në mënyrë ligjore, pastaj zvogëlon të ardhurat buxhetore dhe njëherësh dëmton imazhin e vendit.

Arbnor Kastrati, këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, thotë se ekzekutivi po bën përpjekje të vazhdueshme për eliminimin e dukurive, të cilat pengojnë rigjallërimin ekonomik të vendit.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar fuqimisht për të luftuar krimin. Me qëllim të luftimit të këtyre dukurive janë ndërmarrë disa masa, siç janë: hartimi i ligjeve, përkrahja e institucioneve të ndjekjes dhe përcaktimi i qartë për zero tolerancë ndaj krimit”.

“Duhet theksuar se në institucionet e vendit ka gatishmëri shumë të fuqishme politike për luftën kundër korrupsionit”, thotë Arbnor Kastrati.

Por, eksperti i ekonomisë, Ismail Kastrati, thotë se përderisa këto deklarata nuk përcillen me vepra konkrete, ato mbeten vetëm “deklarata politike”.

“Qeveria gjithnjë është deklaruar se ka zero tolerancë ndaj korrupsionit, mirëpo realiteti është pak më ndryshe. E, patjetër që duhet një koncentrim më i madh në luftën kundër korrupsionit dhe për të krijuar një ambient më të qëndrueshëm dhe më të shëndoshë për të bërë biznes në Kosovë”, thotë ai.

Ekspertët pajtohen se zhvillimi ekonomik në Kosovë vazhdon të mbetet një nga sfidat më të rënda përballë institucioneve vendore.(rel)/bota sot

1,587 shikime gjithsej, 2 shikime sot

AKB-ja akuzon KEK-un për dëmtim të bizneseve

| Ekonomi, Kosovë | 29 August 2011

Në kohën kur pas vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, bizneset vendore kanë filluar të kenë më shumë punë që në këtë rast do të ndikojë në rritjen e punësimit dhe mbushjes së buxhetit të shtetit, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë një vendim me të cilin bizneseve u vendosen ngarkesa të papërballueshme financiare dhe i çon në humbje.

Në letrën që KEK-u e ka quajtur njoftuese, por që në fakt është vendim e që hyn në fuqi pas 30 ditësh nga data e dërgimit tek biznesi, thuhet se secili konsumator i kësaj kategorie duhet të sigurojë garancinë pagesës para te gatshme prej 25 për qind të shumës së vlerësuar vjetore të faturimit të energjisë elektrike.

KEK-u kërkon nga secili konsumator me prioritet që të plotësojë formularin për aplikim dhe që ai duhet të jetë i kyçur në daljen e veçantë të linjës 10 kilovolt pa ia mundësuar vetë KEK-u një gjë të tillë, që në fakt nuk ndodh në shumë vende tjera të rajonit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të shtunën, ka reaguar ndaj këtij vendimi, duke e quajtur të dëmshëm dhe si i tillë fut bizneset në humbje të mëdha. Shahini ka kërkuar nga KEK-u pezullimin e menjëhershëm të paralajmërimin për një vendim të tillë.

“Tash kur pas marrjes së vendimit për reciprocitete ndaj Serbisë dhe Bosnjës bizneset në vend kanë filluar të kenë më shumë punë e në këtë rast po ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e punësimit dhe mbushjes së buxhetit të shtetit. KEK-u me vendimet e marra po i fut në ngarkesë të papërballueshme financiare dhe në humbje bizneset e Kosovës”, ka thënë Shahini.

Sipas Shahinit edhe më i çuditshëm është paralajmërimi se të gjithë konsumatorët e kategorisë me prioritet nuk duhet të kenë humbje komerciale në vlerë 1 për qind, andaj kërkon urgjentisht ndryshimin e këtij vendimi.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kërkon nga KEK-u që urgjentisht të ndryshoj këtë vendim dhe që vendimet t’i marrë në konsultim me Qeverinë, konsumatorin dhe përfaqësuesit e bizneseve, ndryshe ky vendim do të rrisë problemet edhe ashtu të shumta të bizneseve e në fakt KEK-u në këtë rast nuk po promovon partneritetet me bizneset tjera”, ka thënë ai. Ndërkaq, Përparim Hoxha, i cili përfaqëson 42 kompani në objektin e tij afarist, ka thënë se vendimi i paralajmëruar nga KEK-u dëmton tej mase bizneset.

“Në emër të anëtarëve tjerë të bizneseve në Prizren si prodhuese, po ashtu edhe shërbyesve e tregtarëve, protestojmë ashpër në njoftimin e KEK-ut, dhe kërkojmë nga Qeveria që t’i përmbushë premtimet që na i ka dhënë, sepse do të lehtësojë kushtet e bizneseve, përmes politikave fiskale apo ndihmave tjera”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe, ndër tjerash në njoftimin e KEK-ut thuhet se konsumatori me prioritet nuk duhet të jetë i dënuar në të kaluarën për vjedhje të energjisë elektrike ose shkeljeve të ngjashme, gjithashtu konsumatori nuk duhet të ketë asnjë borxh paraprak në mënyrë që të fitojë statusin e konsumatorit me prioritet.

KEK kërkon që konsumatori të nënshkruajë Direkt Debitin, si dhe njehsori i secilit biznes duhet të mos jetë i figuruar tek KEK-u se ka borxhe.

Por, me kaq nuk përfundon ky vendim pasi që KEK-u si kusht i ka vënë bizneseve që të mos kenë qenë asnjëherë të dënuar për keqpërdorim të energjisë elektrike.

Madje KEK-u ka kërcënuar konsumatorët se në rast se vetëm një herë dështojnë të paguajnë energjinë përmes Direkt Debitit, atëherë ata përjashtohen automatikisht nga të qenit konsumator me prioritet./bota sot

1,340 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Bizneset greke ia mësyjnë Kosovës

| Ekonomi, Kosovë | 27 August 2011

Një delegacion i bizneseve nga shteti i Greqisë ka qëndruar në Odën Ekonomike të Kosovës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve. Safet Gërxhaliu, kryetar i OEK-ut, tha se muajt e fundit ka sjellë një moment të ri, i cili ua mundëson kompanive nga rajoni, por edhe nga Greqia në veçanti, të hyjnë në tregun e Kosovës. “Sot i kemi në vizitë përfaqësuesit e 8 kompanive nga Greqia, ndërsa ne si OEK kemi ftuar edhe disa kompani kosovare në mënyrë që t’ua mundësojmë lidhjen e partneriteteve për shkëmbim të mallrave të tyre, por edhe më të avancuar. Situata e krijuar në Kosovë në muajt e fundit ka sjellë një moment të ri, i cili u mundëson kompanive nga rajoni, por edhe nga Greqia në veçanti, të hyjnë në tregun e Kosovës”, ka thënë kryetari Gërxhaliu. Ai ka thënë se tanimë kompanitë greke janë të interesuara që të rrisin shkëmbimet tregtare, por edhe një hap më tepër.

Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit grek, Jena Nini, ka thënë se afërsia gjeografike që ka Kosova dhe Greqia mundëson hapjen e linjave të reja të bashkëpunimit reciprok. “Unë shpresoj që do të hapim një linjë të re të bashkëpunimit, pasi Greqia dhe Kosova, gjeografikisht janë shumë afër. Afërsia në biznes luanë një rol të veçantë, pasi kosto e transportit është më e ulët. Ne shpresojmë të hapim një faqe të re të bashkëpunimit, por për këtë do të flasim më vonë, pasi fillimisht duhet të punojmë dhe pastaj të flasim sepse në ne Greqi kemi humbur shumë kohë si shtet”, ka thënë kryesuesi i delegacionit grek, Jena Nini./kosovasot

1,095 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Nënshkruhet kontrata për shitjen e “Llamkosit”

| Ekonomi, Kosovë | 27 August 2011

Pas shumë problemesh e dështimesh, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka nënshkruar marrëveshjen e shitblerjes me blerësin e ndërmarrjes ‘Llamkos” në Vushtrri, kompaninë angleze CORESTEEL. AKP-ja ka bërë të ditur se marrëveshja e shitblerjes është 6,5 milionë euro, u nënshkrua pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, si dhe pas kryerjes së pagesës nga ana e blerësit në shumën 900 mijë euro për shlyerje të borxhit për hipotekë dhe peng ndaj “Raiffeisen Bank” në emër të ndërmarrjes “Llamkos”, gjë e cila ka qenë një ndër kushtet e vendosura në tender. “Me marrëveshjen e nënshkruar në mes të AKP-së dhe blerësit, ky i fundit është zotuar se brenda një periudhe 6 mujore të punësojë në ndërmarrje 437 punëtorët ekzistues sipas biznes planit të ofruar. Njëkohësish, blerësi është zotuar se do të vazhdojë aktivitetin e njëjtë biznesor për një periudhë së paku 5-vjeçare, si dhe është zotuar që të mos zhvendosë makineritë nga hapësirat e ndërmarrjes”, thuhet në njoftimin e AKP-së. Kurse sa i përket investimeve, blerësi, përmes kontratës së nënshkruar, ka marrë obligime të investojë në ndërmarrje një shumë të konsiderueshme të kapitalit punues dhe investues./kosovasot

1,528 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Bernanke: Rezerva Federale ka ende mënyra për të nxitur ekonominë

| Botë, Ekonomi | 27 August 2011

Në Shtetet e Bashkuara, Drejtori i Rezervës federale Ben Bernanke thotë se Banka Qendrore ende i ka disa instrumente, të cilat mund t’i përdorë për të stimuluar ekonominë, por ai nuk dha hollësi se kur, ose si ato mund të përdoren.

Zoti Bernanke i bëri këto komente sot, në një takim të ekonomistëve në Wyoming. Investitorët dhe ekonomistët kanë hamendësuar për ditë me radhë, nëse zoti Bernanke do të flasë për përpjekjet e reja për ta ndihmuar ekonominpë amerikane.

Ai tha sot se shumica e politikave ekonomike që ndihmojnë rritjen ekonomike nuk janë në varësi të Bankës Qendrore. Ai tha gjithashtu se zgjatja e diskutimeve për të rritur kufirin e borxhin në SHBA e dëmtoi ekonominë amerikane, duke lëkundur besimin e konsumatorëve.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Washingtonit të ndihmojë në rritjen ekonomike, duke gjetur mënyra për trajtimin e borxhit dhe vënien në zbatim të politikave të efekshme rregullatore, të taksave dhe tregtisë. Zoti Bernanke i bëri këto komente pak pasi një raport tregoi se ekonomia amerikane u rrit me një ritëm më të ngadaltë nga sa mendohej. /bota sot

1,133 shikime gjithsej, 1 shikime sot