Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohuni | Kyqunirss

Britani, 11 milionë dollarë për reformat bankare

| Botë, Ekonomi | 12 September 2011

Një propozim i komisionit të pavarur britanik për bankat parashikon se do të kërkojë nga parlamenti që të miratojë një rregullore, që parashikon detyrimin e bankave britanike për të mbrojtur biznesin e tyre të pakicës, nga njësitë bankare të investimeve me risk të lartë, në mënyrë që të mbrojë taksapaguesit nga krizat e të ardhmes.

Sipas vlerësimeve paraprake, propozimi i komisionit do t’i kushtojë industrisë bankare të Britanisë deri në 11 miliardë dollarë në vit. Sipas propozimit të komisionit, njësitë bankare të pakicës duhet të kenë një kapital thelbësore Tier 1, në minimum 10 për qind dhe kapitalin primar të absorbimit të humbjeve midis 17 deri në 20 për qind.

Qeveria e Britanisë ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit, duke thënë se do të mbështesë rritjen e ekonomisë dhe do ndihmojë në mbrojtjen e taksapaguesve nga krizat bankare. /Telegrafi/

861 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Rritet dollari, nafta bie

| Botë, Ekonomi | 12 September 2011

Nafta ka shënuar rënie për më shumë se një dollar në sesionin e së hënës për shkak se shqetësimet në Eurozonë kanë zhvlerësuar euron dhe kanë rritur vlerën e dollarit në tregun monetar.

Nafta bruto Brent e Londrës për Tetorin ra 1.12 dollarë në 111.65 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për Tetorin ra 1.08 dollarë në 86.16 dollarë për fuçi.

Në tregun monetar indeksi që mat vlerën e dollarit karshi monedhave kryesore të tregtisë u rrit me 0.4 për qind. /Telegrafi/

1,063 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Luftë vendimtare për shpëtim nga falimentimi

| Botë, Ekonomi | 12 September 2011

Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka premtuar një luftë vendimtare kundër një falimentimi që kërcënon vendin e tij. Gjatë një konference disaorëshe për shtyp në Selanik, kryeministri mbrojti ministrin e Financave, Evangelos Venizelos për një tatim të posaçëm për pasuritë e patundshme.

Kjo është e kufizuar për dy vjet dhe me këtë nga borxhi i buxhetit të vendit duhen liruar rreth dy miliardë euro, që kështu të bëhet e mundur përmbushja e detyrimeve financuesve.

Komisioneri për financat i BE-së Olli Rehn e vlerësoi këtë tatim të veçantë të njoftuar për pasuritë e patundshme si një hap për përmbushjen e detyrimeve të Athinës. /Telegarfi/

1,186 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Ndihma të tjera miliardëshe për shtetet reformatore arabe

| Botë, Ekonomi | 12 September 2011

Ministrat e financave të shtatë vendeve më të industrializuara G7, kanë diskutuar në raund të gjerë mbi ndihmat për shtetet reformatore arabe. Në ditën e dytë të samitit të tyre në Marsejë të Francës, u bë e ditur se këto shtete do të marrin ndihma të tjera miliardëshe, në kuadër të transformimeve demokratike. Institucionet ndërkombëtare financiare do të mbështesin Egjiptin, Tunizinë, Marokun dhe Jordaninë me gjithsej 38 miliardë dollarë. Më parë përfaqësuesit e vendeve të G7 në samit, premtuan “një përgjigje të fortë” ndaj dobësimit të ekonomisë botërore dhe trazirave në tregjet financiare, por nuk ranë dakord për masa të përbashkëta. Në një deklaratë të përbashkët u fol për “një ekuilibër” mes programeve stimuluese për ekonominë, dhe programeve të kursimit. /bota sot

1,106 shikime gjithsej, 4 shikime sot

Dha dorëheqje ekonomisti kryesor i BQE-së

| Botë, Ekonomi | 10 September 2011

Ekonomisti kryesor dhe anëtari i këshillit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Jurgen Shtark ka dhënë dorëheqje për shkak të mos pajtimit me programin kontrovers të blerjes së obligimeve shtetërore të vendeve anëtare të eurozonës./bota sot

1,013 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Euro shënon rënie të vlerës

| Botë, Ekonomi | 10 September 2011

Euro-ja ka rënë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit karshi dollarit amerikan.

Rënia e vlerës së tij vjen në kohën e shqetësimeve të vazhdueshme rreth aftësisë së Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së borxheve.

Sipas të dhënave të tregut të së premtes mbrëma, valuta Euro ishte dukshëm poshtë, duke pësuar nëj rënie prej 1.39 dollarë sa ishte të enjtën në 1.37 dollarë.

Rënia e Euro-s vjen në kohën e ripërtërirjes së shqetësimit rreth mospagimit potecial të borxhit nga Greqia dhe kur gjermani Jyrgen Shtark paralajmëroi dorëheqjen nga posti i ekonomistit të lartë në Bankën Qendrore Evropiane./bota sot

983 shikime gjithsej, 2 shikime sot

Gjatë korrikut, bankat shënuan rritje të fitimit (VIDEO)

| Botë, Ekonomi | 10 September 2011

Në muajin korrik bankat në Shqipëri kanë shënuar një rritje të fitimit. Megjithatë, fitimi i bankave është më i ulët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Shoqatës shqiptare të bankave, vijojnë të mbeten problem, kreditë e këqija, të cilat rrisin edhe më tepër shpenzimet e sistemit bankar./bota sot

945 shikime gjithsej, 1 shikime sot

Klasifikimi i konkurrencës ekonomike: Shqipëria para SHBA-së (VIDEO)

| Botë, Ekonomi, Shqipëri | 10 September 2011

Në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria dallohet për një rritje të menjëhershme të klasifikimit për disa kategori të ekonomisë. Lidhur me nivelin e konkurueshmërisë, Shqipëria lë pas disa vende të rajonit, ndërkohë që në klasifikimin botëror të zhvillimeve makroekonomike, Shqipëria shkon katër pozicione më lartë se SHBA./bota sot

1,114 shikime gjithsej, 2 shikime sot

BE planifikon ndarjen e informatave për energji

| Botë, Ekonomi | 8 September 2011

Bashkimi Evropian thotë se dëshiron që shtetet e tij anëtare të ndajnë informacionet mbi marrëveshjet për energji që ato negociojnë me shtetet jo-anëtare të BE-së.

Komisioneri evropian për energji, Gynter Wtinger, tha se ndarja e këtyre informatave është e rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rreth energjisë së BE-së dhe për të siguruar që marrëveshjet e reja të mos e jenë në kundërshtim me ligjin evropian.

Ai tha se kontratat ekzistuese nuk do të ndikohen nga mekanizmi i ri i ndarjes së informatave, i cili ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare të Parlamentit Evropian.

Sidoqoftë, tentimi për të afruar politikat e jashtme të energjisë së BE-së vjen në kohën kur një varg shtetesh po përgatitëm të ri-negociojnë kontratat për energji me Libinë e vende të tjera.

BE-ja importon 80 për qind të naftës dhe 60 për qind të gazit./bota sot

1,036 shikime gjithsej, 3 shikime sot

Eurozona, super-fuqi apo eksperiment i dështuar?!

| Botë, Ekonomi | 8 September 2011

Derisa euro lufton të ruajë vlerën e saj në mes të krizës së borxhit që ka goditur vendet si Greqia, Italia dhe Spanja, problemet e monedhës së vetme po shndërrohen në një krizë të identitetit për Bashkimin Evropian.

Për vite të tëra, ekonomistët kanë paralajmëruar se një monedhë e vetme për shtetet, pa një politikë të vetme fiskale, paraqet të njëjtin rrezik sikur t’i jepej një grupi njerëzish një kartelë e përbashkët krediti.

Derisa të gjithë të dakordohen se si dhe kur do ta përdorin kartelën e tyre të përbashkët, dalin disa që do ta keqpërdorin atë dhe do t’ua lënë të tjerëve t’i paguajnë borxhet e tyre.

Kjo është në fakt ajo që ka ndodhur me euron dhe 17 vendet anëtare të Eurozonës. Andaj, nuk është e çuditshme që liderët e vendeve kursimtare, si Gjermania dhe Franca, janë zemëruar me partnerët dorëdhënës dhe duan të vënë kontroll mbi sjelljet e tyre.

Por, për çfarë lloj kontrolli bëhet fjalë?

Rëndom, thirrjet për kontroll marrin formën e nxitjes së vendeve të dobëta për të kryer reformat e tyre ekonomike, nëse duan ndihmë.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trihet, shpjegon më shumë:

“Pakti për stabilitet dhe rritje është i domosdoshëm në zonën e euros. Ne nuk kemi federatë politikë apo federatë monetare. Andaj, duhet të bëjmë një kontroll të hollësishëm të sistemit mbi të cilin funksionon politika buxhetore”.

Por, thirrjet e tilla për përgjegjësi fiskale gjithnjë e më shumë po shoqërohen me kërkesat për atë që Trihet thotë se mungon.

Bëhet fjalë për një lloj integrimi më të afërt ekonomik dhe politik që do ta shtynte BE-në në drejtim të një super-fuqie, të aftë për t’iu imponuar politika anëtarëve të saj.

Gjatë takimit të tyre të fundit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, nuk e kanë mbështetur idenë që Eurozona të veprojë si shtet, duke lëshuar madje bono të përbashkëta, të quajtura euro-bono.

Euro-bonot mund të imagjinohen një ditë, por në fund të procesit të integrimit evropian, e jo në fillim.

“Euro-bonot mund të imagjinohen një ditë, por në fund të procesit të integrimit evropian, e jo në fillim”, kishte thënë Sarkozi.

Euro-bonot do të ishin bono të mbështetura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe shtetet e goditura nga kriza do të mund t’i përdornin ato për të marrë hua me norma të favorshme të interesit.

Aktualisht, qeveritë e dobëta si Greqia duhet të paguajnë interes të madh për të marrë hua, ndërsa shtetet e forta si Gjermania paguajnë shumë më pak.

Ekonomisti Zhan Pisani Feri ndan këtë mendim në lidhje me euro-bonot:

“Të krijosh euro-bono do të thotë t’iu japësh qasje taksapaguesve tuaj në vendet tjera. Në kushtet e sovranitetit, kjo është një çështje madhore sepse baza tatimore është thesari i një vendi sovran. Andaj, ju nuk dëshironi ta bëni atë nëse nuk keni garanci jashtëzakonisht të forta që partnerët tuaj do të veprojnë”.

“Nëse partnerët tuaj fillojnë lëshimin e borxhit dhe nuk janë në gjendje ta paguajnë atë, atëherë ata kthehen kah taksapaguesit e juaj dhe u thonë: është radha juaj të paguani. Kjo nuk është diçka e pranueshme”, thotë Feri.

Në këtë atmosferë të pakëndshme, Eurozona do të duhej të zgjidhte atë që është më pak e pakëndshme: të lëvizë rrugën e integrimit ekonomik dhe politik, ose ta quajë euron një eksperiment të dështuar dhe t’iu kthehet monedhave kombëtare./bota sot

1,075 shikime gjithsej, 3 shikime sot